LIVE UPDATES
Editorial

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

3 Prill 2020, 14:09 Nga DOSJA
Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të tregojë solidaritet me Italinë. Ata i kujtojnë Gjermanisë se me Marrëveshjen e Londrës së vitit 1953, Gjermanisë iu falën borxhet e luftës, dhe në shtetet nëshkruese të deklaratës ka qenë edhe Italia.

Kjo thirrje nga Italia është e fundit në debatin e hapur në Bashkimin Evropian për mënyrën se si duhen mbështetur shtetet më të varfra të jugut të Evropës për të përballuar pasojat ekonomike e shëndetësore të virusit Corona.

Është fakt i pamohueshëm që Italia dhe Spanja po përjetojnë tragjedi përsa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19 dhe pasojave të pritshme në ekonomi. Deri tani në Itali ka rreth 111.000 të infektuar dhe mbi 13.000 të vdekur. Ndërsa në Spanjë ka mbi 110.000 të infektuar në Spanjë dhe mbi 10.000 të vdekur. Që këto shtete kanë nevojë për mbështetje evropiane, këtë nuk e kundërshton askush në BE.

Debati ka të bëjë me faktin se a duhet të hyjnë për këtë në borxh të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, apo mbështetja të jepet me forma të tjera. E thënë ndryshe: a duhet të mbështeten këto shtete me Euro-bonde, të quajtura në këtë rast Corona-bonde, me të cilat për borxhet që do të merrte p.sh. Italia do të hynin në borxh të gjitha shtetet e BE. Këtë e kërkojnë kryesisht vendet e “Klubit të Mesdheut”: Italia, Spanja, Franca, gjithsej nëntë shtete të BE.

Apo duhet të ndihmohen shtetet në nevojë me kredi shumë të favorshme tepër afatgjata nga ombrella e Euros, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, ESM. Me ESM-në shtetet mbajnë përgjegjësi vetëm për depozitat e tyre, jo për ato të tjerëve. Rrugën përmes ESM e mbështesin vendet më të pasura të Veriut të Evropës: Holanda, Gjermania, Austria e Finlanda.

Thirrjet për Corona-bonde nuk pushojnë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nuk arriti t’i bindë të enjten e javës që shkoi për Corona-bondet homologët e tij të BE në një videokonferencë gjashtëorëshe. Megjithatë thirrjet për Corona-bonde nuk kanë pushuar. Në mënyrë të pazakontë Corona-bondet nuk janë tabu në këtë situatë edhe për një pjesë të ekonomistëve në Gjermani e në Holandë.

“Të fortët duhet t’i ndihmojnë të dobëtit”, shkruanin këto ditë ekonomistë të njohur gjermanë. Ndërsa shefi i Bankës Qendrore të Holandës u shpreh se po pësoi kolaps jugu i BE, veriu merr fund.

Kritikat për Veriun josolidar me Jugun e BE u ndez që në momentet e para të shpërthimit të epidemisë. Kjo sepse reagimet e para pas sulmit të virusit, gati në të gjitha shtetet e BE, qenë reagime të mbylljes në vetvete. Disa shtete, midis tyre Gjermania, ndaluan për shembull eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Vështirësia për të parashikuar nevojat nacionale çoi në mbyllje.

Pak pas kësaj, ky qendrim u korrigjua. “Ne nuk i lëmë në baltë miqtë tanë italianë”, deklaroi në Berlin kancelarja Merkel. Eksporti i ndihmave mjekësore rinisi. Në spitalet gjermane ndërkohë mbërrijnë rregullisht shumë pacientë italianë e francezë, që kanë ecuri të rëndë të virusit.

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Italia e Spanja kërkojnë që shtete si Gjermania t’i ndihmojnë tani jo ndryshe, por duke hyrë edhe ato në borxh, me letra me vlerë me interesa fikse, pra me Corona-bonde. Në fund të fundit përballë “rrezikut simetrik” nga virusi për të gjitha vendet, askush nuk mund t’i akuzojë italianët se ndodhen në krizë prej keqmenaxhimit të tyre.

Kjo është e vërtetë, por këtu ndërhyn konstrukti i papërfunduar i shtëpisë evropiane. Gjermania dhe shtete të tjera nuk kanë të drejtë të kontrollojnë mënyrën si do të përdoren paratë e corona-bondeve. Sepse politika financiare e një shteti anëtar të BE është kompetencë nacionale. Dhe përbetimet që vijnë nga Jugu i Evropës se paratë e Corona-bondeve, një masë e një hershme, do të përdoren vetëm për pasojat e virusit, në Veri respektohen, por mbeten fjalë. E madhe duket më tej në Veriun e BE droja nga kundërreagimi në opinionin publik vendas: raste të tilla janë të mirëpritura për ekstremet politike të djathta. Më e zëshmja në kundërshtimin për Corona-bondet është Holanda. Por disa kritikë i thonë kryeministrit holandez Mark Rutte se me kundërshtimin e fortë ai bën lojën e gjermanëve.

Njëkohësisht, një situatë e jashtëzakonshme si pandemia botërore e virusit Corona mund të justifikonte edhe hapa të jashtëzakonshëm. Diskutimi për Corona-bondet në parim nuk është mbyllur, por gjasat për realizim duken të vogla.

Me një sërë masash të tjera, shtetet e Veriut të Evropës po nxitojnë t’u ofrojnë ndihmë Italisë, Spanjës e shteteve të tjera jugore. Komisioni Evropian vuri dje në dispozicion 100 miliardë euro, që mund të merren kredi nga vende si Italia. Një rrugë tjetër për ta mbështetur Italinë dhe vende si ajo shihet miratimi në një vëllim shumë të madh të buxhetit të ri afatgjatë të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i ardhshëm i BE duhet t’i ngjajë planit Marshall të amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Në tryezë është gjithashtu dhe ndihma përmes ESM. ESM mund të financojë 410 miliardë euro kredi, duke i marrë ato me kushte të favorshme në tregjet botërore. ESM është treguar i gatshëm t’i vërë në dispozicion një kredi çdo vendi të Eurozonës, pa nevojë për aplikim nga një shteti. Pra të japë fonde për masa të menjëhershme të lidhura me krizën.

Por kjo nuk preferohet nga italianët. Italianët e shohin si stigmatizues për ta Mekanizmin e Stabilitetit Evropian. Pasi kreditë që merr ombrella e Euros, ESM, i shoqëron me kontrolle të thella të ekonomisë, si në rastin e Greqisë. Do të pasojë kërkesa për ristrukturimin e borxhit italian dhe kursime drastike, thonë politikanët italianë. Premtimet nga ESM se kërkesat ndaj italianëve në rastin konkret do të ishin shumë më të buta nuk dëgjohen në Itali.

Ndihmën për Italinë dhe shtetet më të goditura nga virusi Corona do ta diskutojnë në 7 prill ministrat e financave të BE. Ndërkohë pandemia e virusit vazhdon të shuajë në botë jetë njerëzish.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll
Editorial 31 Mars 2020, 14:59

Historia e Qazim Ismailit, pse e publikuam

Qazim Ismaili u bë, pa dëshirën e tij, personazhi kryesor i ditës. Ishte personazh edhe dje me një intervistë për Report Tv. Një intervstë që Dosja.al e publiko...

Editorial 30 Mars 2020, 18:50

Shoqëria civile vdiq?! Rroftë Mbreti!

TIRANË– Që Kryeministri Shqiptar nuk ka ndonjë simpati të veçantë për shoqërinë civile dhe median, sidomos për ata që shpesh kanë guxuar hapta...

Editorial 30 Mars 2020, 08:58

Strategjia amerikane në Kosovë po shkrin

Republika e Kosovës ka refuzuar të nënshtrohet nën presionin e ashpër nga Richard Grenell, drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare i cili gjithashtu shë...

Editorial 26 Mars 2020, 18:40

Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që &cc...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen