LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA- Parime apo dëshirë për të bërë bujë? Pse hidhet baltë mbi Kadarenë?

20 Shtator 2020, 15:42 Nga DOSJA
ANALIZA- Parime apo dëshirë për të bërë bujë?

U desh një rrëfim i ish-kryehetuesit të Diktaturës Qemal Lame, për të provokuar një valë të re sulmesh mbi shkrimtarin më të spikatur të letërsisë shqipe Ismail Kadare. Emisione në studio, intervista të gazetarëve të njohur apo edhe “analistë” që prezantohen si të tillë, janë vënë në garë për të na “ndriçuar” mendjen se Kadare ka qenë një shërbëtor i pushtetit dhe jo një person i survejuar nga sigurimi.

Madje këta analistë marrin përsipër të bëjnë edhe kritikun letrar, duke na kujtuar se edhe vepra e tij nuk paraqet vlera të qënësishme letrare, por ka qenë në shërbim të diktaturës?!

Si mund të flitet kështu për shkrimtarin që me artin e tij të shkrimit e bëri të njohur Shqipërinë e vogël anë e mbanë botës? Mos vallë të gjithë ata kritikë, shtëpi botuese prestigjoze e lexues, janë kaq naivë sa të mund të joshen nga shkëlqime të rreme që shiten si “perla” dhe në fund rezultojnë fallco? Përse gjithë këto çmime ndërkombëtare madje edhe nominime për çmimin prestigjoz “ Nobel” i janë dhënë Kadaresë? Vetëm analistët shqiptarë janë kaq mendje ndritur, ndërsa të tjerët nuk dinë të vlerësojnë realisht?! Nuk mund të them se sa të vërteta janë rrëfimet e kryehetuesit Lame për arrestimin e Kadaresë, por faktet flasin se edhe Kadare ka qenë i survejuar nga policia sekrete si shkrimtar liberal me prirje që për kohën interpretoheshin si “dekadente”, kundër “Diktaturës së Proletariatit”. Është i njohur fakti që kompozitoria e mirënjohur Dhora Leka e dënuar pas “ Konferencës së Tiranës”,  qe rekrutuar nga policia sekrete për të survejuar shkrimtarin Ismail Kadare. Kadare dhe arti i tij i madh nuk mund të bashkëjetonin në paqe.

“Tirania nuk përshtatet askund më mirë se nën parrullat e lirisë” –  thotë Walter Landor. I tillë ishte realiteti ynë i hidhur. Nën parrullat e lirisë e barazisë u manipulua shpirti i njeriut, duke e quajtuar atë “njeriu i ri”! Marrëdhënia e shkrimtarit me regjimin, është si një rrugëtim në një fushë të minuar ku mund të hidhesh në erë edhe nga një letër anonime, apo paranojë e diktatorit. Jo rastësisht Kadare shkruajti kryevepren e tij letrare “Nënpunësi i Pallatit të Ëndrrave”. Nënpunësi i një pallati ëndrrash, një institucion që interpreton ëndrrat e gjithë frymorëve të Perandorisë, ishte aktakuza më e rëndë që i bëhej në mënyrë të tërthortë regjimit të Enver Hoxhës ku njerëzit burgoseshin edhe për ëndrrat.

Realiteti shqiptar ishte më diktatoriali nga e gjithë Lindja komuniste. Te ne nuk mund të kishte një Pasternak apo “Doktor Zhivago”, pasi do përfundonte në trekëmbësh dhe vepra kurrë nuk do shihte dritën e botimit. Analistët e studiove televizive ngatërrojnë trillimin letrar me realitetin dhe historinë.

“Figura artistike është një pasqyrim përmbysur i realitetit” – thotë Zigmund Froyd. Nuk mund të anatemohet “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” se nuk pasqyronte me vërtetësi gjeneralin italian apo priftin?! Shkrimtari në varësi të mesazhit i skalit personazhet. Mesazhi i veprës është universal: fati i çdo agresori do të jetë një varr në tokën e pushtuar dhe një general fantazmash që mbledh eshtrat.                                                                             

Kjo garë gazetarësh e analistësh për të hedhur baltë mbi shkrimtarin më ekzigjent të shqipes dhe një nga emrat më të mëdhenjtë të letërsisë bashkohore, s’di pse më kujtoi një personazh të rëndomtë si Piero Cannata, që me një çekiç dëmtoi ne këmbë Davidin e famshëm të Mikelanxhelos. Kur e pyetën për motivin ai u përgjigj: Gjeta një mënyrë  për të bërë bujë! A bëhen këto sulme nga pozita parimesh apo thjesht për të bërë bujë?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione ilir gjini ismail kadare ilir gjini ismail kadare

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2020, 06:03

Trump fiton pikë duke vepruar

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu a...

Insights 12 Shtator 2020, 19:06

Ikin, ikin shqiptarët…

Shënime të nxituara nga një rrugë e beftë!Për t’i shpëtuar orëve të pritjes dhe ankthit për ta shtënë në duar kopjen e parë të librit tim të ri “Biri”, graha ku...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj