LIVE UPDATES
Editorial

Analiza- Plazhi si detyrim integrimi

9 Maj 2020, 10:02 Nga DOSJA
Analiza- Plazhi si detyrim integrimi

1.

Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ende kanë dallime mes vete – përfshirë edhe konfliktin e papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ballafaqohen në javët që vijnë me një sfidë e cila mund t’i detyrojë të mendojnë jashtë sjelljeve të deritanishme e drejt të kuptuarit në kontekstin e një hapësirë të përbashkët.

Dhe sfida quhet plazhi, gjegjësisht plazhi pasi të ketë kaluar faza e parë e pandemisë COVID-19. Nëse mbesin indikatorët që janë tani, atëherë çështja e plazhit do të duket si një problem dhe një sfidë pozitive njëkohësisht. Problemi është se Shqipëria dhe Mali i Zi, dy vendet e WB6 (shkurtesën e BE-së për gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor që ka hyrë në përdorim ditor) që tani i kanë të anuluara të gjitha prenotimet e bëra më herët, kryesisht nga Evropa Lindore dhe ajo Qendrore. Këto prenotime vështirë se do të ripërtërihen në momentin e fundit, ngase pushimet janë pjesë të një rregulli planifikimi familjar e nuk duket se një familje ukrainase, ruse apo sllovake zgjohet më 1 qershor, e dalë nga çrregullimi që solli COVID-19, dhe të thotë se prioriteti i parë është të gjejë një aranzhim turistik për në Durrës apo Budvë. Për më tepër, e tërë kjo do të varet prej normalizimit të trafikut ajror, e kjo do të mbetet me një pikëpyetje të madhe për javë e muaj.

Shenjat e para, e prenotimet e bëra në shkurt e mars janë ato që paralajmërojnë sezonin që në fillim të vitit, qartazi nuk janë të mira. Për Shqipërinë e Malin e Zi, 20 për qind e ekonomisë e të cilave varet drejtpërsëdrejti nga turizmi, një paralajmërim i këtillë është shenjë se do të goditen edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, si bujqësia apo ndërtimtaria, dhe në fund të ardhurat publike.

2.

Një pjesë të humbjeve të llogaritshme që tani mund të paramendohet se mund të mbulohen me turizëm të brendshëm, dhe kjo është e vërtetë posaçërisht për Shqipërinë. Nëse nuk ka fluturime për polakët e ukrainasit për në Shqipëri, mund lehtë të paramendohet që të mos ketë fluturime për shqiptarët që duan të shkojnë në Antalia. Nga 1.5 miliardë euro që shqiptarët i çojnë në turizëm jashtë, një pjesë e madhe mund të mbetet brenda.

Por kjo nuk do të mjaftojë. Shqipëria dhe Mali i Zi sivjet varen më së shumti nga turisti që vjen me autobus dhe veturë, e të parët që mund ta bëjnë këtë janë fqinjët (pastaj edhe nga autobusët që sjellin hungarezë, polakë etj.). Varen, pra, në radhë të parë prej katër shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo gjë nuk është e re; qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut janë turistë të Shqipërisë e Malit të Zi, ata të Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës zakonisht në Mal të Zi.

E reja është që do të bëhet përpjekje për rikthim turizmi pasi të ketë kaluar faza e parë e pandemisë dhe pa ditur se si do të zhvillohet më tutje. Do të bëhet përpjekje për të krijuar bashkëjetesë mes turizmit dhe koronavirusit.

Dhe, testi i parë për Shqipërinë e Malin e Zi do të jetë jo vetëm si të hapen plazhet, por si të hapen kufijtë?

3.

Nuk ka dyshim se kjo është çështje e rendit të parë për qeveritë e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, ashtu sikurse është që nga fillimi i krizës i shteteve të Bashkimit Evropian që ndërmorën hapin e paprecedent të mbylljes së përkohshme të kufijve shtetërorë. Dhe, përderisa te shtetet e BE-së rihapja e kufijve është pothuajse obligim moral – sepse çfarë kuptimi do të kishte BE-ja nëse ndalohet njëra prej lirive fondamentale, ajo e lëvizjes brenda BE-së, në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë, për shembull çështja e moralitetit merr rendin e dytë të rëndësisë para një faktori të quajtur nevojë. Shqipëria e Mali i Zi sot (dhe Kosova e Serbia nesër, për shembull, gjatë sezonit të skijimit) kanë nevojë t’i kenë kufijtë e hapur për lëvizje të papenguar.

A nuk do të duhej ta adresonte këtë problem projekti i keqquajtur “mini-Shengen”, a nuk ishte ky projekt mu i drejtuar kah liria e lëvizjes? Do të duhej të ishte, por nuk ishte i ndonjë ndihme. Gjatë kësaj krize të pandemisë , BE-ja në mënyrë të suksesshme arriti t’i bindë shtetet e WB6 që të hapin korridoret e transportit të lirë të mallrave, dhe që të gjitha shtetet e respektuan këtë pa vendosur pengesa administrative. Pa ndërhyrjen e BE-së, kjo nuk do të ndodhte.

Por BE-ja nuk ka pse të ndërhyjë që Shqipëria dhe Kosova ta hapin kufirin për qarkullimin e njerëzve gjatë sezonit turistik. Kjo është tash punë e këtyre dy shteteve, dhe momenti që ato të dyja ta kuptojnë se në momentin kur të hapet kufiri nuk do të pengojë hyrjen e njerëzve e as të virusit. Sfida imediate për të dyja autoritetet është të kuptojnë se heqja e kufizimeve në kufi – në aspektin virusologjik – është e barabartë me heqjen e plotë të kufirit. Pra, që të dy shtetet do të jenë një hapësirë e përbashkët “mjekësore” (ta quajmë ashtu) dhe do të kërkojë trajtim të unifikuar mjekësor. Kjo do të thotë se një person nga Ferizaj apo Prishtina ka potencial të njëjtë që ta japë virusin apo ta marrë atë në plazhin në të cilin takon një person nga Shkodra apo Tirana.

Problemi shumëzohet kur të shikohet në kontekstin e Ballkanit Perëndimor. Personi nga Gostivari, Sarajeva apo Kragujevci mund të jetë bartës apo marrës i virusit në Sarandë a Vlorë, aty ku rri një person nga Kruja, Kurbini apo Elbasani.

Liria e synuar e lëvizjes nuk e ndal virusin, përkundrazi, e nxit. Dhe tash këto shtete kanë nevojë për “lirinë e lëvizjes së shëndoshë”.

4.

Kjo është çështja e cila duhet së shpejti të shtrohet në nivel politik, të qeverive të Ballkanit Perëndimor, për dy arsye themelore. Një, nevoja konkrete në rastin konkret të hapjes së sezonit turistik; pra adresimi i një çështjeje që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve dhe atë të ekonomisë. Dhe dy, ngase nuk do ta bëjë kush në emër të qeverive të WB6.

Konceptualisht, detyra projektuese fillon me një të vërtetë të thjeshtë që e solli koronavirusi, se ai ecën me këmbët e njeriut. Dhe se do të ecë pa problem mes shteteve të WB6 nëse shtetet e WB6 nuk vendosin se e kanë një hapësirë të përbashkët që duhet ta mbrojnë.

Shqipëria e Mali i Zi mund t’i prijnë një kthese interesante në procesin politik të bashkëpunimit mes shteteve të WB6: si të ndërtohet një koncept i mbrojtjes së shëndetit si e mirë e përbashkët nëpërmjet bashkëpunimit të institucioneve -institucioneve të shëndetit publik, atyre të sigurisë e mbrojtjes – ashtu siç kanë bashkëpunuar ato institucione brenda vendeve të tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ekonomia pas koronavirusit veton surroi ekonomia pas koronavirusit veton surroi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj