LIVE UPDATES
Editorial

Pandemia dhe llogaritjet gjeopolitike ruse e kineze

7 Maj 2020, 05:55 Nga DOSJA
Pandemia dhe llogaritjet gjeopolitike ruse e kineze

Kur shkruaj për zona të influencës, nuk mendoj se Kina do të pushtoj territore. Apo do t’i përmbys demokracitë fragjile ballkanike në sisteme autoritare. Por, qasja është që demokracia të jetë liberale dhe shteti gjysmë-autoritar. Nëse e shohim hartën e investimeve kineze është një hapësirë, ku gjeopolitika iu prin investimeve. Më shumë se bashkëpunim normal, mbështetja financiare është përdorur në disa raste si levë për ndikim, duke ua mbyll gojën vendeve ballkanike në institucionet ndërkombëtare kundër Kinës apo ato duke kundërshtuar shtetet perëndimore.

Sot pandemia ka ndalur jetën publike, por përshpejtoi një debat politik jashtë çdo pritje. Më shumë se çdo zhvillim a ngjarje, ajo hapi debatin rreth rendit të ri të mundshëm ndërkombëtar. Kush do të ngritet dhe kush do të bjerë nga skena e ndikimit? Një parashikim për zgjatjen e saj, dhe pasojat në njerëz, në politikë dhe ekonomi janë larg. Mirëpo, ajo shpërfaqi dobësinë e çdo institucioni politik, duke përfshirë shtetet-kombe e deri tek rendi ndërkombëtar liberal. Politika ndërkombëtare ishte ballafaqim i interesave shtetërore të Fuqive të Mëdha dhe të institucioneve multilaterale, të krijuara pas vitit 1945, dhe deri më tani ky ishte rregulli. Por, sa herë flasim për ndryshim në politikë apo shoqëri, do të duhej të na interesonte më shumë përjashtimi se sa parimi.

Siç thotë Carl Schmitt, përjashtimi është më i rendësishëm se rregulli. Përjashtimi do të thotë çdo gjë, e rregulli asgjë. Përjashtimi e ka fuqinë të thyej çdo gjë, duke shpërthyer për të ndryshuar jetën reale. Apo synon Kina të krijoj një përjashtim qasjen e saj ndaj Serbisë? Është një fakt, se Kina po kërkon rol të fuqisë së butë, me gjoja altruizmin shëndetësor. Ajo po promovon, se bashku me Rusinë, një politikë kinse të përgjegjshme. Mirëpo, çfarë po bën Kina viteve të fundit, diçka që Rusia e ka bërë tërë kohën në Ballkan – zona të influencës në Serbi e tjetërkund, të cilat do të shërbenin pas pandemisë.

Kur flas për zona të influencës nuk mendoj se Kina do të pushtoj territore. Apo do t’i shndërronte demokracitë fragjile ballkanike në sisteme të shteteve autoritare. Por, qasja është që demokracia të jetë liberale dhe shteti gjysmë-autoritar. Si pasojë, qeveritë nuk do të ishin më pro-evropiane dhe pro-amerikane, por do të ndiqnin një politikë të jashtme policentrike, të hapur njëkohësisht ndaj Brukselit, Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit. Përveç Serbisë, Kina ka depërtuar ekonomikisht edhe në disa vende tjera të Ballkanit përmes tregtisë dhe investimeve, duke financuar rrugë, hekurudha, terminale dhe aeroporte.

Nëse e shohim hartën e investime kineze, kuptojmë se është një hapësirë më e madhe, ku gjeopolitika i’u prin investimeve ekonomike. Më shumë se bashkëpunim normal ekonomik, mbështetja financiare është përdorur në disa raste si levë për ndikim politik, duke ua mbyll gojën vendeve ballkanike në institucione ndërkombëtare kundër Kinës. Natyrisht, për të kufizuar ndikimin perëndimor në këto institucione ndërkombëtare, ballkanasit kanë votuar për kandidatët kinezë dhe kanë mbështetur politika globale të saj.

Të gjithë kudo në botë kanë filluar të nxjerrin mësime. Edhe ne në Kosovë duhet ta kuptojmë nëse bota po kalon gradualisht në një rend botëror post-COVID-19. Nëse marrëdhëniet mes shteteve të mëdha duken sot më jofunksionale, dhe pas COVID-19 ndodhë një rirreshtim të ri në Ballkan, mundësisht t’i lexojmë paralajmërimet e para. Nuk është me rëndësi vetëm të konstatojmë se po ndryshon rendi ndërkombëtar, por cili është ai ndryshim dhe çka do thotë për Kosovën. Gjithashtu, s’duhet të bëhemi viktimë e kurtheve dhe fantazive anti-perëndimore, që i përhapin rusët dhe kinezët për fundin e rendit liberal botëror, për rënien e Amerikës apo shpërbërjen e BE-së.  Përtej agresivitetit kinez dhe rus, një çrregullim tjetër në rajon, si pasojë e pandemisë, ishte dështimi i bashkëpunimit rajonal i ndërtuar për shumë kohë dhe me mund. Janë pothuajse 40 organizata dhe institucione multilaterale, por asnjë nga to nuk ndërmorri asgjë. Shuma të mëdha financiare janë dhënë për funksionimin e tyre dhe qindra strategji janë hartuar për to. Misionet e shkruara dhe të bukura në letër, dolën të jenë farsë në këtë kohë krize. Kosova do të luante një rol modest rajonal, meqë e kryeson organizatën më të madhe, Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Por, duket se askush nuk e di që e kemi kryesimin e saj. Për më shumë, qeveria bëri një gabim strategjik: e pranoi një ndihmë simbolike nga Serbia, e cila ndoshta ishte pjesë e donacioneve ruse apo kineze për Serbinë, duke i shërbyer imazhit ndërkombëtar të saj. Kjo ndodhi në kohën kur Serbia ishte në qendër të kritikës për bashkëpunimin me Pekinin dhe Moskën. E tash flitej për ndihmën serbe për Kosovën.

Gjithashtu, nuk u pa askun një bashkëpunim bilateral mes shteteve. Një solidaritet ballkanik për luftimin e COVID-19 nuk u shfaq gjëkundi me ndihma konkrete, ndonjë një takim apo edhe deklaratë të vetme. Pandemia ishte dhe mbeti prioritet i qeverive gjegjëse. Askush s’kishte vëmendjen për ndihmë të fqinjëve, ndonëse dihet pafuqia ekonomike dhe fragjiliteti shëndetësor. Shumë shtete kanë partneritete strategjike, traktate miqësie dhe protokolle të tjera të bashkëpunimit dypalësh, të cilat parashohin reagim në situata emergjente, por ato mbeten letra pa vlerë. Për më keq, as Shqipëria dhe as Kosova nuk u shquan për kurrfarë solidariteti dhe koordinimi, por ato nuk ishin të vetmet në Ballkan. Shtetet ballkanike mbetën të vetmuara në forcat e tyre kundër pandemisë, nëse s’do të ishte mbështetja amerikane dhe evropiane. Këta treguan, si në të kaluarën, se janë të pazëvendësueshëm. Nëse rajoni e bota po e kalon vetëm valën e parë të COVID-19, dhe kjo gjendje do të zgjasë, Perëndimi duhet të jetë i përkushtuar sikurse disa dekada me parë. Më shumë mbështetje shëndetësore dhe ekonomike gjatë dhe pas pandemisë, por edhe qartësi diplomatike se kush dhe çka po ndodhë në Ballkan. Kështu s’do të lejohet të krijohet një boshllëk, që do të përmbushej nga Rusia dhe Kina. Tash më shumë se kurrë, do duhet të përqendrohet vëmendja amerikane dhe evropiane për ta parandaluar ndërhyrjen ruse apo kineze në rajon, të cilat duan të ravizojne e zgjerojnë zona të influencës së tyre? Lufta për influencë nuk filloi me pandemi dhe për shkak të saj, por për shkak të llogaritjeve të gjeopolitikës.

Marrë nga Gazeta Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial enver hoxhaj enver hoxhaj

Sondazh

Poll
Editorial 2 Maj 2020, 05:46

Falënderimi i takon Vuçiqit

Kosovë- Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lake...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit