LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Pse u vra pikërisht tani Mohsen Fakhrizadeh, kreu i programit bërthamor të Iranit?

1 Dhjetor 2020, 20:28 Nga DOSJA
ANALIZA: Pse u vra pikërisht tani Mohsen Fakhrizadeh, kreu i programit

IRANË- Të premten pasdite dikush vrau edhe një shkencëtar tjetër që punonte në programin bërthamor të Iranit. Mohsen Fakhrizadeh, që drejtonte sektorin e kërkimit dhe inovacionit në Ministrinë e Mbrojtjes iu zu pritë dhe u vra në makinën e tij në lindje të kryeqytetit Teheran, nga persona të armatosur që hapën zjarr ndaj tij dhe truprojave që e shoqëronin.

Unë po shkruaj prej gati një dekade mbi shkencëtarët bërthamorë iranianë, teksa libri im i ri mbi programin bërthamor të Iranit është ribotuar me disa plotësime këtë muaj. Me këtë akt duket se po fillon një cikël tjetër i dhunës bërthamore. Dhe Fakhrizadeh është deri goditja më e rëndësishme.

Ai ishte vërtet “truri” i ambicieve bërthamore të Iranit. Në vitin 2018 kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e veçoi emrin e tij në një prezantim publik mbi programin bërthamor të Iranit. “Mos e harroni atë emër”- i tha audiencës. Një këshillë që dikush e mori shumë seriozisht.

Edhe amerikanët e kishin nën vëzhgim të veçantë Fakhrizadeh. Në vitin 2015, gazeta“The Neë York Times”, e cilësoi atë si “J.Robert Oppenheimer” e Iranit. Ky i fundit drejtoi dikur Projektin Manhatan gjatë Luftës së Dytë Botërore, që prodhoi armën e parë bërthamore në botë.

Iranianët po reagojnë ashpër ndaj vrasjes së tij. “Terroristët vranë sot një shkencëtar të shquar iranian”- shkroi në Twitter Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif. “Ky akt burracak – me të dhënat e para që tregojnë se pas tij qëndron Izraeli-synon të nxisë luftën. Irani i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare – dhe posaçërisht Bashkimit Evropian – që t’i japin fund standardeve të tyre të dyfishta e të turpshme, dhe ta dënojnë këtë akt të terrorizmit shtetëror”.

Që izraelitët e kishin vënë në shënjestër, kjo ishte më se e dukshme. Ata kanë kryer goditje të tilla prej të paktën 1 dekade. Përveç kësaj, askush tjetër nuk mund të realizojë vrasje të tilla në rajon. Sigurisht, ekzekutorët fizikë mund të mos kenë qenë agjentët e MOSSAD-it, shërbimit sekret izraelit.

Për operacione të tilla, Izraeli ka prirjen të përdorë grupimin iranian të opozitës, Organizatën Popullore të Muxhahedinëve Iranianë, ose Mujahedin-e-Khalq, një organizatë e ngjashme me kultin që luftoi përkrah Sadamit gjatë Luftës Iran-Irak.

Media shtetërore iraniane ka marrë stafetën. Në çdo rast ajo fajëson Izraelin, teksa citon Udhëheqësin Suprem Iranian Ali Khamenei të zotohet t’i “ndëshkojë organizatorët” e vrasjes, apo deklaratën e presidentit Ruhani që premton një hakmarrje të afërt.

Më shumë sesa kjo, fotoja e Fakhrizadeh është bërë virale në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale në Iran. Dhe kjo gjë është në vetvete shumë domethënëse. Në të kaluarën, iranianët zgjidhnin të zbehnin rëndësinë (dhe për këtë arsye edhe suksesin) e këtyre vrasjeve. Në këtë rast ata po bëjnë të kundërtën, dhe për ta kjo është një situatë shumë e ndërlikuar. Programi bërthamor i Iranit, është po aq cilësor sa edhe fuqia e kapitalit të tij njerëzor. Ky kapital është i mirë, por gjithashtu edhe i brishtë, dhe kjo sapo na është kujtuar.

Problem nuk është vetëm fakti që regjimi ka lejuar vrasjen e disa prej shkencëtarëve të tij më të mirë, por edhe që ata janë vrarë në mënyra të ngjashme:duke udhëtuar me makinat e tyre në rrugë; me bomba-magnet të ngjitura pas makinës nga motoçiklistë që janë larguar me shpejtësi; nga të shtëna armësh apo tani së fundi ndoshta nga një kombinim i të dyjave. Po të isha një shkencëtar bërthamor në Iran, do të shtroja një pyetje të thjeshtë:nëse nuk mundët ta mbroni Fakhrizadeh, atëherë si do të më mbroni mua?

Pyetja tjetër është:pse Fakhrizadeh u vra pikërisht tani? Për t’iu përgjigjur, ne duhet të shohim drejt një politike më të gjerë. Pavarësisht protestave të vazhdueshme të Donald Trumpit, më 20 janar të vitit të ardhshëm Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka qenë gjithmonë “djali i politikës së jashtme”, dhe në kryeqytetet e ndryshme evropiane dhe të Lindjes së Mesme ku unë shkruaj vazhdimisht, ka shumë njerëz që dëshirojnë të shohin nëse hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë, do të sjellë rikthimin e SHBA-së në lidershipin e botës-sidomos në Lindjen e Mesme.

Dhe disa nga këta njerëz janë izraelitët. Disa thonë se Izraeli mund të ketë goditur me vrasjen e shkencëtarit, pasi kishte të vetmen hapësirë nën presidencën Trump. Mendohet se Biden mund të mos jetë aq i përshtatshëm për këto lloj gjërash.

Por unë nuk jam dhe aq i sigurt. Izraeli do të kërkonte pothuajse me siguri dritën jeshile të SHBA-së për të vrarë një politikan apo gjeneral të njohur iranian. Por nuk është kështu për shkencëtarët bërthamorë pothuajse anonimë.

Përkundrazi, më duket se me këtë vrasje dikush diku ka transmetuar një mesazh të thjeshtë: administratat mund të ndryshojnë, por shqetësimet e sigurisë jo. Nga ana e tyre, iranianët e kanë bërë të qartë se kjo vrasje nuk do t’i spostojë ata nga pozicioni i tyre mbi programin bërthamor.

Kur Biden të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin (të cilën Trump e shfuqizoi në vitin 2018) – dhe ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse ta bëjë këtë – prisni që iranianët të ngrenë zërin për vrasjen e Fakhrizadeh. Biden mund ta marrë vërtet pushtetin vitin e ardhshëm, por në Lindjen e Mesme, mandati i tij ka nisur tashmë.

Marrë nga ABC

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mohsen fakhrizadeh mohsen fakhrizadeh

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës