LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: “Wuhani i ri i Europës”, si po i lë Vuçiç boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut të vdesin nga pandemia e kor

8 Korrik 2020, 15:23 Nga DOSJA
ANALIZA: “Wuhani i ri i Europës”, si po i lë

SERBI- E quajnë ‘Wuhani i ri i Europës’. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 në Sanxhak po del jashtë kontrollit. Në ato pak media që u drejtojnë mikrofonin, boshnjakët, shqiptarët dhe turqit që jetojnë në Novi Pazar thonë se po lihen të vdesin nga shteti serb dhe se kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë tejkaluar prej javësh. Pothuajse të gjithë kanë së dyshime se numri i vdekjeve nga koronavirusi në këto komuna është shumë mi e lartë ai që tregojnë statistikat zyrtare.

Pas publikimit të disa videove nga Spitali i Përgjithshëm në ‘Novi Pazar’ në mediat sociale, të cilat tregonin pacientë të shtrirë në korridoret pasi shtretërit e spitalit ishin mbushur tashmë, në media shpërthyen edhe pretendimet se dhjetëra familje të tëra humbën jetën nga Covid-19. Sikur të mos mjaftonte kjo, portali i sponsorizuar nga BE, “European Ëestern Balkans” shkruan sot se qeveria serbe ka porositur blerjen urgjente të qindra arkivoleve prej kallaji në Novi Pazar, duke ngritur shqetësimin se epidemia në Sanxhak ka marrë ritme të frikshme.

Kryeministrja serbe Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar vizituan Novi Pazarin me 30 qershor, ku u pritën nga një grup i qytetarëve të pakënaqur që i bërtisnin “të keni turp “, “hajdutë” dhe “largohuni”. Përkundër kësaj, Kryeministrja dhe Ministri iu drejtuan qytetarëve të mbledhur para Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar në prani të drejtorit të spitalit, Meho Mahmutoviç, i cili u shtrua në spital një ditë pas kësaj vizite për shkak të Covid-19.

“Ju keni dëgjuar se po mbahen nga 30 funerale në ditë dhe se respiratorët nuk po funksionojnë. Të gjitha këto janë tregues se sa shpejt po përhapen lajmet e rreme dhe dezinformimi, “tha Brnabiç para qytetarëve të mbledhur.

Sidoqoftë, portali serb “Nova.rs” thekson se qytetarët e pakënaqur të Novi Pazarit konfirmuan për gazetarët se lajmërimet e vdekjeve u hoqën natën para ardhjes së zyrtarëve nga Beogradi. Ky portal raporton se vetëm atë ditë, me 29 qershor, kishte rreth 30 funeralë, dhe se qytetarët tregojnë se të paktën 100 njerëz vdiqën në një periudhë prej shtatë ditësh.

“Merçenarët e regjimit e i hoqën lajmërimet, për të treguar se gjithçka është në rregull, se gjithçka lulëzon. Por njerëzit po vdesin. Njëqind njerëz vdiqën, mund tua garantoj, në një periudhë prej shtatë ditësh” thotë Aladin Paučinaç .

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?”

Serbia është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet në mes të pandemisë së koronavirusit. Dyshimet për manipulimin e statistikave zyrtare përpara zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmuan nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor (BIRN) një ditë pas zgjedhjeve duke publikuar një artikull që përmbante të dhëna nga sistemi zyrtar i informacionit shtetëror, sipas të cilit numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Serbia nga koronavirus është shumë herë më e lartë se sa është shpallur publikisht.

BIRN gjithashtu shkruante se numri i personave të infektuar rishtas në javën që u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale ishte disa herë më i lartë se sa ishte paralajmëruar, gjë që ka çuar në supozime se numrat janë fshehur në mënyrë që sa më shumë njerëz të merrin pjesë në zgjedhje.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?” Kjo ishte pyetja e parë që qytetarët e Novi Pazarit i bënë kryeministres dhe ministrit. E para që foli ishte Senada Jašareviç, nëna e së cilës ndërroi jetë një natë para ardhjes së politikanëve, ndërsa në spital nuk ka vend për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë.

“Unë duhet të them se është gjithçka gënjeshtër. Është gënjeshtër që kemi oksigjen, që kemi punonjës shëndetësie, që kemi kushte. Ne nuk kemi asgjë, njerëz! Ka një kolaps të përgjithshëm të sistemit shëndetësor. Nuk na duhen deklarata, zgjedhjet kanë mbaruar. A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë? Se nënat, vëllezërit tanë? ”, i tha Jašareviç kryeministres.

Ajo shtoi se është e vërtetë që nuk ka asgjë në Novi Pazar, sepse nëna e saj vdiqa për shkak të mungesës së oksigjenit.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë më 2 korrik, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar ishte “më i miri i Serbisë”, duke iu përgjigjur pretendimeve se spitali nuk kishte më oksigjen dhe as respiratorë. “Sidoqoftë, nuk ka mjaft mjekë, infermierë dhe pajisje”, thonë punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar .

Ne jemi të dekurajuar dhe nuk kemi më forcë të luftojmë. 11 njerëz vdiqën dje” tha njëri nga mjekët.

“Një nga një, edhe infermierët gjithashtu po sëmuren. Ne nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm, për 100 njerëz dhe po i kthejmë në shtëpi me pneumoni … Kapacitetet janë plot, dy persona po rrinë në një shtrat, ne bëjmë infuzione në korridor” tha një nga infermierët.

Një punonjës tjetër shëndetësor tregoi për “Nova.rs” se “ne nuk kemi pajisje, madje edhe as repiratorët që Presidenti Vuçiç na dorëzoi personalisht më 6 prill ishin vetëm një reklamë, por nuk ka as gjurmë prej tyre. Ne menaxhojmë dhe dhurojmë vetë, në mënyrë që të blejmë pajisjet mjekësore që shteti duhet të na kishte dhuruar, dhe më e keqja është se presidenti nuk përgjigjet, nuk ndihmon, thotë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa dhjetëra njerëz vdesin këtu çdo ditë. “

Një grup mjekësh dhe infermierësh i kanë kthyer shpinën në shenjë proteste kryeministres Ana Brnabić dhe ministrit Zlatibor Lončar. Qytetarët protestuan gjithashtu të Dielën, 5 Korrik, kur disa qindra prej tyre shkruan “Ndihmë” me trupat e tyre si një mesazh në qendër të qytetit. Më parë, shumë qytetarë të Serbisë, si dhe figura publike, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

Sidoqoftë, qytetarët e Novi Pazarit janë ende në qendër të epidemisë, dhe të dhënat zyrtare të fundit në dispozicion nga 7 korriku tregojnë se 15 persona vdiqën në 24 orët e fundit, se tetë persona janë në respirator, ndërsa 363 pacientë janë duke u trajtuar.

Marrë nga:Europeanwesternbalkans.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbi serbi


Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit