LIVE UPDATES
Bota

Analizë: Ç’do të thoshte fitorja e Biden për Ballkanin?

9 Tetor 2020, 18:01 Nga DOSJA
Analizë: Ç’do të thoshte fitorja e Biden për

SHBA-Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm ë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti i organizuar një muaj më parë mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte mesazhi i parë në dekada që tregoi se sa me seriozitet po e trajtonte një administratë amerikane rajonin tonë. Ish-presidenti Barak Obama, i përqendruar tek Lindja e Mesme dhe përplasjet e vazhdueshme me Rusinë, e la për vite të tëra rajonin në fund të agjendës së tij.

Trump, përkundrazi e ka kthyer Ballkanin në një nga shtyllat e politikës së jashtme amerikane,  duke caktuar dy të dërguar special në rajon dhe duke nxitur edhe BE-në të angazhohet më shumë. Por jo të gjithë kanë qënë dakort me qasjen e fortë të presidentit ndaj Ballkanit, i cili është akuzuar se ka kërkuar arritjen me çdo kusht të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve presidenciale.

Investimi diplomatik në dialogun Kosovë-Serbi Kosovës ka bërë disa analistë ta rendisin Ballkanin së bashku me Korenë e Veriut dhe Iranin në agjendën e Administratës Amerikane. Vetë Trump ka demonstruar një interes personal për këtë çështje, duke i shkruar vazhdimisht liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Opinionistët amerikanë kanë logjikuar kohët e fundit se Administrata Trump ka bërë tanimë ndarjen diplomatike mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, duke i kushtuar përparësi këtij të fundit.

Por çdo të sillte një ndryshim pushteti në Shtëpinë e Bardhë për Ballkanin?

Ekspertët janë të ndarë, me disa që thonë se Biden do të vazhdonte të punonte intesivisht me vendet e rajonit, por me një qasje më të mirëmenduar dhe më disa të tjerë që thonë, se ashtu si gjatë administratës Obama, Ballkani do të lihej prapë në harresë.

Për ish-ambasadorin e Malit të Zi në Bruksel, Vesko Gardevic, Biden, ndryshe nga Trump, e njeh më mirë rajonin dhe e njeh shumë mirë politikën e jashtme. Ai ka vizituar Ballkanin Perëndimor disa herë, herën e fundit në vitin 2016, në cilësinë e tij si zëvendëspresident i SHBA. Si zëvendëspresident, roli më i madh që Biden ka luajtur në Ballkan është përfshirja amerikane për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Sidoqoftë, kjo nuk e ndryshon një fakt të dukshëm që interesat strategjike amerikane në kohën që ai ishte në detyrë, nuk e përfshinin pjesën tonë të botës.

Sidoqoftë, nëse zgjedhjet e nëntorit sjellin ndryshimin në administratë, ne mund të shohim një rikthim të politikës tradicionale të Amerikës ndaj aleatëve europianë. Në atë rast, shpresojmë se mund të shohim një qasje më të sinkronizuar dhe të akorduar mirë të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, diçka që na ka munguar në katër vitet e fundit.

“Kjo qasje mund të lehtësojë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë një zgjidhje që nuk do të nënkuptojë një shkëmbim territorial”, thotë Gardevic. “Në të njëjtën kohë, ajo duhet të përqendrohet më shumë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të frenuar aspiratat separatiste të Republikës Srpska”.

Megjithatë, sipas tij, me Biden si President, demokratizimi i Ballkanit Perëndimor do t’i lihej sërish si detyrë BE-së dhe SHBA dalëngadalë do të luante një rol më të “frenuar”.

Cameron Munter ish-ambasador i SHBA-së në Serbi (2007-2009) thotë se ish-zëvendës presidenti ka shanse më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme dhe ky është një lajm i mirë për Ballkanin.

Përparësia e madhe e Biden është se ekipi i tij përfshin një numër të konsiderueshëm ekspertësh të politikës së jashtme,  ndryshe nga administrata e Presidentit Trump. “

Nëse Biden bëhet presidenti i ri i Amerikës, të gjithë duhet të presim përmirësimin e marrëdhënieve euro-atlantike. Nëse, nga ana tjetër, Donald Trump fiton përsëri zgjedhjet, presim që qëndrimi i tij anti-evropian të intensifikohet edhe më shumë, gjë që e bën të pamundur qasjen e përbashkët euroatlantike në Ballkan”, thotë Munter. “Shfaqja e Richard Grenell muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, gjë që ka vendosur edhe një herë Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes së publikut ndërkombëtar. Por puna e tij nuk ka të bëjë me Departamentin e Shtetit, puna e tij është të promovojë Trump si i Dërguari Special i Presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Në thelb, kjo i leverdis luftës së tij për popullaritet dhe pushtet. “

Ndërsa, për James O’Brien, ekspert amërika që  është marrë drejtpërdrejt me Ballkanin Perëndimor për një kohë të gjatë në Departamentin e Shtetit, nëse Biden bëhet president i Shteteve të Bashkuara, ai do të duhet të riparojë shumë dëmtime të shkaktuara nga administrata e mëparshme, e cila sigurisht përfshin politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, me përfshirjen e jo vetëm personaliteteve të reja, por edhe krijimin e institucioneve të reja.

“Nëse punojmë më shumë në Ballkan, kjo do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën, domethënë marrëdhëniet Euro-Atlantike. Pra, ne do të përqendrohemi në përmirësimin e marrëdhënieve me Europën dhe Ballkani Perëndimor do të jetë një pjesë integrale e kësaj”, thotë ai. Përveç integrimit politik midis Ballkanit Perëndimor dhe Europës, integrimi ekonomik i vetë rajonit është i domosdoshëm. Unë mendoj se me rizgjedhjen e Trump do të ketë një prani më të madhe amerikane në rajon. Por nëse zgjidhjet Biden nga ana tjetër, pres që ai do të punojë për ta bërë të gjithë politikën për Ballkanin Perëndimor më të koordinuar dhe më të mirë menduar, ndryshe nga Administrata aktuale.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden joe biden per ballkanin donald trump joe biden joe biden per ballkanin


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë