LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Çfarë është QAnon? Fillimi i tyre i ‘vështirë’, rritja e frikshme e anëtarëve dhe teoritë konspirative

10 Janar 2021, 07:51 Nga DOSJA
ANALIZA: Çfarë është QAnon? Fillimi i tyre i

SHBA-Anëtarët e një grupi të krahut të djathtë që besojnë se Trump po sulmohet nga adhuruesit e Satanait ishin ndër anëtarët më të shquar të turmës që sulmoi Capitolin, në protestën e 6 janarit.

Grupi i teorisë së konspiracionit i njohur si QAnon është rritur muajt e fundit. Ai është përhapur në platformat kryesore në internet më 6 janar, pasuesit e tij ishin ndër anëtarët kryesor të turmës së mbështetësve të Presidentit Trump që sulmuan Capitolin në Uashington. Në media është publikuar sesi filloi grupi QAnon dhe toeria e tyre e konspiracionit.

Çfarë është QAnon?

QAnon është një rrjet ekstrem i djathtë, i organizuar nga besimtarë që besojnë një varg teorish të pabazuara. Këto pikëpamje përqendrohen në idenë se një grup pedofilësh adhurues të Satanait  kryesisht e përbërë nga demokratë, politikanë, gazetarë, manjatë dhe figura të tjera institucionale, kanë kontrolluar prej kohësh shumë nga institucionet e shtetit dhe sipas tyre ata kërkojnë të largojnë Presidentin Donald Trump, kryesisht me ndihmën e mediave.

Cila është teoria e konspiracionit QAnon?

Teoria e konspiracionit QAnon, bazohet në pretendimin se ekziston një betejë midis së mirës dhe së keqes në të cilën Republikani Donald Trump është aleat. Ndjekësit e QAnon po presin dy ngjarje të mëdha: Stuhia dhe Zgjimi i Madh. Stuhia është arrestimi masiv i njerëzve në pozicione të pushtetit të lartë që do të përballen me një llogari të shumëpritur. Zgjimi i Madh përfshin një ngjarje të vetme në të cilën të gjithë do të kuptojnë që teoria QAnon ishte e saktë gjatë gjithë kohës. Ky realizim do të lejojë që shoqëria të hyjë në një epokë utopie.

Kush është “Q”?

Ndjekësit besojnë se “Q” është një zyrtar i qeverisë i rangut të lartë, me sa duket me një sfond ushtarak ose të inteligjencës, i angazhuar për të zbuluar të vërtetën e fshehur të asaj që ata e shohin si një skemë ndërkombëtare burokratike kundër Donald Trump dhe mbështetësve të tij. Disa ndjekës besojnë se “Q” shpesh dërgon sinjale të koduara për ekzistencën e tij ose të saj, duke përdorur numrin 17 dhe vendosjen e shkronjës Q në alfabet. Postimet në internet që rrethojnë teoritë e konspiracionit QAnon shpesh e kanë përshkruar “Q” si një patriot ose shenjtor.

Çfarë roli luajtën QAnon dhe ndjekësit e tij në sulmet e Capitolit?

QAnon dhe ndjekësit e tij kanë luajtur një rol të thelbësor në përpjekjen e Donald Trump për të përmbysur zgjedhjet e nëntorit, të cilat ai i humbi. Njerëzit të veshur me rroba  ‘QAnon’ ishin të përhapur në të gjithë turmën në Capitol dhe përreth tij. Gjatë sulmit në Capitol, një nga njerëzit e parë që u ngjitë në shkallët e Senatit ishte një burrë që mbante një bluzë QAnon.

Kush është Jake Angeli?

Adhuruesi i QAnon, Jacob Anthony Chansley, i njohur gjithashtu si Jake Angeli, ishte ndër anëtarët më të dukshëm të turmës që u fut në Capitolin, duke shkuar në dhomën e Senatit, i cili qëndroi për pak kohë në vendin e sapo liruar nga zëvendës Presidenti Mike Pence, sipas fotografive të marra në skenë. Chansley ishte pa këmishë dhe mbante kapelën e tij prej gëzofi dhe brirët e bizonit, me tatuazhet e tij të ekspozuara. Chansley u arrestua më 9 janar me akuza federale lidhur me thyerjen e ndërtesës së Capitolit.

Ku dhe si filloi QAnon?

Në muajin tetor të vitit 2017, disa mesazhe anonime janë përhapur në faqen e internetit “4chan”, mesazhi u postua dhe u nënshkrua nga një person i identifikuar si “Q, duke iu referuar nivelit më të lartë të sigurisë së Departamentit të Energjisë për armët bërthamore. Këto mesazhe të fshehta më vonë do të referoheshin si “pika Q”, kode që shpesh shfaqeshin në parrulla dhe mesazhe pro-Trump dhe përsëriteshin nga ndjekësit.

Sa popullor është QAnon?
Një analizë e re zbulon se grupet që vazhdojnë teorinë e konspiracionit QAnon janë rritur në popullaritet në Facebook dhe Instagram që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit pasi njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në shtëpi dhe para ekraneve. Një grup në Facebook i njohur si “QAnon News & Updates-Intel, ka rritur anëtarësinë e tij me më shumë se 10 herë nga 1 janari në 1 gusht të këtij viti.

Çfarë po bëjnë Facebook, YouTube dhe Twitter për të adresuar QAnon?

Facebook, në fillim të tetorit ka lajmëruar se do të hiqte më shumë grupe dhe faqe kushtuar QAnon. Kompania do të ndalojë çdo faqe ose grup kushtuar QAnon në të gjithë Facebook, si dhe llogari në Instagram të përqendruara në përmbajtjen e QAnon. Por, politika e re nuk ndalon individët të postojnë në lidhje me lëvizjen.

Facebook gjithashtu tha që pret përpjekje të reja për të shmangur zbulimin dhe se mund të azhurnojë politikat e tij të përmbajtjes sipas nevojës.

Në mes të tetorit, YouTube ndërmori veprim kundër QAnon, duke ndaluar videot që shfaqnin dhunë. YouTube  një njësi e Google  tha në një postim në blog se do të “ndalonte menjëherë përmbajtjen që synon një individ ose grup me teori konspirative që janë përdorur për të justifikuar dhunën në botë.

Twitter ka thënë se do të rrisë sigurin kundër ndjekësve të konspiracionit QAnon. Sipas Twitter, platforma e mediave sociale ka ndaluar më shumë se 7,000 llogari të lidhura me QAnon, duke shpresuar të kufizojë arritjen dhe shpërndarjen e deri në 150,000 llogarive në të gjithë botën. Për më tepër, platforma nuk do të nxjerrë më në pah postimet e lidhura me QAnon në kërkimet ose rekomandimet.

A është i rrezikshëm QAnon?

Një memo e Byrosë Federale të Hetimit e lëshuar në maj identifikoi QAnon si një kërcënim të mundshëm të terrorizmit, duke përmendur të paktën dy incidente që lidhnin QAnon me planifikimin dhe ekzekutimin e akteve të dhunshme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grupi qano qanon shba grupi qano qanon shba

Sondazh

Poll
Bota 10 Janar 2021, 07:41

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës