LIVE UPDATES
Ekonomi

Analizë nga Prof. Dr. Besnik Jucaj: Trendet më të fundit të zhvillimeve në farmaceutikë

7 Qershor 2019, 19:37 Nga DOSJA
Analizë nga Prof. Dr. Besnik Jucaj: Trendet më të fundit të

Një pasqyrë mbi kërkesat e tregut

Bota po përballet me sfida në rritje për sistemin shëndetësor – plakja e popullatës, pabarazia në sigurimin e barnave dhe shtimi i presionit financiar mbi sistemin shëndetësor, janë pikat kyçe me të cilat po përballet gjenerata jonë. Inovacioni dhe mënyrat sesi i zgjidhim këto sfida janë kritike për të ardhmen e shëndetit global, me barna inovative që sigurojnë mundësi drejt ndryshimit dhe sigurimit të mbështetjes për këdo.

Inovacioni në mjekësi është thelbësor nëse na duhet të rritim numrin e pacientëve që mund të marrin trajtime kritike dhe të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme të sistemit shëndetësor. Biosimilarët na ndihmojnë të bëjmë pikërisht këtë gjë dhe janë vlera të shtuara në panoramën e gjerë të sistemit shëndetësor.

Nevojat në onkologji

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të mortalitetit dhe morbiditetit në Europë.1

Kostot e trajtimeve onkologjike në Europë janë rritur 10-fish që nga viti 1995. Reduktimi i kësaj bariere në trajtimin e kancerit është thelbësor në luftën për të eliminuar vuajtjen dhe vdekjen.2

Aksesi për barna mjekësore biologjike është i limituar sepse ato thjesht kushtojnë shumë dhe përfaqësojnë një barierë të madhe për sistemet e kujdesit shëndetësor në Europë.

Ka një kërkesë urgjente, të paplotësuar, për versione më të përballueshme të produkteve biologjike.

Biosimilarët përfaqësojnë një prej zgjidhjeve ndaj rritjes së qëndrueshme të kostove të trajtimeve onkologjike dhe prezantimi i tyre në treg pritet që të zgjerojë përballueshmërinë në nivel botëror.11

Nevojat në sëmundjet autoimune

Sëmundjet autoimune përfshijnë më shumë se 50 sëmundje dhe sindroma të ndryshme dhe prekin rreth 5% të popullatës në Europë dhe Amerikën e Veriut3 (9% në Europë4), me dy të tretat e pacientëve në Amerikën e Veriut dhe Europë, femra.3

Dy milion njerëz në Europë janë të prekur nga artriti reumatoid.5

2 deri 13% e popullatës së Europës vlerësohet të jetë e prekur nga psoriaza.5

Aksesi në barna të rëndësishme biologjike është i limituar sepse ato kushtojnë shumë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor nuk i përballojnë dot.

Rritja e prevalencës në sëmundjet autoimune po shton nevojën për produkte farmaceutike më të mira.

Nevojat në diabet

1 në 11 adultë ka diabet dhe një në dy adultë me diabet mbetet i padiagnostikuar.6

Kostot shëndetësore të lidhura me diabetin, sot vlerësohen të mbulojnë 12% të buxhetit shëndetësor në nivel botëror (ose $673 billion).6

Mbi 30 milion njerëz në Europë, 4.8% adultë të moshë 20-79 vjeç, vlerësohen të jenë duke jetuar në kushte të një tolerance të ulët ndaj glukozës dhe janë në rrezik të lartë për të zhvilluar diabetin.7

Kostot e drejtpërdrejta në gjithë EU5 për pacientët me diabet ishin €90 bilion gjatë 2010.8

Biosimilarët – një lojë mundësish

Biosimilarët sigurojnë mundësi të reja dhe të rëndësishme për klinicistët dhe pacientët, duke zgjeruar kufijtë e aksesit në trajtime jetë-shpëtuese dhe jetë-përmirësuese dhe mbështesin sistemet e kujdesit shëndetësor në menaxhimin e kufizimeve financiare në rritje.

Inovacioni në mjekësi është thelbësor nëse duam të rritim numrin e pacientëve që mund të kenë këto trajtime të rëndësishme dhe të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për sistemet shëndetësore. Biosimilarët thjesht na ndihmojnë t’i arrijmë këto dhe janë vlerë e shtuar në panoramën e gjerë të kujdesit shëndetësor.

Biosimilarët kanë sjellë një rritje totale prej 44% në pacientë që kanë patur akses në trajtime me barna jetë-shpëtuese dhe jetë-përmirësuese në periudhën 2006-2014 në EU5 (Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, UK).9

Biosimilarët sigurojnë profile të fuqishme sigurie dhe efikasiteti.

Biosimilarët janë shumë të ngjashëm me një bar referet biologjik të aprovuar dhe nuk kanë ndryshime esenciale klinike në kuadër të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit krahasuar me produktin referencë.

Barna të rëndësishme biologjike e kanë humbur tashmë ose janë duke humbur ekskluzivitetin.

Biosimilarët – kosto/investimi

Biosimilarët prezantohen në treg me një çmim deri në 30-40% më të ulët së produkti origjinator referencë, duke siguruar kursime të konsiderueshme për sistemet e kujdesit shëndetësor që janë në kërkim të menaxhimit të presionit financiar në rritje.15

Që nga hedhja në treg në Europë në 2006, biosimilarët kanë gjeneruar 1.5 bilion Euro në kursime në EU5 – të mjaftueshme për të financuar 40,000 infermierë në vit në këto vende.10

Parashikohet se biosimilarët do të sjellin kursime ndërmjet €11.8 deri €33.4bn në 8 vende të Europës deri në vitin 2020.16

Aksesi në barna biologjike ndryshon ndërmjet vendeve të Europës. Në disa tregje aksesi është i kufizuar nga buxheti; në këto tregje prezantimi i biosimilarëve mund të rezultojë në rritje të aksesit në këto trajtime ose fillim më i shpejtë i trajtimeve për sëmundjet në zhvillim.12 Në tregje të cilat sigurojnë akses të pakushtëzuar të trajtimeve biologjike, përdorimi i biosimilarëve mund të lehtësojë furnizimin me barna të tjera që mund të hasin kufizime ose mund të mbështesin burimet në duart e mjekëve në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.13

Një shembull i tillë është parë në marrëveshjet „fito-nda“ në Gjermani dhe në UK ku spitale të veçanta kanë qenë në gjendje të ri-investojnë kursimet nga biosimilarët në praktikën e tyre spitalore.14

Biosimilarët – situata në Shqipëri

Në vendin tonë, konsumi i barnave biologjikë gjatë vitit 2018 është rreth 24.27 milion euro për barna si Insulinë, Rituximab, Adalimumab, Heparinat me Peshë të Vogël Molekulare (enoxaparin, bemiparin, tinzaparin, dalteparin), etj.

Edhe në Shqipëri kanë filluar të regjistrohen barna biosimilare si Trastuzumab, Rituximab, Adalimumab dhe gjatë këtij viti priten të regjistrohen edhe të tjerë.

Duke iu referuar trendit të Bashkimit Europian, gjatë periudhës 2019-2020, pritet që të kursehen rreth 40% të vlerës së importuar në 2018, pra 9.71 milion euro.

Referencat

World Health Organisation, Regional Office for Europe. Leading causes of death in Europe: fact sheet.

http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0004/185215/Leading-causes-of-death-in-Europe-Fact-Sheet.pdf (accessed March 2018).

Generics and Biosimilars Initiative. Rising costs of cancer treatments not matched by clinical efficacy.

http://www.gabionline.net/layout/set/print/content/view/full/8181 (accessed March 2018)

American Autoimmune Related Diseases Association, Inc. https://www.aarda.org/autoimmune-information/autoimmune-statistics/ (accessed March 2018).

Statista. Prevalence of diagnosed autoimmune conditions in selected countries as of 2017.

https://www.statista.com/statistics/418328/diagnosed-autoimmune-conditions-prevalence-in-selectedcountries/(accessed March 2018)

European Autoimmune Diagnostics Market (2017-2022) Mordor Intelligence.

International Diabetes Federation. Diabetes Atlas Seventh Edition, IDF, 2015. Pages 48-58.

International Diabetes Federation. Europe Fact Sheet. 2017.

Kanavos P, et al. LSE Health, London School of Economics. Diabetes expenditure, burden of disease and management in 5 EU countries. http://www.lse.ac.uk/LSEHealthAndSocialCare/research/LSEHealth/

MTRG/LSEDiabetesReport26Jan2012.pdf (accessed March 2018).

IMS Midas 2014.

Medicines for Europe (2017). Medicines for Europe country specific market access policies. Available:

http://www.medicinesforeurope.com/wp-content/uploads/2017/05/20170220-Medicines-for-Europerecommendationsv1.0_FINAL.pdf (accessed March 2018).

Schellekens et al. Safety and efficacy of biosimilars. Lancet Oncology 2016; 17(11): 502-509.

European Medicines Agency. Biosimilar medicines. http://www.ema.europa.eu/ema/index.jsp?curl=pages/ medicines/general/general_content_001832.jsp&mid=WC0b01ac0580bb8fda (accessed March 2018).

IMS Institute Biosimilar Brief March 2016.

Simon Kucher. Policy requirements for a sustainable biosimilar market. 2016.

http://www.medicinesforeurope.com/2016/09/19/policy-requirements-for-a-sustainable-biosimilar-marketsimon-kucher-2016/ (accessed March 2018).

IMS Health. Shaping the biosimilars opportunity: a global perspective on the evolving biosimilars landscape.

www.imshealth.com/ims/Global/Content/Home%20Page%20Content/IMS%20News/Biosimilars_

Whitepaper.pdf (accessed March 2018).

EGA International Symposium London, April 19th, 2012/Bertram Häussler IGES Institut, Berlin Germany.

http://www.rheumaakademie.de/fileadmin/media/Kongress/BDRh/2013/Schiestl__Martin_Herstellung_von_Biosimilars.pdf (accessed March 2018).

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale barna biologjike besnik jucaj zhvillimet ne farmaceutike barna biologjike besnik jucaj zhvillimet ne farmaceutike

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion