Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet ligjore, të cilat u miratuan dje në Kuvend, për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Meta në “Euronews” u shpreh se kjo është një “marrëzi anti-kushtetuese” dhe një përpjekje “për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.”
“Është lajm kur në parlamentin tonë miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës kështu që nuk habitem që shkelja dhe dhunimi i Kushtetutës është kthyer në një sport mjaft të preferuar të kësaj mazhorance, po kjo është përgjegjësia e saj. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar por në vijim të marrëzive që kanë ndodhur herë pas here me zbatimin anti-Kushtetues të Reformës në Drejtësi në kuadër të kapjes totale të Reformës në Drejtësi, nuk habitem që të ketë ndodhur edhe ndonjë marrëzi e tillë. Por unë si president kur të vijë një ligj i tillë do të shprehem në mënyrë zyrtare dhe në mënyrë publike. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor për të rrëzuar Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje përfundimtare çdo lloj kredibiliteti që mund ti ketë ngelur Reformës në Drejtësi”, tha Meta.
Një ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një delegacion i Komisionit të Venecias, ka mbërritur në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit dhe Presidentit që të gjykojë veprimet e institucioneve sh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur mjaft këmbëngulës teksa theksoi se është betuar për mbrojtjen e Kushtetutës dhe se do të përballet me këd...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi përveçse politikan është dhe shumë i informuar në fushën e bukurisë. Gjuzi teksa është i ftuar në studion e emisionit ...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli në studion e lajmeve Fax Neës lidhur me dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 Nëntorit dhe planin e qe...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se marrëdhënia e tij me ambasadorët ak qenë gjithmonë mjaft korrekte por që në shumë raste varet edhe nga mënyr...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, ka shfaqur nota kritike ndaj Partisë Soicaliste teksa u shpreh se duhet patur kujdes me ndërhyrjet që ...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta deklaron se Kuvendi duhet të shpërndahet, pasi nuk ofron asnjë garanci për funksionimin e normave të institucioneve....
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit pë...