Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Ancelotti: “Luajtëm me guxim dhe personalitet. Benzema është si vera e mirë”
7 Prill 2022, 04:46Nga DOSJA
ANGLI – Carlo Ancelotti shijon arritjen e Real Madridit të tij në ‘Stamford Bridge’. “Ne e fituam ndeshjen sepse luajtëm mire, me guxim dhe personalitet, – tha ai për mikrofonat e ‘Prime Video’ pas ndeshjes. – Ne ishim në gjendje ta ndërtonim lojën mirë nga prapa dhe të shfrytëzonim thellësinë. Por ne jemi vetëm në pjesën e parë në përballje. Ne do të dëshirojmë të kemi të njëjtën qasje në kthim, por ju kurrë nuk e dini se si do të shkojë. Natyrisht, ne kemi avantazhin, por përballja është ende e hapur.”
Për mikrofonat e shtypit spanjoll, Ancelotti tregohet i kujdesshëm. “Mendoj se Chelsea nuk e ka treguar versionin e saj më të mirë falë Real Madridit, por futbolli ndryshon shumë shpejt. Heqja e vlerës së golit jashtë, është një avantazh për ata. Gjithsesi mendoj se luajtëm më mirë se ata këtë mbrëmje (të mërkurën), por ka mbetur edhe një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”.
Më pas ai bën një vlerësim për Benzema: “Karim përmirësohet çdo ditë si vera e mirë. Ai është gjithnjë e më shumë lider në ekip dhe mendoj se ky është ndryshimi më i madh. Ai tregon më shumë personalitetin e tij, e di që është shumë i rëndësishëm për ne dhe është shembull për të gjithë”.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SPANJË– Villareal bën surprizën e madhe. Skuadra spanjolle fiton me shifrat 1-0 ndaj Bayern Munich. Pasi hoqi Atalantën në grup dhe Juventusin në faz...
ANGLI- Real Madrid hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Champions League. Në takimin e parë skuadra madrilene mund Chelsea-n në Londër me shifrat...
ANGLI- Erik ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Manchester United për sezonin e ardhshëm.Revolucioni po afron për Djajtë e Kuq, të cilët pas përfundimit të e...
PARIS- Leo Messi nuk njeh konkurencë edhe kur luan futboll me fëmijët e tij. Në një video të shpërndarë, ylli argjentinas ka gjetur kohën të argëtohet në oborri...
KATAR-FIFA po punon për një revolucion të ri për botën e futbollit, efektet e të cilit mund të ndihen që në Kupën e Botës “Katar 2022”. Gianni Infantino, gjatë ...
TIRANË-Partizani tashmë me një shtëpi të re. Klubi i kuq të mërkurën inaguroi kompleksin stërvitor ku punimet kanë nisur para disa vitesh. Gjatë muajit të ...
ANGLI-“Ne jemi në një fazë ku po mësojmë dhe dy fundjavat e para kanë treguar se kemi ende shumë për të mësuar. Për momentin, performanca jonë në pistë nu...
PARIS-Teksa në Francë janë të bindur për rinovimin e Kylian Mbappé me PSG-në, zëra krejtësisht të ndryshëm për të ardhmen e sulmuesit vijnë nga Spanja. Në ve&cc...