LIVE UPDATES
Editorial

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

1 Gusht 2019, 09:11 Nga DOSJA
Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullore dhe me mure që mezi mbahen në këmbë. Ai ka shpjeguar se ky është trualli publik për të cilin bëhet aq zhurmë, nga Teatri Kombëtar deri tek selia e vjetër e PD-së, ku mendohet që të ngrihen gjashtë rokaqiejt e kompanisë Fusha.

Mesazhi i Ramës është i njëjtë me atë që dha edhe gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara pushimeve:  ky është një mjedis në ditë të hallit, i cili jo vetëm se do të rilindë prej kullave që do të ngrihen mbi të, por më kryesorja, falë tij, shqiptarët do arrijnë të kenë një teatër modern.

/

Natyrisht, logjika është aq foshnjore sa nuk gënjen dot askënd. Sepse ajo tokë prej 6200 m2 (pa truallin e teatrit) nuk e ka vlerën as për muret e krisura që qëndrojnë mbi të, as për shishet e përdorura plastike që gjenden të hedhura aty. Nga pikpamja e parave ajo është një thesar i vërtetë. Ajo pasuri publike në mes të Tiranës, mund të bëhej për shembull një park i mrekullueshëm përkrah pedonales. Por edhe nëse vendosej të ndërtohej diçka (megjithëse në këtë boom ndërtimesh një ide e tillë i ngjan një çmendurie), për të duhej të merrej mendimi i dhjetra arikitektëve apo urbanistëve. Më tej, edhe nëse kjo realizohej, ajo nuk mund ti falej, një kompanie të vetme dhe pikërisht asaj që ka marrë mbi 80 milionë euro nga punët publike gjatë mbretërimit të rilindjes.

Pra, debati real për këtë pasuri të rallë, është se si duhej shfrytëzuar më mirë, ajo, në interes të publikut dhe jo se sa të shëmtuar e tregon Rama në videon e shëmtuar të xhiruar nga propogandistët e tij.

Natyrisht kuptohet se përse kryeministri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rafshin racional, duhet ti japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh ti dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barrakë e vjetër e privatizuar prej saj, për të përligjur këtë allishverish? Pse u luajt parodia e investitorit që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervistave të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e këtij projekti?

Pse kjo tokë për të cilën ligjërisht duhet të vendoste Këshilli Bashkiak (ku në atë kohë socialistët nuk i kishin ⅔), iu mor atij me një ligj anitikushtetues të kuvendit? Pse pikërisht në këtë zonë, në qendër të Tiranës, është parashikuar në projekt një shfrytëzim i tokës 63.47%, i paparë ndonjëherë në kryeqytet? Pse aty është shkelur tavani i intensitetit të ndërtimit, që për gjithë Tiranën është 5.5, por për Fushën do të jetë 6.6?

Të gjitha këto pikpyetje të cilave Rama u devijon dhe s’u ka dhënë asnjëherë përgjigje, tregojnë se përse ai mundohet të gënjejë me atë sitilin e vjetër të para viteve 2000, kur shpërndante foto krahasuese, “si ishte dhe si do të bëhet”.

Por tani, dy dekada më pas, publiku di ta ndajë shumë më mirë vjedhjen nga propoganda.

Nuk ka më budallenj që të besojnë se për të shkulur disa barraka të amortizuara është e detyrueshme të ngrihen grataçiela.

Kjo është një gjellë e servirur me mijra herë që tani ngjan bajate dhe e pa kapërdishme.

Por, çuditërisht me videon e publikuar së fundi, Rama luajti rolin e kamarierit që të servir po të njëjtën pjatë. Të gjithë tani e dinë që atë nuk e ha më askush. E vetmja pikpyetje që mbetet është: mos vallë i ka shteruar forca e komunikimit, apo thjeshtë arroganca i ka arritur deri në pikën e hajdutit që pasi vjedh, përton dhe të gjejë justifikim?

Marrë nga Lapsi.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bushati edi rama kriza politike andi bushati edi rama kriza politike

Sondazh

Poll
Editorial 1 Gusht 2019, 08:59

Vende të jashtëzakonshme, liderë të këqij

Shtetet e Bashkuara i vizitova për herë të parë në vitin 1965 me një bursë studentore të financuar nga një filantrop bujar nga Bostoni. Që nga ai udhëtim, gjatë...

Editorial 31 Korrik 2019, 12:39

Këshilla të ftohta për Vetëvendosjen

Në këtë agim të fushatës elektorale dhëmbët e lëvizjes nuk janë më aq të mprehtë sa ishin para dy vjetësh.Mënyra se si ra kjo qeveri e ka dëmtuar më së shumti P...

Editorial 29 Korrik 2019, 17:05

Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare

Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standart: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon...

Editorial 26 Korrik 2019, 09:23

Gratë në krye të demokracive të botës

Deklarata e fundit e presidentit amerikan Donald Trump se katër kongresmene demokrate me ngjyrë – Ayanna Pressley, Aleksandra Ocasio-Cortez, Ilhan Omar dhe Rash...

Editorial 21 Korrik 2019, 13:24

Modeli sovjetik i Nomenklaturës

(Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”)Rusia pararevolucionare kishte trashëguar nga Perandoria romake e Lindjes ose Bizanti një “Katalog të Rangjeve”, që d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj