LIVE UPDATES
Editorial

“Teatri”, Aurel Plasari i përgjigjet me fakte Ramës: S’është “dopolavoro”. Kryeshërbëtor gënjeve e manipulove

27 Korrik 2019, 12:10 Nga DOSJA
“Teatri”, Aurel Plasari i përgjigjet me fakte Ramës:

TIRANË- Kryeshërbëtori ka gabuar përsëri. Ai e meriton të thosha që ka gënjyer, ka mashtruar, ka manipuluar, por po ia kursej ende fytyrën duke thënë që ka gabuar. Të cituar nga mediat, lexoj që lidhur me korpusin kulturor-historik, atë në të cilin funksionojnë sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental, ai i është përgjigjur një qytetari me avazin e “dopolavoros”:

“Si rikonstruktohet një godinë e bërë me tallash dhe e cila qëkur u ndërtua, u ndërtua nga ushtria italiane si kompleks i përkohshëm për argëtim pas pune!… Po kështu është kur flet njeriu për diçka që s’e di dhe s’e kupton, në vend se të flasë për ato që di dhe kupton! Përqafime”.

Nuk di në ia ka kthyer përqafimin qytetari, por di atë thënien e moçme: “Kush të lyen, kush të lan, kush avazin ty ta mban, të bën varrnë dhe të qan…”. Prandaj për interesin publik sqaroj sa vijon:

E para: ato që përgjatë “Njëzetvjetëshit” fashist u quajtën në gjuhën popullore “dopolavoro”, shqip “paspunë”, ishin në fakt institucione përbërëse të së quajturës “Opera Nazionale del Dopolavoro” (OND). Ajo kishte për detyrë të kujdesej për kohën e lirë të “njerëzve të punës” nëpërmjet sportit, ekskursionizmit, turizmit, edukimit artistik dhe kulturor, por edhe asistencës sociale, sanitare, higjienike, si edhe aftësimit profesional. OND ishte organizuar si një rrjet asociativ në varësi të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë, d.m.th. në Itali të Mussolinit, në Shqipëri të kryeministrit përkatës nën fashizëm. Pra e organizuar në mënyrë shumë më serioze se institucionet përgjegjëse sot nën autoritetin e ministreshave kryesisht të padijshme të Kryeshërbëtorit.

Kjo do të thotë që të quajturat “dopolavoro” nuk paskëshin qenë as dylberhane, sikundër e kam thënë një intervistë, as “scopatoio” , sikurse quajti një herë në mllef e sipër i madhi D’Annunzio deri teatrin Alla Scala të Milanos. Edhe një mendje e zakonshme e kupton se ata që orvaten të përdorin sot konceptin “dopolavoro”, duke e veshur me një tis qejfllëku, zbulojnë vetëm çfarë zien në fantazinë e tyre. Nuk besoj ende të jenë fantazitë e Kryeshërbëtorit, janë të bishtrave të tij, por të atilla fantazive u gjendet dermani gjetiu, jo në “dopolavoro”.

E dyta: kompleksi këtu në diskutim as ka qenë konceptuar, as ka qenë ndërtuar si “paspunë”, it. “dopolavoro”. Monumenti në fjalë, i konceptuar, projektuar dhe realizuar në kryen e herës si Rrethi italo-shqiptar “SKANDERBEG”, ishte nismë e qeverisë shqiptare nën mbretin Zog. Për organizmin e tij, të “komitetit konsultativ” të tij, të statutit të tij, si dhe për ndërtimin e kompleksit ku ai do të vendosej shkruhet në aktet dokumentare të shtetit shqiptar qysh në vitin 1938, ndërsa themelimi zyrtar i Rrethit italo-shqiptar “SKANDERBEG” del i regjistruar në datën 5 janar 1939. Ushtria italiane nuk kishte ardhur ende dhe nuk kishte se ç’të ndërtonte për t’u argëtuar “paspune”.

Në Shqipërinë e aneksuar në të njëjtën “perandori” me Italinë fashiste, autoritetet italiane e respektuan vullnetin e shtetit shqiptar për Rrethin në fjalë. Përfundimin e ndërtimit të kompleksit shtypi shqiptar e ka njoftuar më 31 maj 1939 (“Rrethi “SKANDERBEG”. Ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argëtimore” etj.), ndërsa përurimin e Rrethit më 8 gusht të po atij viti.

Më 1940, me financimet e miratuara nga ministri i punëve të jashtme Galeazzo Ciano dhe me një dekretligj të 8 prillit, u themelua në Tiranë Fondacioni “SKANDERBEG” si ent kombëtar për zhvillimin e mëtejshëm (l’incremento) të kulturës (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114).

Tanimë ai përbëhej nga dy seksione autonome me funksione të ndryshme: Rrethi italo-shqiptar “SKANDERBEG”, me detyrë të promovonte marrëdhëniet kulturore dhe artistike italo-shqiptare me dekretet përkatëse (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114, d.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 142, e d.lgt. Albania 30 ott. 1941, n. 304 etj.) dhe Instituti i Studimeve Shqiptare me detyrë zhvillimin dhe mbështetjen e dijeve albanologjike, si dhe të Letrave dhe Arteve (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114, d.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 141), i shndërruar më vonë në Institut mbretëror të Studimeve Shqiptare (D.lgt. Albania 10 ago. 1942, n. 221).

Do të ishte nëpërkëmbje të papërgjegjshmish t’i konceptosh sot si “dopolavoro” strukturat që atë e përbënin. Jo vetëm atë krah që funksiononte si “Kinema-teatrin SAVOJA” e më vonë “Kosova”, të klasifikuar në kohën e tij si “i cilësisë së parë”. Por si mund të quash “dopolavoro” fondacionin që punonte aty nën motto-n “PRO CULTURA”? Të quash “dopolavoro” atë institucion tanimë që tanimë ka mbresuar historinë e albanologjisë si “Instituti i Studimeve Shqiptare”, ku kontribuuan emra të shquar si Dhimitër Berati, Aleksandër Drenova (Asdreni), Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Etëhem Haxhiademi, Kolë Kamsi, Sotir Kolea, Xhevat Korça, Nikollë Lako, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Odhise Paskali, Vincenc Prennushi, Ilo-Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, Justin Rrota, Eqrem Vlora, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj.? “Dopolavoro” ta quash atë ngrehinë ku ai institucion i parë shtetëror albanologjik pati zyrat, bibliotekat dhe sallat e mbledhjeve, si dhe ku më 9 më 13 prill 1940 u mblodh “Ma i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare”? “Dopolavoro” ta quash Institutin e Studimeve Shqiptare, të drejtuar aty nga At Anton Harapi, ku u përpunua edhe ajo platformë e re veprimtarie e njohur dhe e botuar si “Programi i ‘Seksionit Kosova’ (1944)”? Etj.

E treta: për një fat të keq të Kryeshërbëtorit, nëse pati në Tiranë, në ndërkohën e fashizmit, një “dopolavoro”, ajo ndodhej disa pak qindra metra më përtej Rrethit italo-shqiptar “SKANDERBEG”, pikërisht aty ku Kryeshërbëtori nuk do ta kishte dashur: ishte ndërtesa në të cilën funksionon sot Akademia e Arteve ose Universiteti i Arteve. A mundemi ne ta aktualizojmë sot emërtesën e dikurshme fashiste të ndërtesës në fjalë që të përligjnim prishjen e saj? Me një aktualizim si ky do t’i binte që vetë z. Kryeshërbëtor të ketë shërbyer në “dopolavoro”, duke dhënë mësim si pedagog në “dopolavoro”, si edhe të këtë kryer studimet në “dopolavoro” dhe të jetë diplomuar pikërisht në “dopolavoro”. Për të mos kujtuar që edhe ati i tij ta pakësh shkrirë mësimdhënien e jetës në po atë “dopolavoro”. Etj.

E katërta: aktualizime të tilla manipulative paralajmërojnë edhe më zi, paralajmërojnë kazmën kundër mbarë bërthamës arkitekturore dhe urbanistike të kryeqytetit të Shqipërisë, të konceptuar dhe projektuar nga emra të mëdhenj të arkitekturës italiane: Bosio, Berte’, Morpurgo, Brasini, Di Fausto etj. A t’ia vëmë kazmën ndërtesës së Universitetit të Tiranës ngaqë ajo ka qenë “La Casa del Fascio”? A t’ia vëmë kazmën, po në atë shesh, dy ndërtesave të Rektoratit dhe të Akademisë së Studimeve Albanologjike sepse aty paskësh qenë “Gioventù del Litrtorio Albanese”? Apo edhe ndërtesës ku sot funksionojnë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë ngaqë ishte një herë e një kohë “Istituto Nazionale Fascista per l’Assicurazione degli Infortuni sul Lavoro”, madje më vonë edhe pak “Komitet Qendror” i PPSh? Dhe, më në fund, përse mos të ngrihet një kazmë e mirë mbi vetë kryet e Kryeshërbëtorit në ndërtesën ku ai mban qeverinë: sepse dikur ajo ndërtesë ka qenë “Palazzo del Lugotenenza”?

Pata paralajmëruar, këtu e një mot të shkruar, që kazma e ngritur kundër kujtesës historike të kthehet kundër vetes.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial aurel plasari dopolavoro edi rama protesta te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar aurel plasari dopolavoro edi rama protesta te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll
Editorial 26 Korrik 2019, 09:23

Gratë në krye të demokracive të botës

Deklarata e fundit e presidentit amerikan Donald Trump se katër kongresmene demokrate me ngjyrë – Ayanna Pressley, Aleksandra Ocasio-Cortez, Ilhan Omar dhe Rash...

Editorial 21 Korrik 2019, 13:24

Modeli sovjetik i Nomenklaturës

(Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”)Rusia pararevolucionare kishte trashëguar nga Perandoria romake e Lindjes ose Bizanti një “Katalog të Rangjeve”, që d...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:53

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen si...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:50

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamentin Europian në Strazburg. E...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje