Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Andres do transferohem te Real Madrid”, ish-mesfushori tregon rrengun e Ronaldinhos para “El Clasicos”
24 Tetor 2020, 15:36Nga DOSJA
SPANJË– Ronaldinho vazhdon edhe sot e kësaj dite të adhurohet nga të gjithë tifozët e futbollit, por veçanërisht nga ato të Barcelonës. Vitet më të arta të brazilianit kanë qënë pikërisht me fanellën katalanase ku në vitin 2006 fitoi edhe “Topin e Artë”. Megjithatë Andres Iniesta kujton kur në vitin 2005 sulmuesi brazilian telefonoi në orën 3 të natës mesfushorin për t’i thënë se do të transferohet te Real Madrid.
“Disa ditë para El Clasicos, Dinho më telefonon dhe më thotë: Andres e di që është ora tre e natës, por dua të të them diçka. Në qershor do të largohem. Vëllai im po arrin një marrëveshje me Realin e Madridit dhe bëhet fjalë për shifra të jashtëzakonshme, që nuk mund t’i refuzoj. Ti je i ri dhe mund të më kuptosh. Por dua që të mos tregosh asgjë në dhomat e zhveshjes, apo te drejtuesit e klubit. Mos më tradhto. Kam besim te ty. Natën e mirë Andres.Të nesërmen në stërvitje pashë një heshtje të jashtëzakonshme dhe të gjithë e përkëdhelnin Ronaldinhon si kurrë më parë. Ishte krijuar një atmosferë surreale”, vijon rrëfimin e tij Iniesta.
Megjithatë siç zbulon mesfushori spanjoll, gjithçka ishte një skenar i vetë Ronaldinhos, që zbuloi të vërtetën para shokëve ditën e El Clasicos, duke i motivuar ata edhe më tepër drejt një fitoreje bindëse me rezultatin 0-3.
“Ditën e El Clasicos Dinho erdhi në dhomat e zhveshjes dhe tha: Shokë sot luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme. Këta janë shumë të fortë, por gjatë këtyre ditëve kam zbuluar se ne jemi një familje e vërtetë. U kam telefonuar të gjithëve në mes të natës për t’u thënë se do të largohem në qershor, por askush prej jush nuk foli. Pas kësaj kam kuptuar se të gjithë jemi gati të vdesim, por të mos tradhtojmë. Unë do të qëndroj këtu edhe për shumë vite, ndaj le të zbresim në fushë dhe t’u tregojmë si luhet futbolli, këtyre të Madridit”, kujton Iniesta.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Manchester City nuk po arrin dot t’i bëjë dy fitore radhazi në kampionat, pasi mesditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën l...
KAVAJE – Skuadra e Vllaznisë deri në këto momente ka qenë e vemtja të paktën nga sa është mësuar publikisht që ka vuajur shumë për shkak të Covidit, ku nj...
ITALI – Sulmuesi italian Mario Baloteli mbërmjen e së premtes ishte i ftuai i Grade Fratellos VIP në Itali, për t’i bërë një surprizë vëllait të tij Enok që ësh...
ITALI – Tre hajdut të armatosur kanë sulmuar dhe grabitur shtëpinë e ish-sulmuesit të kombëtares italiane Luka Toni në Modena. Gjithkca ka ndodhur ditën e...
ITALI-Nikola Ninkovic, sulmuesi i Ascolit ka pësuar një aksident të rëndë, ndërsa fotot e fundit tregojnë se makina është e shkatërruar dhe futbollisti serb ndo...
ANGLI-Klopp preferon të mos mendojë se kur do të rikthehet Van Dijk dhe ndoshta, për të shmangur dhimbjen e kokës, ka të drejtë. Statistikat pa mbrojtësin ndrys...
TIRANË– Kategoria Superiore akoma nuk ka nisur. Ishte parashikuar të niste në 12 Shtator, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Liga Profesioniste ...
DAGESTAN-Ish ylli i Arteve Marciale miks, Shamil Abdulmuslimov është qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur.Ngjarja ka ndodhur në qytetin Khasavyurt në ...
TIRANË– Ditën e sotme presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi në dukje i...
BRUKSEL– Belgjika ishte një nga vendet e para në Europë që mbylli kampionatin para kohe për shkak të pandemisë, duke shpallur skuadrën e Bryzhin kampione ...