LIVE UPDATES
Aktualitet

Anisa Josifi i ruajti predikimet për 14 vite, rrëqeth pastori Akil Pano: Copëza jete shpirti të derdhura në letër, më tro

10 Korrik 2020, 16:49 Nga DOSJA
Anisa Josifi i ruajti predikimet për 14 vite, rrëqeth pastori Akil

TIRANË– Pastori Akil Pano ka prekur me shkrimin që ka postuar në rrjetet sociale, një ditë pasi mori vesh se në ditarin e Anisa Josifit, ishin të shënuara predikimet e tij. Përmes një statusi në rrjetet spciale, Pano ka postuar foton me predikimet e shënuara në ditar dhe shton se është tronditur në shpirt kur e ka parë këtë gjë.

Ndër rreshta, Pastori shkruan se nuk ja kishte marrë kurrë mendja që një person, që nuk e ka takuar kurrë, do të mbante shënim fjalët e tij për 14 vite rresht dhe do t’i ruante ato me kaq fanatizëm.

Copëza jete shpirti të derdhura në letër, shënime nga një predikim që mesa duket mbeti vetëm në ditar, e nuk u lejua të prekë vullnetin njerëzor për mosdorëheqje nga jeta. Ndërsa mbaja letrën në dorë e shihja shënimet e vajzave mbi predkimin tim të 14 viteve më parë, kuptova që pergjegjesia individuale e kolektive për të shpallur e mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë,”- shkruan ndër të tjera Akil Pano.

Shkrimi i plotë

Shënime nga ditari i një bije të vetëvrarë që tronditën shpirtin tim. Nuk e kisha menduar kurrë që dikush do të ruante shënimet mbi predikimet e mia për një kohë kaq të gjatë, 14 vjet. Dikush që nuk kujtoj ta kem takuar ndonjëherë, as unë e as njerëzit me të cilët punoj. Por takimi i mbrëmshëm me shënimet e ditarit që u gjend në apartamentin prej nga ende vijon të flasë dhimbja e tragjedisë, ishte më i gjallë se çmund të kish qenë një takim real në këtë botë materiale. Profesionalizmi i gazetarit, a nevoja për të marr vëmendje portalesh, prej titujsh të ngjizur për pak më shumë vëmendje e ca më shumë klikime, trazuan tek unë përzjerje përjetimesh që natyrshëm ndodhin në botën e shpirtit. Trishtim, dhimbje, përgjegjësi. Përmasa jo të lehta kur nocionet me gravitet të rëndë qëndrojnë bashkë. Trishtim, pasi deri aty dhe unë njëlloj si të gjithë ju, nuk kisha bërë asgjë për të ndihmuar, kuruar, ndryshuar, apo ndërprerë fitilin i cili krijonte linjën e lidhjes historike të traumës brenda familjes. Një baba i vetëvrarë, kronikë që paralajmëronte mundësi skenari të ngjashëm pafuqie. Askush nuk pa fillin e ndezur të tragjedisë së re që nga çasti në çast mund të ndodhte.

Bija të ngujuara mes muresh të ngushta izolimi e vetmie. Trishtim për pafuqinë tonë kolektive. Të afërm që akuzojnë trushplarjen, komshinj që fajësojnë derëmbylljen, religjon që distancohet prej falsitetit doktrinor të kulteve të rrezikshme, e natyrisht politikanë që cilësojnë apatinë e institucioneve të vonuara në veprim. Trishtim, pasi të gjithë jemi në vonesë. Dhimbje, pasi jeta e ndërprerë prej vullnetit njerëzor dhemb. Vetëvrasja nuk ka e s’mund të gjejë elemente burimore në fe, pasi feja në esencë është besimi i palëkundur në shenjtërinë e jetës. Vetëvrasja është atentat ndaj jetës, ndërsa dhunshëm shpërfill shenjtërinë e saj. Është keqkuptim i përmasave reale të njeriut i cili nuk është sovrani i jetës e as pronari i mundshëm i saj. Administratorë llogaridhënës për jetën, është çka realisht jemi.

Diku, dikur në të ardhmen jo të largët njeriu do të përgjigjet përpara autoritetit më të lartë të universit për pasurinë më të madhe që i është besuar në administrim. Dhimbje, pasi ndërprerja në rastin e vetëvrasjes është dështim qëllimesh, nderprerje ëndrrash, shpunësim veprimesh që në potencë do të ishin prokrijim, pasardhje, shumëfishim. Përkundrejt këtyre shihet si fatalitet. Por tragjedia kërkon me forcë ndërprerje, kthim pas, devijim nga shtegu i jetës. Çdo jetë e ndërprerë nga shkaqe ‘të spjegueshme’ dhemb, por atë çka gjejmë të vështirë të spjegojmë dhemb pafundësisht më shumë. Përgjegjësi. Më shumë së kurrë ndjeva çka në mënyrë të përsëritur përjetoj, pothuaj çdo të Diel herët në mëngjes për më shumë se një çerek shekulli. Një peshë jo të lehtë përgjegjësie përjetoj çdo herë që mendoj se do të kem njerëz përballë dhe do t’ju drejtohem. Çdo fjalë mbart peshën e një strukture mendimi, çdo fjali një kontekst. Përgjegjësia për të përçuar fjalë jete është e paagjinueshme. Por mbrëmë, këtë peshë e përjetova në dimensionin e një jete të munguar mes humanëve.

Një jete për të cilën nuk kisha rreshtur së foluri gjatë ditëve të fundit, tre a katër herë në ditë në emisionet qëndrore të televizioneve në vend. Filli i tragjedisë në potencë tek njerëz të cilët prej traumave, padijes a zhgënjimit, mungesës së shpresës a manipulimit në fushëbetejën e mendimeve, është një fill që duhet këputur. Viti 2018 shënoi 183 vetëvrasje në Shqipëri, numër ky tre herë më i lartë nga ai i vrasjeve. Me sa dimë asnjë prej rasteve nuk lidhet me fenë, dhimbja e ndërprerjes së jetës prej vullnetit njerëzor është e madhe.

Shumë u thanë mbrëmë mbi tragjedinë e familjes Josifi, e në shumë dimensione u diskutua fenomeni. Vetëvrasja, traumat e së shkuarës, pikëlidhjet e mundëshme me bazë fetare etj. Prisja të dilja nga studio e të merrja nga gazetari investigativ fotokopien e faqes nga ditari i vajzës së vetëvrarë që shënonte datën 20 Gusht 2006. Aty ndodheshin shënimet mbi ligjëratën time të 14 viteve më parë. Çfarë kisha thënë mbi njërën prej temave të mia të parapëlqyera, ‘Pandryshueshmëria e Zotit!?’ Mora letrën dhe nisa të shoh nën dritën e telefonit. Fjalët lexohen pa vështirësi. Mesazhi është i qartë megjithëse me shkurtime. Fjalë jete, shprese dhe dashurie mbi letër. Dy ditë më parë kisha thënë në një televizion për familjen se, ato s’duhet të jenë të huaja për ne, përkundrazi. Kjo familje është e përbërë nga njerëzit tanë. Njëlloj si i afërmi im Musliman, Hebre, i Krishterë, apo ateist, vajzat dhe nëna janë të afërmit tanë. Flisja e mendoja se vërtetë do të kisha dashur t’i njihja e takoja në kohë. Mbase do të kisha mundur të bëja diçka. Por mesazhi im i kishte takuar 14 vjet më parë. Copëza jete shpirti të derdhura në letër, shënime nga një predikim që mesa duket mbeti vetëm në ditar, e nuk u lejua të prekë vullnetin njerëzor për mosdorëheqje nga jeta. Ndërsa mbaja letrën në dorë e shihja shënimet e vajzave mbi predkimin tim të 14 viteve më parë, kuptova që pergjegjesia individuale e kolektive për të shpallur e mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë.

Pano e mori vesh këtë detaj një ditë më parë. I ftuar në studion e “Open”, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar. Më tej ai u pyet nëse i ka takuar ndonjëherë vajzat, por këtë gjë e mohoi e tha se ai prej vitit 2004 ka një emision në radio dhe mund ta kenë dëgjuar në radio. 

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano anisa josifi horrori ne kombinat akil pano anisa josifi horrori ne kombinat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet