“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Apeli i GJKKO cakton datën, seanca për Saimir Tahirin do mbahet më 20 dhjetor
10 Dhjetor 2021, 11:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 20 dhjetor për të mbajtur seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca do të nisë në orën 09:00, ditën e hënë.
Po ashtu, deri më tani është mësuar se çështja e ish-ministrit do të gjykohet nga Daniela Shirka, ndërkohë që një tjetër anëtare e trupës gjykuese është caktuar Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ende nuk është caktuar për të plotësuar trupën e togave të zeza.
Disa javë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për ish-ministrin duke regjistruar çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo gjykatë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër në GJKKO, me pretendimin se procesi ka pasur shkelje proceduriale.
SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel. Tahiri u dënua me 5 vite burg, e cila iu konvertua në 3.4 vite shërbim prove.
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive nga mbrëmj...
DURRËS– Moti është përkeqësuar në qytetin e Durrësit, duke mbushur qytetin me ujë. Paraditen e sotme ka pasur reshje të shumta dhe në formë breshëri....
DURRËS – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, ku dy persona kanë mbetur të ...
MALËSI E MADHE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e tra...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kombinat, aty ku përurohet shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci”. Mirëpo duket se e gjithë ky organizim nuk...