LIVE UPDATES
Aktualitet

Arba Kokalari eurodeputete, Ballanca: Shpartalloi populistët, murtaja më e zezë se injoranca

28 Maj 2019, 05:45 Nga DOSJA
Arba Kokalari eurodeputete, Ballanca: Shpartalloi populistët, murtaja

Tiranë-Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila  u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar. (lexo këtu)

‘Më qesharakët midis përfituesve nga popullariteti i Arbës, janë populistët. Populistët nuk janë thjesht bartës të një prirjeje primitive në politikë, të cilën forca si ajo ku militon Arba dhe mijëra emigrantë të tjerë anekënd Europës, e shpartalluan këtë fundjavë.’ shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Popullaritet dhe populizëm

Mjaftoi një natë që Arba Kokalari të fitojë në Shqipëri një popullaritet që shumë njerëz s’e arrijnë dot as gjatë gjithë jetës. Popullariteti është punë me zarar në këtë vend. Ai jo vetëm të shndërron në një figurë popullore, në një emër që populli e njeh dhe e do, por ai njëkohësisht ka vetinë fatkeqe të ndjellë drejt vetes edhe krejt skotën parazitare të atyre shushunjave që jetojnë prej popullaritetit të të tjerëve. Mjerisht këta lloj konformistësh janë me shumicë në shoqëri si jona.
Më qesharakët midis përfituesve nga popullariteti i Arbës, janë populistët. Populistët nuk janë thjesht bartës të një prirjeje primitive në politikë, të cilën forca si ajo ku militon Arba dhe mijëra emigrantë të tjerë anekënd Europës, e shpartalluan këtë fundjavë.

Populizmi ka një dallim të thellë nga popullariteti. Nëse të jesh popullor, siç thamë do të thotë të gëzosh simpati në opinionin publik – nga ana tjetër të jesh populist do të thotë të ofrosh për pikëpyetjet e zakonshme që ngre opinioni publik, përgjigjet më sipërfaqësore e më trashanike të mundshme.

Të jesh populist në Europën e pasur e të bardhë të shtresës së mesme do të thotë të fitosh vota duke e trembur votuesin me gogolin e emigrantit që po vjen t’i marrë atij punën, benefitet sociale, sigurinë e kushedi se çfarë tjetër.

Në vende si Shqipëria, populisti, kjo specie përtacësh mendorë, nuk e pranon dhe nuk e njeh fare mundësinë që dikush të jetë vetë meritor i suksesit apo dështimit të tij. Populisti e lidh përherë dështimin e dikujt e të kujtdo me ndonjë komplot në nivele kozmike. Ndërsa suksesin e lidh prapë me diçka që nuk varet nga puna e njeriut që e arriti suksesin, por gjithnjë o me trashëgiminë, o me racën e përzgjedhur, o me mbiemrin fisnik, o me kodin preferencial gjenetik, pra shkurt, me gjithçka tek e cila individi vetë nuk ka asnjë mundësi të kontribuojë.

Populizmi është armik i popullaritetit. Ndërsa njeriu me popullaritet fiton simpatinë e qytetarëve, populisti turret të japë recetën e këtij popullariteti, duke sugjeruar se kjo është diçka që i ra njeriut me popullaritet si dhuratë nga një instancë hyjnore (ku pse jo, edhe populisti ynë është hisedar).

Populistët e nxjerrin kokën përherë kur ndjejnë aromë popullariteti. Në rastin e popullaritetit të Arbës, populistët mbinë andej nga s’ta pret mendja. Njerëz të cilët në jetën normale qëndrojnë për saktësisht të kundërtën e vlerave që përfaqëson Arba dhe partia politike ku ajo militon, gati po këputin mish për të asociuar emrin e tyre të mjerë e mediokër me atë të kësaj vajze të re punëtore e të mençur. Dhe këtu qëndron habia, këtu qëndron komiciteti, këtu shfaqet pacipësia. Dhe sigurisht, sikur Arbën ta linte mendja e të shpërdoronte kohë duke u marrë me ta, do të neveritej.

Mallkim i rëndë është populizmi. Murtajë më e zezë se injoranca që e ushqen, më e tmerrshme se mendjelehtësia që e mirëmban dhe më e urryer se kokëfortësia që e trimëron.

Por le të mos mërzitemi miq. Ai që flet nuk është politikani që kopjon citate nga wikipedia, nuk është gazetari të cilin e merr përpara euforia dhe e turpëron më tej zanatin e tij, nuk është poetesha që budallallepset dhe flet përçart duke ngatërruar zhanrin letrar me faktin e verifikueshëm, nuk është pra askush prej tyre: është thjesht ky dembelizëm pushtues për mendjet, të cilin tjetërqysh e quajnë populizëm.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endira ballanca partia e moderuar shqipëria në parlamentin europian endira ballanca partia e moderuar shqipëria në parlamentin europian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet