LIVE UPDATES
Aktualitet

Ardi Veliu kallëzohet në SPAK nga banorët e fshatit Lumas: Mori me tender makina me qira 50 euro dita, donte të na ‘shtypt

30 Korrik 2021, 18:20 Nga DOSJA
Ardi Veliu kallëzohet në SPAK nga banorët e fshatit Lumas: Mori

FIER– Banorët e fshatit Lumas të Kuçovës të cilët kanë protestuar prej muajsh kundër ndërtimit të ujësjellësit dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese, kanë kallëzuar në SPAK, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Në kallëzimin zyrtar, banorët pretendojnë se Veliu ka vënë policinë në shërbim të pronarëve të Hec-it me qëllim shtypjen e banorëve. Por, si për të mos u mjaftuar me këtë, banorët shtojnë se Veliu ks marrë me tender dhe makina të shtrenjta me qira 50 euro dita, në mënyrë që të kundërshtonte banorët.

Banorët e fshatit Lumas kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit në Sinec. Herë pas herë ka pasur përplasje me policinë, deri në dhunë fizike, dhe shumë gra të fshatit janë ankuar publikisht se efektivët i kanë ngacmuar seksualisht. Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve dhe ujësjellësi është në të mirën e fshatit.

KALLËZIMI PENAL:

Në Bashkinë Kuçovë në Kanionin e Lumit Sinec ndodhet zona e Mbrojtur dhe shpallur  Monument Natyre , me Vendimin e Këshillit të Ministrave 676  datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre) ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre. Bashkinë Kuçovë ka  nxjerrë një leje ndërtimi dhe pikërishtë  Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec, e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur  Monument Natyre.

Bashkia Kuçovë në lejen e ndërtimit të saj me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 pretendon se do të ndërtoj mbi këtë kanion, ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz. Duke mos qënë dakord me   cënimin e burimit të ujit të Sinecit, e cila është tashmë zonë e mbrojtur  në banorët e fshatit Lumas kemi ushtruar të drejtën tonë të tubimit paqësor ndaj  cënimit dhe shkatërrimit të këtij burimi si një e drejtë kushtetuese.  Edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ajo është shprehur se e drejta për lirinë e tubimit është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet  në një shoqëri demokratike  dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet e një shoqërie  të tillë.

Gjatë këtyre tubimeve paqësore  të realizuara nga ana jonë jemi hasur me dhunë të ushtruar nga punojësit e  policisë Berat dhe Kucovë ndaj banorëve të fshtatit Lumas . Për të cilët kemi dyshime se bëhen më urdhër të Drejtuesit të Policisë së shtetit Ardi Veliu, pasi nuk ka mundësi që edhe pas ankesave tona të shumta dhuna e ushtruar nga punojësit e policisë së shtetit ndaj nesh  nuk ka ndaluar. Për më tepër që punojës policie të shumtë në numër  kanë qënë prezentë cdo ditë duke i dalë krahë  subjektit privat i cili ka marrë përsipër të ndërtojë këtë ujësjellës.

Vetë qëllimi i  funksionimit të policisë së shtetit, prashkiuar që në nenin 2 të Ligjit Nr. 108/2014  për “Policinë e Shtetit” e ka të parashikuar qartë se  Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut , dhe jo  si në rastin konkretë ku policia e shtetit është vënë në funsksion të subjektit privat i cili ka ndërtuar pa leje , duke cënuar burimin e ujit Sinec , që është zonë e mbrojtur. Vëetetuar ky fakt edhe nga shkresat me nr. 122/1 prot., datë 29.07.2021, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan  në bën me dije mbas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, është konstatuar se nga Bashkia Kucovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k kanë kryer punime brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec zonë e mbrojtuar kategrora e tretë me VKM 676, datë 20.12.2021 pa leje përkatëse, dhe për këtë arsye është marrë masa e pezullimit të punimeve në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura  nga monitorimi i  kryer me datë 26.07.2021 në monumentin e  natyrës “Kanioni i  Sinecit” ka  konstatuar se po kryhen punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k i cili është kontaktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi, që cënon drejpërdrejtë” territorin e shpallur “Monument  Ntayre “ me VKM 303, DATË 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumentet e natyrës Shqiptare” dhe sipas ligjit të zonave të mbrojtura Nr. 81/2017  neni 17 pika 1 zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes e njëtë me “Rezervë Strikte” dhe sipas ligjit rrethohet nga një zonë buferike me gjerësi deri 200 metra nga perimetri I monumentit, kjo sipas shkresës me Nr. 121 datë 23.07.2021 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Policia është vënë në shërbim të këtij subjekti jo vetëm gjatë zhvillimit të tubimeve por duke u kthyer edhe në roje private e këtij subjekti duke ruajtuar automjete e kësaj firme edhe gjatë orëve të natës. Një veprim i tij na  bën të dyshojmë për veprime korruptive të realizuara  ndërmjet Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe subjektit privat i cili po kryen punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi.

Gjithashtu  dyshojmë për  abuzime në tenderin  dhe veprime të kundraligjsjme të Drejtusit të   Policisë së Shtetit  në tenderin e publikuar në Buletinin Nr. 28, datë 16 Korrik 2018, me nr. REF: -68060-05-09-2018.  Sipas këtij tenderi , nga policia e shtetit një makinë është mërrë me qira 50 euro në ditë që do të thotë 1500 euro në muaj,  shumëzuar me 12 muaj del 18000 euro në vit, dhe shumëzuar kjo e fundit me 4 vjet del  72000 euro për katër vjet.  Që do të thotë se me këtë vlerë që  paguhet qeraja e  një automjeti do të ishtë blerë ky automjet dhe ndoshta edhe më shumë, të cilat edhe pas katërvjecarit të mbarimit të kësaj kontrate do të ishin në pronësi të policisë së shtetit. Duke patur dyshime të shumta në këtë tender kërkojmë nga ana juaj hetimin e ketij tenderi.

Për sa më sipër,

KËRKOJMË:

Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli ,  për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës”  i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit padisin ardi veliun banoret e lumasit padisin ardi veliun

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Korrik 2021, 17:51

Mbytet një person në plazhin e Tales në Lezhë

LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30. Mës...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet