LIVE UPDATES
Politike

Ardian Dvorani i përgjigjet Metës: SHBA i mendon mirë gjërat, ndihem krenar dhe i vlerësuar

24 Shkurt 2021, 19:08 Nga DOSJA
Ardian Dvorani i përgjigjet Metës: SHBA i mendon mirë

TIRANË- Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj gjyqtarit Adrian Dvorani me titullin “Kampion i Antikorrupsionit” ka tërbuar Ilir Metën.

Vetë Ardian Dvorani iu përgjigj Metës gjatë një interviste në emisionin e moderatorit Denis Dyrnjaja në Top Talk në Top Channel.

“Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën të gjykojë dhe të vlerësoj ashtu siç e gjykon. Unë raportet nuk i kam me emra konkrete, me ligjin dhe institucionet. Nuk më shqetëson aspak fakti se si e gjykojnë e vlerësojnë veprimtarinë time në përgjithësi personalitetet kombëtare, dhe në rastin konkret “X”-i apo “Y”-oni kjo nuk më shfokuson fare nga detyrimi që kam. Do ta vazhdoj të ushtroj funksionin tim në gjyqësor, nuk kam asnjë arsye te përqendrohem dhe të ndjek se çfarë deklarojnë politikanë apo funksionarë të ndryshëm. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e shkuar dhe sqaruar qartë, disa ka shtuar ambasada e SHBA. Raportet e mia i kam me Kushtetutën dhe me ligjin”, tha Dvorani.

Sa i përket çështjes së cilësimit si fletëlavdërimit Dvorani ka shtuar se “Ky është problemi i tij dhe gjithsëscili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i matur nga ato që nxjerr nga goja”.

Dvorani është shprehur se ndihet tepër i vlerësuar dhe krenar për këtë çmim dhe dëshiron ta ndajë me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin.

“Isha në dijeni që diçka po përgatitej, por jo nivelin mbi të cilin do vlerësohesha. Nëse është burokratik apo jo nuk mund ta them, SHBA bën gjëra të menduara mirë. Vlerësimi i DASH nuk lidhet me një çështje konkrete, por me gjithë veprimtarinë time. Ndihem krenar dhe i vlerësuar, por dua ta ndaj edhe me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin”, tha ai.

 Përse po ju sulmon kaq shumë presidenti i Republikës?

Dvorani: Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën e tij të veprojë ashtu si e vlerëson. Ky nuk është problemi im fare, raportet i kam me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet dhe mua nuk më shqetëson fakti si më vlerësojnë personat publik.

Detyrimi im është që ashtu si në të kaluarën dhe në të ardhmen të vazhdojë të ushtrojë detyrimin tim gjyqësor. Nuk kam asnjë arsye të ndjek se çfarë deklarojnë politikanët apo funksionarë të ndryshme për këtë çmim. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e sqaruar qartë. Diçka ka shkruar edhe Ambasada e SHBA, të tjerët po më komentojnë mua apo vlerësimin që më kanë bërë?

Presidenti e vlerëson thjesht një letër vlerësimi dhe ju pozicionoi në krah të Ramës.

Unë përpiqem t’i ndjek reagimit, është e drejta dhe detyrimet e mia. Po se çfarë kanë ndodhur sot si kam ndjekur. Ky është problemi i tij dhe gjithsecili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm për atë që po nxjerr nga goja. Jam në dijeni që hetimi ka nisur. Unë nuk kam asnjë gjykim për hetimin që po bën Prokuroria e Posaçme, nuk më takon të bëj prokurorin për prokurorët sepse jam palë në atë proces dhe kam të drejtën dhe detyrimin që ti përgjigjem veprimeve dhe veprimtarisë që janë duke ushtruar prokurorët. Ata po e vlerësojnë çështjet”.

Dyrnjaja: Keni humbur betejën me presidentin në Venecia por keni fituar vlerësimin në SHBA. Cili është më i rëndësishëm për ju?

Nëse shikohet me kujdes, Venecia ka trajtuar situatën e qëndrimeve në 2020 duke thënë që nuk kishte pse presidenti të mbante qëndrime. Ata kanë dhënë shpjegim që në situatën që ishte krijuar, mund të quhej e justifikuar dhe një sjellje ndryshe nga organet kompetente. Edhe në emërimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese vepruan normalisht sipas meje. Radha ishte e përcaktuar, të gjithë elementët që u kontestuan para një viti tashmë u quajtën normalitet Gjykata Kushtetuese.

Nuk më takon të analizoj por kuadri normativ mori kohën e vetë. Më vonë përvoja e fituar tregoi që nuk kishim probleme me kuadrin normativ gjërat mund të funksionojnë sepse vullneti nuk ka munguar. Në reagimin që kryeministri Edi Rama bëri dje pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, shkruante se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen, duke shtuar se Dvorani u godit harbutërisht, për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

Mazhoranca ju ka dalë në mbrojtje me qëndrimet e saj. Mbrojtjen politike e keni të nevojshme?

Unë kam të nevojshme të kem paketën ligjore përpara dhe një libër të kushtetutës dhe ti respektoj. Ata që më dalin në mbrojtje dhe më sulmojnë i respektoj. Secili është i lirë të mbajë qëndrimin e vet. Secili ka interesat e veta unë nuk mund të shfokusohem dhe ta bazoj jetën time personale mbi humorin e kujtdo qoftë. I dëgjoj dhe i respektoj, reflektoj aty ku ka vend për të reflektuar dhe hedh në kosh ato që janë për të hedhur.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ardian dvorani

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës