LIVE UPDATES
Sport

Ardian Ismajli: “Kombëtarja kuqezi përfaqëson të gjithë shqiptarët”!

7 Prill 2021, 09:34 Nga DOSJA

ITALI – Mbrojtësi i Spezias, që mbron edhe ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, Ardian Ismajli ka bërë hapin e madh në karrierë në verën e vitit të kaluar, kur nga Hajduk Split kaloi në futbollin italian. Fillimi ishte i vështirë për djaloshin e lindur në Prishtinë, por tani ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku po vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera.

Në një intervistë për “La Nazione La Spezia”, mbrojtësi shqiptar ka treguar vuajtjet e luftës në Kosovë, idhullin e tij në futboll, por edhe ëndrrën që ka pasur të luajë në Serie A. Gjithashtu, Ismajli ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare, ku thotë se ajo përfaqëson të gjithë kombin shqiptar, kudo që ndodhen.

“Kam luajtur për shumë sezone te Hajduk Split, në ligën kroate dhe pas një sezoni shume të mirë, tërhoqa vëmendjen e shumë ekipeve. Mora disa oferta, por zgjodha të kaloja te Spezia, pasi më bindi projekti i tyre dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u rritur akoma më shumë”, ka thënë fillimisht Ismjali.

Më pas mbrojtësi Ismjali ka rrëfyer se si i vogël ka pasur dashuri për futbollin, ndërsa si idhull të tijin kishte spanjollin Sergio Ramos. “Futbolli ka qenë pasioni im që i vogël. Dashurinë për futbollin e kam të trashëguar nga babai im, i cili ka luajtur kur ishte i ri. Shembulli im në karrierë është mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në një nga 5 kampionatet më të forta, veçanërisht Serie A, të cilën e kam ndjekur në TV që i vogël. Pasi debutova në këtë kampionat me Spezian, mund të them se ishte si një ëndërr e realizuar. Pas disa muajve, tani mund të them se jam me të vërtetë i lumtur”.

Ismajli është kthyer në një lojtar titullar të mbrojtjes te Kombëtarja e Shqipërisë, ku edhe po luan me shumë sukses. Ai thotë se te Shqipëria përfaqëson të gjithë popullin shqiptar. “Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ekipi kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët, që u ndanë pas luftës në 6 vende të ish-Jugosllavisë dhe ata që padyshim jetojnë në pjesë të tjera të botës. Ndërsa ekipi kombëtar i Kosovës përfaqëson vetëm Kosovën. Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një privilegj, por unë ende ndjek me shumë dashuri edhe Kosovën, ku kam lindur dhe jam rritur. Shqipëria në 10 vitet e fundit është rritur shumë. Kemi lojtarë shumë të mire, të cilët luajnë edhe në Itali, si Etrit Berisha te Spali, Elsaid Hysaj te Napoli, Marash Kumbulla te Roma dhe Berat Gjimshiti te Atalanta”.

Për fund, djaloshi nga Prishtina është ndalur te lufta në Kosovë dhe përjetimet që kishte si i vogël. “Gjatë luftës në Kosovë isha i vogël, por ende mbaj mend praninë e ushtrisë, policisë dhe paraushtarakëve në Kosovë. Ishin vite të tmerrshme dhe unë jetova me muaj me frikën se mund të ndodhte diçka e keqe në familjen time. Kjo dhunë dhe frika më bëri më të fortë dhe që të rritem më shpejt. Ne kemi përjetuar skena të tmerrshme në lëkurën tonë që nuk dëshiroj që askush t’i përjetojë”,- ka përfunduar Ismajli.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “la nazione la spezia” ardian ismajli berat gjimshiti te atalanta ekipi kombëtar i kosovës etrit berisha te spali hajduk split marash kumbulla te roma real madridi sergio ramos shqiperia “la nazione la spezia” ardian ismajli berat gjimshiti te atalanta ekipi kombëtar i kosovës etrit berisha te spali hajduk split marash kumbulla te roma real madridi sergio ramos shqiperia


Sondazh

Poll
Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët