LIVE UPDATES
Politike

“Arixhinj me çadra”/ Avokati i Popullit “kapet keq” me Myslim Murrizin: Rast i përsëritur, duhet dënuar me forcë

30 Shtator 2019, 17:47 Nga DOSJA
“Arixhinj me çadra”/ Avokati i Popullit “kapet

TIRANË– Avokati i Popullit ka dënuar sërish gjuhën fyese të deputetit të përjashtuar nga PD-ja, Myslim Murrizit.

Ky i fundit në një mbledhje në Kuvend, krahasoi deputetët e rinj me komuitetin rom, duke i përdorur në konotacion fyes.

Në një deklaratë të tyren për shtyp, thuhej se kjo ishte e disata herë që Murrizi thyente etikën duke i përmendur edhe rastet e mëparëshme. 

“Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, ana

temojë e të përçmojë çdo komunitet. Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë. Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast,”-tha Avokati i Popullit. 

Reagimi i plotë i Avokates se Popullit:

AVOKATI I POPULLIT DËNON GJUHËN RACISTE TË NËNKRYETARIT TË KUVENDIT MYSLIM MURRIZI DHE KËRKON MASA URGJENTE

Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”.

Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.

Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.

Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).

Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror.

Pas publikimit të lajmit në Dosja.al lidhur me terminologjinë e përdorur ndaj komunitetit rom, reagoi vetë deputeti Myslim Murrizi, i cili iu drejtua edhe gazetarëve me një fjalor fyes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike avokati i popullit fjalori diskriminues i myslim murrizit myslim murrizi avokati i popullit fjalori diskriminues i myslim murrizit myslim murrizi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet