LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Arjan Miluka kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj: Në një ditë të zakonshme ndodhi e jashtzakonshmja jonë

29 Maj 2021, 17:14 Nga DOSJA
Arjan Miluka kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e

TIRANË – O Zot, shpëtova disi! Por si të vazhdoja?

Me një qetësi të shtirur të tregova nja dy barcoleta që të pëlqenin! Fitova ca pikë që më dhanë guxim. Por tani çfarë të bëj? Sa doja të qëndroja më gjatë, por trembesha se mund të të humbisja. Jo, i thashë vetes, do të luaj indiferentin, dhe në moment të përshëndeta që të largohesha. Një buzëqeshje e ngrohtë dhe e çiltër e zbukuroi portretin tënd engjëllor. Unë e di si kaluan tri ditë pa u parë, a thua se ishin tre vjet, kështu m’u dukën. Kur shoh, ti po vije si një flutur duke qeshur, dhe m’u duk sikur nuk po më drejtoheshe mua. Ktheva kokën për të parë mbrapa se kush mund të ishte pas meje. Askush! Ec e mos i beso mrekullitë!

-Hë, – më the pa të keq dhe duke qeshur, – po flet me veten? Apo je i zënë tani?

-Jam aq kot, sa nuk e di ç’të bëj, – munda të të thosha, megjithëse, të jem i sinqertë, më prisnin diku.

-Unë jam e lirë nja dy orë, – më the, – dhe mirë që të takova. Sigurisht, nëse je i lirë dhe nuk ke kundërshtim!

Abrakadabra, thashë me vete, si vjen jeta.

-A ke ndonjë barcoletë si atë ditë, – më pyete?

-Kam disa, ose sa të duash ti ,– të thashë gjithë tangërllik, që s’di nga më erdhi.

-A shkojmë te kafe Flora, – m’u duk se më ftove ti.

-Mrekulli, në këtë orë është qetë aty,– të thashë gjithë gëzim.

Shkuam, u kënaqëm, u lumturuam. E çuditshme, po si iku koha kaq shpejt?

Folëm me çiltërsi për shumë gjëra të njëri-tjetrit. U ndamë, dhe i premtuam vetes se do të shihemi së shpejti. Dhe më pas, të shiheshim çdo ditë, na u bë e domosdoshme! Të dy e kërkonim njëri-tjetrin pa zhurmë! Kishim ndrojtje nga të tjerët. Si zakonisht, në këto raste, një pjesë e miqve tanë kujtonin se njiheshim prej kohësh. Isha i sigurt se do të fillonin intrigat e zakonshme. Bisedat e takimet tona u bënë të shpeshta, të domosdoshme për të dy, por pa deklarata. Një pasdite e lamë të shkonim te shtëpia e një shoqes tënde për vizitë.

U ngjitëm në katin e katërt, por për fatin tonë të mirë apo të keq, shoqja jote nuk ishte brenda. U mërzitëm, e pak dhe si të tronditur paksa, ndoshta nga kjo e papritur, sikur kishim nevojë të uleshim e të mblidhnim veten.Pa u kuptuar, u afruam dhe u mbështetëm tek njëri-tjetri, krejt natyrshëm. Sikur një temperaturë 3000 gradë më kapi. Kështu thoshte një shoku im, në të tilla, mund të shkrinte dhe wolframi.

Një tundje e lehtë flokësh preku fytyrën time, pa e kuptuar u afruan buzët e mia, u takuan me të tuat, nuk besova, e gjitha kjo më dukej sikur ishim në një ëndërr.U kthyem të dy në realitet, e pa folur filluam të zbrisnim shkallët.Ne po zbrisnim kur shoqja jote ngjiste shkallët.

-O, më falni, – tha jo, – dola bleva diçka për të pirë.

U futëm në apartamentin e shoqes së saj. Ishte tepër modest, por shumë  miqësor. E ndieja se po më këputeshin gjunjët. I thashë vetes, e po, me demek, je dhe i fortë, mbahu tani! Ishte fillimi i një mrekullie apo i një mundimi? Telashe në të ardhmen tonë. Ndërsa neve çdo ditë na bëhej më e bukur, të tjerë mundoheshin të na e nxinin. Dy kontraste, po mirë, ç’hall kishin të tjerët? Kujt t’i bëje ballë përpara: familjeve? Njerëzve të ndryshëm? Institucioneve? E pa le, komitetit të Partisë! Kaluam vështirësi të panumërta. I përballuam të gjitha dhe jeta jonë pothuajse u stabilizua, por xhelozia për ne të dy u ashpërsua. Me ndryshimin e sistemit e pamë të arsyeshme që t’i rrinim larg kësaj lufte të padrejtë. Zgjidhja ishte emigrimi. Kaluam shumë vështirësi që janë të njohura vetëm për ata që emigruan. Por pati dhe diell për ne, erdhën ditë të bukura.

Ti Peka u aktivizove me sukses në veprimtari patriotike, tek emisionet shqip të radio Brukselit. Po ashtu, në shumë aktivitete dhe në festat tona kombëtare. Recitimet e tua emociononin gjithkënd, shqiptarë dhe të huaj, duke e rritur ndjenjën kombëtare tek emigrantët. Dëshira jote, Peka e dashur, për këto aktivitete ishte tepër e zjarrtë. Por ja, e keqja e madhe filloi të veprojë mbi shëndetin tënd dhe pas një kohe të mposhti. Ike nga kjo jetë që e doje kaq shumë. Peka, dhimbja ime, e dy vajzave dhe e djalit, nuk kanë përshkrim. Amaneti i saj për ne ishte që të shkruhej epitafi: “Shqipëri më dhe nder, më dhe emrin Shqiptar”- 27 tetor 2019.

Sa herë është mot i kthjellët shikoj në qiell, ku kam fiksuar një yll dhe të mendoj se je gjithmonë atje!

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture arjan miluka shpresa bërdëllima arjan miluka shpresa bërdëllima

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet