LIVE UPDATES
Aktualitet

Arkeologët francezë dhe shqiptarë zbulojnë misterin e tempullit të Artemisës

8 Qershor 2019, 12:12 Nga DOSJA
Arkeologët francezë dhe shqiptarë zbulojnë misterin e

Kodra e Dautës në Durrës, pranë të cilës ngrihet prej dekadash Fabrika e Tullave, e cila shfrytëzon argjilën cilësore të zonës, u popullua dendur pas viteve ‘90. Gjetjet arkeologjike megjithatë tregojnë se ajo ka qenë e populluar edhe më herët dhe me gjasë ishte një prej vendeve të shenjta të Durrësit të lashtë.

“Kur çunat kanë hapur themelet e shtëpisë, kanë dalë ca tuba dhe ca kukulla”, tregon një e moshuar, banore e zonës që nuk dëshiron të identifikohet.

“Kukullat”  për të cilat zonja e shtyrë në moshë zor se ka dijeni, janë objekte rreth 2600 vjeçare. Mijëra statuja të vogla prej balte të pjekur u gjetën në këtë kodër në një zbulim masiv në vitin 1970 nga arkeologu Vangjel Toçi.

Ato janë dhurata me fytyrën e perëndeshës së tempullit të lëna aty prej grave të Dyrrachiumit (Durrësit antik) që i luteshin asaj për t’i mbrojtur gjatë lindjes e për tu falur mirëqenien. Për vite me radhë, duke ditur lidhjen e qytetit me perëndeshën e pasionit dhe dashurisë Afërditën, u besua se faltorja i përkiste asaj.

Por pas 18 viteve punë kërrusur mbi terakota të vogla sa një gisht e copa enësh qeramike, një ekip arkeologësh e studiuesish shqiptaro-francez arritën në përfundimin se tempulli i përket rivales së saj Artemisës, e njohur si perëndesha e dëlirësisë.

Ngjarjet nuk kanë rrjedhur tamam si në tragjedinë Hipoliti të Euripidit që flet për rivalitetin mes dy perëndeshave të Olimpit. Ato kryesisht janë zhvilluar në një tryezë të ngushtë në një prej zyrave të Institutit të Arkeologjisë në Durrës, 30 vjet pasi faltorja ku ishin depozituar statujat u gjet prej Toçit – i cili njihet dhe si ‘babai’ i arkeologjisë durrsake.

Aty 10 arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Franca, të udhëhequr nga arkeologu francez Arthur Muller dhe ai shqiptar, Fatos Tartari, qëndruan kërrusur me vite mbi 6 ton gjetje arkeologjike, përfshi figurina të vogla, copa qeramike e monedha.

“Është një gjetje shumë e madhe dhe kurrë nuk janë gjetur kaq terakota me figurina të botës greke”, tha për BIRN Muller.

Arkeologët besojnë se kanë arritur në fund të punës së tyre dhe “projekti model” që studioi faltoren e Artemisës ka lënë të sistemuara në sirtarë qindra objekte të zbuluara dhe datuara. Shumë prej enëve qeramike u restauruan dhe monedhat u pastruan e u rindërtuan.

“Ne po realizojmë kolaudimin dhe presim më pas gjetjen e mbështetjes financiare që të nisim botimin dhe shpresojmë që në fund të vitit të kemi vëllimin e parë”,  tha arkeologu Fatos Tartari, bashkëdrejtues i ekipit shqiptaro-francez, i krijuar nga bashkëpunimi mes Institutit të Arkeologjisë, Shkollës Franceze të Athinës dhe Universitetit “Sharle de Gole Lile”.

Përgjigjet pas 18 vjetësh punë

Objekt prej balte nga Sanktuari i Artemisës, punuar në basoreliev. Foto Geri Emiri

Gjëja e parë që ka lënë shenjë është volumi i gjetjeve që sipas dy studiuesve është nga më të mëdhenjtë dhe ka habitur këdo që e dëgjon!

“Janë rreth 6 ton me objekte arkeologjike. 4.5 ton me qeramikë, si kategori kryesore. Më pas vijojmë me fragmente figurinash, që janë 1.8 ton”, shpjegoi Muller për BIRN, teksa ndalon së shkruari në tastierën e kompjuterit.

Që të kuptohet më mirë ai krahason: “Unë studioj Thassos-in [ishull në Greqi], atje ka figurina nga tre faltore dhe gjetjet e të treve janë vetëm 800 kilogramë”.

Arkeologu Fatos Tartari me një farë padurimi flet nga ana tjetër e tryezës së mbushur me figurina antike dhe shpjegon se “një prodhim kaq i madh, i takon një qyteti shumë të zhvilluar, me popullsi të madhe, në kushtet kur na mungojnë raportet e sakta për popullsinë”.

Kjo është vetëm një nga përgjigjet që arkeologët kanë marrë gjatë studimit disa vjeçar. Ekipi, në të cilin përveç Tartarit dhe Muller janë edhe Shpresa Gjongecaj , studiuese për monedhat antike, Belisa Muka, studiuese e figurinave prej balte (koreoplaste), Frederik Stamati, restaurator i monedhave, Avni Alcani restaurator i terakotave dhe figurinave, Eduard Shehi, arkeolog, Marion Dufeu-Muller, historiane e artit antik, Anne Tichit, studiuese e qeramikës antike, Stephanie Huyscom-Haxhi, studiuese e figurinave prej balte (koreoplaste), ka kaluar në dorë mijëra objekte dhe ka përcaktuar se kjo faltore pozicionohej jashtë kufijve të qytetit antik.

“Janë rindërtuar enë të pikturuara. Janë pastruar mekanikisht dhe kimikisht 650 monedha. Nuk mund ta themi se sa copa qeramike apo figurina janë restauruar sepse kanë qenë në volume të ndryshme”, tha Tartari.

Ata po ashtu gjetën se ndryshe nga sa hamendësohej aty nuk adhurohej Afërdita, por Artemisa.

“Përpara punës sonë ka pasur mendime se është sanktuari i Afërditës, por tashmë ne jemi të sigurt se është sanktuari i Artemisës. Ky është rezultati i parë i punës sonë. Ne kemi tekstet antike, të cilat referojnë Artemisionin në Durrës. Autori antik Appian, që ka shkruar për luftërat e Çezarit dhe Pompeit në Durrës, jep një pasazh që na dërgon ne tek Sanktuari i Artemisës”, shpjegoi Tartari.

Gjurmë të emrit të perëndeshës “Artemisë”, shumë popullore në territorin e Ilirisë, arkeologët i kanë identifikuar pasi restauruan në mbishkrimet e pikturuara mbi enët që i dedikoheshin kësaj perëndeshe. Ata shpjegojnë se nëpërmjet restaurimit  janë zbuluar mbishkrimet e Artemisit që janë punuar në fragmente qeramike dhe metalike. Objektet e zbuluara janë nga më të ndryshmet në bronz dhe në gur. Artemisa aty herë shfaqet si gjuetare dhe herë si mbrojtëse që siguronte rrugën që lidhte Durrësin me Kënetën.

Arkeologët besojnë se në faltore shkonin kryesisht femrat e qytetit, që në bazë të statusit shoqëror dhuronin figurina të punuara me baltë të pjekur, për nder të perëndeshës Artemisë, që shfaqet si garantuese e mirëqenies dhe martesës.

Edhe meshkujt besohet se kanë dhuruar figurina. Sipas arkeologëve dhuratat e tyre dallojnë pasi janë kryesisht enë në miniaturë për mbajtjen e pijeve. Ata i bënin dhuratat pasi merrnin shtetësinë dhe përpiqeshin të bëheshin pjesë e shoqërisë së qytetit.

Ndërtimet cënuan “kodrat e shenjta” rreth Durrësit

Sirtar me figurinat prej balte të perëndeshës Artemisë. Foto Geri Emiri

Megjithëse kanë kaluar 18 vjet  puna nuk është përfunduar. Zbulimi i depozitës ku vendoseshin dhuratat për Artemisën nuk është shoqëruar me gjetjen e tempullit.

“Çdo sanktuar kishte depozitën e tij. Tempulli nuk u zbulua, sepse Durrësi sot nuk krijon mundësi për gërmime të mëdha dhe ato më të rëndësishmet përpara viteve 90 ishin rastësore”, shpjegon i shqetësuar arkeologu Fatos Tartari.

Po kjo nuk është e vetmja faltore antike kushtuar perëndive nga banorët e Durrësit që nuk është zbuluar.

Në kodrën e Stanit, pranë së cilës  janë planifikuar ndërtime publike që kërcënojnë pasurinë arkeologjike, arkeologu austriak Arnold Schober gjeti që në Luftën e Parë Botërore disa rrënoja të cilat besohet se i përkisnin një tempulli të periudhës romake. Gjetjet arkeologjike kanë zbuluar një mbishkrim të skalitur në një altar varri, që dëshmon për ekzistencën e tempullit të Minervës, por që ende nuk është zbuluar.

Po ashtu pak kilometra nga Kodra e Dautës, në Kodrën e Xhamallës (Spitallë), në vitin 2003 arkeologët zbuluan pjesërisht një tempull që ka qenë i shkatërruar që në antikitet.  Ndërkohë një pjesë e këtyre zbulimeve kanë humbur mes ndërtimeve të reja. Deri në vitin 2017 në Spitallë, në terren identifikoheshin element arkitektonik të tempullit dhe midis barishteve dukeshin pirgjet me qeramikë, por sot aty është ngritur një ullishte dhe me ndërtimin e disa strukturave prej betoni nuk ka më gjurmë objektesh arkeologjike.

BIRN gjeti dëshmi për këtë tempull në një publikim të Institutit të Arkeologjisë (IA) për zbulimet më të rëndësishme në Shqipëri në vitet 1998-2013, ku renditet Sanktuari i Artemisës, tempulli në Spitallë dhe në Kepin e Palit. Tempulli rural në kodrat e Spitallës nga arkeologët përcaktohet si i periudhës arkaike, ndërtuar me kolona prej guri shtufi.

Ngjashëm është edhe fati i tempullit në Kepin e Palit (“Bisht Pallë”).  Me vëzhgim sipërfaqësor aty ende pranë disa cisternave për hidrokarbure duken element arkitektonik të një tempulli.

Sipas një botimi të IA-së mbi këtë zbulim, ai është i një faze të hershme të zhvillimit të qytetit, kur ai ende quhej Epidamn. Ky tempull gjendet shumë pranë detit dhe datohet midis periudhës arkaike dhe asaj helenistike. Pranë tij gjenden edhe gjumë më të hershem të vendbanimit në territorin e Durrësit.

Por siç theksohet në studim, zhvillimi zonës me karakter industrial e cënon nëntokën e pasur arkeologjike.

Një tjetër tempull u gjet në zonën e ish-kënetës. Pjesë e faltores së zbuluar në këtë zonë iformale ekspozohen në Muzeun Arkeologjik Durrës. Në një artikull shkencor të vitit 1989, arkeologu Halil Mytro flet për një zonë me potencial arkeologjik që daton nga periudha helenistike, deri në shekujt e parë të Erës Sonë. Si thotë se nga ky kompleks ndërtimesh shquhet një tempull ndërtuar me blloqe monolite, altar flijimi monumental, duke vijuar me kolona mbi të cilat qëndronin kapitele të formës “dorike”.

“Monumenti deri më sot mbetet unikal në vendin tonë”, shkruan arkeologu Mytro, duke dyshuar për një datim midis periudhës klasike dhe asaj helenistike. Ky monument ashtu si shumë përpara viteve’ 90 u shpëtua, ndërsa sot ish-këneta gjallon nga ndërtimet që i kanë ngulur thellë nëntokë themelet.

Marrë nga BIRN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet misteri tempulli i artemisës zbulohet misteri i tempullit të artemisës misteri tempulli i artemisës zbulohet misteri i tempullit të artemisës


Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion