LIVE UPDATES
Bota

Arma e pabesueshme e Donald Trumpit: S’është parë e as nuk është dëgjuar kurrë

14 Shtator 2020, 06:06 Nga DOSJA
Arma e pabesueshme e Donald Trumpit: S’është parë e as nuk

Një testatë bërthamore e re dhe e panjohur, raketë hipersonike “super duper” apo misteriozi hapësiroplan X-37B? Ja se çfarë mund të jetë “arma e pabesueshme” për të cilën Donald Trump ka folur me Bob Woodward, midis të dhënave të habitshme paraprake të librit “Rage”

“Një armë që askush nuk e ka pasur më parë”. Diçka e “pabesueshme” dhe “bërthamore”. Është një prej zbulimeve që Donald Trump i ka bërë gazetarit Bob Woodward, e dalë nga atë çka janë botuar paraprakisht lidhur me librin e tij Rage kushtuar presidencës së manjatit.

Fjalët e Trump

Fjalët që po bëjnë xhiron e botës duket se janë shqiptuar nga Trump gjatë rindërtimit të ngjarjeve që dalluan vjeshtën e 2017, kur tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut arriti pikun e tij, aq sa ushqeu frikërat e një përplasjeje bërthamore. E kështu, duke ju hapur Woodward, Presidenti do t’i rrëfente: “Kam ndërtuar një armë një sistem bërthamor… një armë që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend; kemi diçka që as nuk është parë e as nuk është dëgjuar kurrë; kemi diçka për të cilën Putin e Xi nuk e kanë ditur kurrë; ajo që kemi është e pabesueshme”. Sipas Washington Post, më pas vetë gazetari do të pyeste drejtuesit ushtarakë nëse ishte e vërtetë apo jo. Burime anonime ia kanë konfirmuar fjalët e Presidentit, duke u shprehur të habitura për zbulimin në fjalë. Kjo ka mjaftuar për ta përmbytur rrjetin me teori lidhur me armën për të cilën ka folur Trump.

Testata W76-2

Ekspertët dhe sajtet e specializuara bien dakord kur, mbi bazën e precedentëve të lëshura nga Presidenti në temën e armatimeve, konsiderojnë se i duhen marrë me rezerva deklaratat. Domethënë vështirë se bëhet fjalë për Bombën G, armën bërthamore me kobalt, që sipas teoricienëve mund ta asgjësojë jetën në Tokë. E kështu. Midis kandidatëve më të akredituar, ka përfunduar testata bërthamore më e re W76-2, vendosja e parë e së cilës i përket fundit të vitit të kaluar (komunikuar më pas në shkurt) nga ana e US Navz në bordin e USS Tennessee, nëndetëse e klasit Ohio për lëshimin e raketave balistike. Është zhvilluar tërësisht gjatë administratës Trump, e parashikuar në shkurtin e 2018 nga Nuclear Posture Review (NPR) dhe shpesh në qendër të debatit parlamentar (duke ndeshur opozitën demokrate). W76-2 është një variant i testatës të përdorur tradicionalisht në raketat Trident nga nëndetëset bërthamore amerikane. Armë moderne, është menduar që të rrisë potencialin shkurajues të forcës amerikane (më e besueshme, duke pasur parasysh intensitetin e ulët), por ka mundësi jo aq e “pabesueshme” siç përcillet nga fjalët e Trump.

 “Super Duper

Një tjetër kandidat është “super duper”, fruti i përshpejtimit të realizuar në raketat hipersonike nga Pentagoni vitet e fundit. Nga ana tjetër, Trump flet për “bërthamore”, por më pas kalon në “sistem arme”, kategori që mund të nënkuptojë si testatën, po gjithashtu edhe vektorin. “Super duper” quhet formalisht Common Hypersonic Glide Body (C – HGB), mjet me fluturues hipersonik me formë të sheshtë që kryen një fazë të parë të fluturimit balistik (i transportuar jashtë atmosferës nga lëshues të posaçëm) për të rizbritur më pas në një kënd më të ngushtë sesa raketat balistike tradicionale, duke fluturuar pa motor dhe duke e spostuar vazhdimisht trajektoren, duke e bërë kështu i paparashikueshëm; gjithçka qartazi me shpejtësi supersonike, më të lartë se Mach 5. Sistemi është testuar për herë të dytë nga US Navy dhe US Army 17 marsin e këtij viti në poligonin raketor të Kauai të Ishujve Hawaii, me lëshim nga platforma tokësore. Testimi i parë, në 2017, kishte parë në fakt lëshimin nga një nëndetëse e klasit Ohio.

Mburrja e Trump

Nuk dihet nëse sistemi i përmendur në libër është C – HGB. Me siguri që origjina e tij i paraprin administratës Trump, por nuk ka dyshim që vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar fuqishëm lidhur me teknologjitë hipersonike. Më shumë sesa lëvizjeve të Presidentit, merita është për t’ju atribuar preokupimeve për armatime të ngjashme në zhvillim në Rusi e Kinë. Gjithsesi, majin e këtij viti banori i Shtëpisë së Bardhë është mburru publikisht për sistemin, duke e quajtur “super duper missile” dhe duke specifikuar deri karakteristika më pas të përcaktuara nga drejtuesit ushtarakë si “të klasifikuara”: një saktësi prej 14 polshësh (rreth 35 centimetra) më 1000 milje (1600 kilometra).

Hapësiroplani

Hipoteza tjetër është se Trump i referohet X-37B, hapësiroplanit që majin e kaluar është nisur për misionin e tij të 6 në bordin e një rakete Atlas për llogari të US Space Force të re. Bëhet fjalë për “një dron hapësinor misterioz” për të cilin në vite janë përqëndruar teori të shumta, duke parë fshehtësinë e Pentagonit lidhur me programin. “Air Force disponon 4 copë X37-B dhe njëri prej tyre më 2017 vendosi rekordin e qëndrimit në hapësirë me 718 ditë, duke ushqyer hipoteza nga më të ndryshmet se çfarë po bënte në orbitë”, midis inteligjencës, vëzhgimit dhe eksperimenteve shkencore. Sipas disa vëzhguesve, mund të jetë në gjendje edhe të transportojë testata bërthamore, duke qëndruar në hapësirë për shumë kohë dhe duke vendosur të godasë në momentin e duhur.

Kandidatë më të vegjël

Mbeten pastaj kandidatë të tjerë për armën e “pabesueshme”, të përcjellë nga sajti i specializuar The Drive: testata W93 që mund të ngarkohet në raketat Trident D5 e lëshueshme nga nëndetëset amerikane; bombarduesi bërthamor me vëzhgueshmëri të ulët B-21 Raider dhe e gjithë shpura e raketave balistike, përfshi GBSD (Ground-Based Strategic Deterrent) e re. Së fundi, ka një mundësi të fundit që megjithatë nuk është për t’u përjashtuar, domtethënë që Trump as nuk ka ekzagjeruar, as nuk ka gënjyer. Që Shtetet e Bashkuara në fshehtësinë më të madhe kanë zhvilluar kohët e fundit një armë bërthamore krejtësisht të re?

Marrë nga:Bota.al

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri