Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODËR– Sherri që përfundoi me vrasjen aksidentale të Gledis Krajës në Shkodër, nisi për mungesën e dy karrigeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në “Shqiptarja.com” dëshminë e personazhit kryesor të ngjarjes. Vetë Jetmira Kopliku, pronarja dhe administratorja e kompanisë imobilare “Brixhoer” ka rrëfyer në polici gjithçka ndodhi. Ajo tregon se ditën e ngjarjes, kishin pasur montime mobilerish në Shkodër dhe zonën Ishull të Lezhës dhe se për këtë arsye, ajo dhe bashkëjetuesi i saj, me të cilin administronte edhe kompaninë imobilare, Ernis Kallafin, ishin ndarë në dy makina. Bashkëjetuesi i saj, Ernisi bashkë me një tjetër punëtor, Denis Halili, kishin qëndruar në Ishull të Lezhës për të lënë një porosi. Pasi kishin mbaruar punë, kanë telefonuar klientin Sebastian Smakaj për të saktësuar adresën.
“Ernisi ka qëndruar në Ishull Lezhë bashkë me një nga punëtorët tanë, Denis Halili, me një makinë “Toyota” të marrë me qira. Pasi kanë përfunduar punë, po në datën 17 gusht janë nisur së bashku Ernisi dhe Denisi për të ardhur në qytetin e Shkodrës, për të bërë dorëzimet e mobiljeve pasi një nga porositë ishte në zonën Qafëhardhi. Ernis Kallafi, i ka telefonuar klientit Sebastian Smakaj, për të konfirmuar marrjen e porosisë dhe pak minuta më vonë i ka telefonuar vëllai im, Gersi, për të saktësuar adresën e vendndodhjen e banesës. Gjatë bisedës telefonike, Sebastian Smakaj i thotë që ishte tek hyrja e pallatit sepse sapo ishte kthyer nga xhamia. Më pas kanë shkuar në adresën “Qafëhardhi” Danjel Matlija rreth orës 19:00, kanë parkuar makinën pak metra në lagje e më pas, Ardiani, shoferi i kësaj makine së bashku me Gersin, kanë zbritur nga makina për të bërë dorëzimin e porosisë, tek banesa e Sebastian Smakaj.
E teksa kanë parkuar makinën shoferi Ardiani, ka marrë kutinë e parë dhe nga larg, dëgjova një zhurmë. Klienti Sebastian Smakaj po zihej me Ardianin, shoferin tonë. Në ato momente afrohet vëllai im, Gersi Kopliku me qëllim që të mos debatonin me njëri-tjetrin e mos krijonin incidente. Më pas u afrova edhe unë, dhe u mundova që t’i qetësoja gjërat, pavarësisht se nuk e dija saktësisht se çfarë ndodhi mes tyre. Iu prezantova Stjuart Smakaj, i thashë që jam përfaqësuesja. “A do me e marrë porosinë apo jo?”- i thashë dhe më tha se donte. E mori mallin, një mobilje tualeti dhe karrige dhe më pas bëri pagesën,”– tregon ajo, e deri kwtu gjithçka duket njw sherr banal, i mbyllur me marrjen e produkteve tw porositura nw mobileri.
Por, sipas relacionit të Policisë së Shkodrës, njëri nga të pranishmit që ishte në tavolinë me klientët Sebastian dhe Stjuart Smakaj është ngritur nga tavolina dhe i ka thënë Sebastianit: Eja ta kapim, Ardianin shoferin dhe ta rrahim! Këto fjalë janë dëgjuar edhe nga Jetmira, e cila tregon se ka ndërhyrë.
“Ardiani është punëtori im dhe është në besën time, çfarë ndodhi, jeni duke debatuar kot,”- tregon Jetmira, ndërkohë shton se duke u munduar të qetësojë të rinjtë, ka harruar që t’i japë dy karrige Stjuart Smakajt.
Më pas kamioni me Jetmirën, Ardianin dhe Gersi janë larguar nga vendi ku çuan mallin nga lagjia “Qafëardhi”. Jetmira ka shkuar në shtëpinë e saj, ndërsa punëtorët vazhduan shpërndarjen e mobiljeve në vendet dhe adresat e përcaktuara kohë më parë. Pas 30-minutash klienti i lagjes “Qafëardhi”, Sebastian Smakaj, i ka telefonuar vëllait të Jetmirës Gersi Koplikut, për karriget që kishin harruan t’u linin.
Gersi i thotë: Karriget qe kishim harruar për t’ja lënë më parë, po ja u sjellim tani.
Më pas Ardiani shoferi, së bashku me Gersin rikthehen përsëri në “Qafëardhi” për të dorëzuar dy karriget të cilat nuk i kishin lënë më parë. Gjatë kësaj kohe, Ardiani qëndron në vendin e shoferit ndërsa Gersi, ka marrë dy karriget për ti çuar tek klienti i “Qafëardhis” Sebastian Smakaj. Dy djemtë Smakaj, janë afruar te dera e kamionit dhe i kanë qëlluar me grusht. Kështu, Gersi Kopliku ka telefonuar Jetmirën dhe i ka thënë se ka plasur sherri.
“…Plasi grushti midis djemve që ishin me klientin Sebastian Smakaj dhe Ardianit…,”– mësohet të ketë thënë Gersi.
Ardiani, shoferi ka qëndruar në makinë dhe nuk e ka hapur derën e makinës por thjesht janë afruar djemtë e rinj, njëri pas tjetrit dhe kanë filluar duke i rënë shoferit dhe makinës. Duke qenë në këto kushte, Gersi është afruar dhe i ka ndarë dhe as një nga djemtë nuk e ka goditur atë. Ardiani është larguar më pas me makinë, ndërsa Gersi është larguar në këmbë. Pasi janë larguar nga banesa e Sebastian Smakajt dhe janë takuar të gjithë së bashku tek bar-7 në Xhabiaj, ngjitur me “Zig-Zak shop” por pa praninë e shoferit, që pa dashjen e tij u kthye në shënjestrën e djemve Smakaj. Gersi, Denisi, dhe Ernisi pasi janë ulur në lokal tek “bar-7”, po diskutonin se çfarë kishte ndodhur.
Më pas kanë parë edhe së kamioni ishte dëmtuar dhe kanë vendosur që të marrin makinën që kishin me qira, të llojit “Toyota” dhe të takonin vëllezërit Smakaj me shokun e tyre, për t’i sqaruar. Dhe ky sipas Jetmira Koplikut, dëshmitares kryesore të të gjithë dinamikës, është momenti kur ka ndodhur vrasja. “Njëri nga personat që ishte me Sebastianin ose vetë Sebastiani, s’e mbaj mend mirë, i vendos pistoletën në kokë bashkëjetuesit tim, Ernis Kullafit dhe e ka shkrep pistoletën në atë kohë. Arma e zjarrit pistoletë është bllokuar dhe nuk nxori plumbin nga tyta. Më pas me pjesën e fundit të armës së zjarrit, personi shok apo i afërm i Sebastianit apo Sebastiani vetë, ka qëlluar Ernisin në anën e majtë të veshit,”– tregon ajo.
Si për të mos mjaftuar, nga kati i dytë i një pallati, Stjuart Smakaj, ka dalë me një armë zjarri në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit, Gersi Koplikut dhe Ernis Kullafit. Por plumbat kapën një tjetër person që ishte me ta. Dhe ai ishte pikërisht Gledis Kraja, miku i vëllezërve Smakaj, të cilin e kapën 14 plumba automatiku, duke humbur jetën rrugës për spital, nga plagët e shumta. Arma nga e cila vdiq aksidentalisht ishte gjetur nga vetë Gledis Kraja. Pas sherrit të parë, viktima i kishte dorëzuar armën Stjuart Smakajt dhe i kishte thënë që ta mbante, se ‘nuk i dihet’.
Dy vëllezërit Stjuart e Sebastian Smakaj, vranë shokun e tyre, ndërsa Stjuarti u përlot një ditë më parë në sallën e gjyqit pasi u la në burg. Ndërsa në kërkim është shpallur Sebastian Smakaj dhe babai i tyre, Halil Smakaj. Stjuart Smakaj, nuk është një emër i panjohur nga policia e Shkodrës. Ai është dënuar me dy vite burg në vitin 2016, pas një vit më herët, ka dhunuar dhe ofenduar efektivët e policisë, si dhe i ka kërcënuar, duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku. Ky i fundit njihet si një person problematik në qytetin e Shkodrës.
Policia ka zbarkuar në banesën e Mehdi Ivzikut, dajës së dy vëllezërve Smakaj, në muajin mars të vitit 2019, për kontroll dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Stjuart Smakaj është dënuar edhe me dy vite burg me vendim të gjykatës në vitin 2016, për kundërshtim të forcave të policisë, ku i riu u dënua me dy vite burg. Ai u vu në pranga bashkë me dy shokët e tij, Nikola Curgu dhe Noel Bajrami. Gjatë shoqërimit në polici, Smakaj ka kërcënuar efektivin e policisë, duke përdorur emrin e Mehdi Ivzikut.
“Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut,”- mësohet të ketë thënë ai.
Medi Ivziku nuk është person i padëgjuar në Shkodër. Ai rezulton si pronari i kompanisë së ndërtimit “Shkodra Invest” dhe një biznesi në Velipojë. Ivziku është dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen në 10 maj 2002 të Sandër Gjekës.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një operacion i beftë antidroge në Foligno, ka çuar në pranga një shtetas shqiptar. Ky i fundit u pikas nga policia në qendër të Folignos të cilët ...
VELIPOJË- Del ekzpertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren, Enisa Doda. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune dhe...
SARANDË– Dy persona, me inicialet S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pa...
CËRRIK- Qyteti i Cërrikut nuk i ka shpëtuar COVID-19. Ditën e djeshme në qytet janë konfirmuar 3 raste të reja.Mësohet se 2 nga të infektuarit janë një &cc...
Maliq- Mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët një banesë në fshatin Vloçisht të Maliqit, pasi shpërtheu një bombol gazi. Për këtë ngjarje kanë folur ed...
ITALI-Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar për trafik lëndësh narkotike. Agjentët kishin ruajtur lëvizjet e shqiptarit, i cili shpërndante drogën ...
BERAT– Gazetari Artan Hoxha i ka lënë në pauzë lajmet e kronikës së zezë dhe të botës së krimit, duke u arratisur drejt Malit të Motorrit, ku sot ka nisur peleg...
SARANDË- Mbrëmjen e djeshme në fshatin Dhvrojan të Sarandës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Mësohet se 67-vjeçari me iniciale R.N ka ndërruar jetë, ...
MALIQ-Policia e Korçës ka vënë në pranga një person dhe ka gjobitur pronarët e dy lokaleve, pasi organizonin dasma në kohë pandemie. Sipas uniformave blu...