LIVE UPDATES
Bota

Armëpushim apo ndërprerje e përkohshme e ofensivës?

18 Tetor 2019, 20:28 Nga DOSJA
Armëpushim apo ndërprerje e përkohshme e ofensivës?

TURQI- Forcat kurde në veri të Sirisë janë të gatshme për respektimin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Turqisë për armëpushim. “Ne do t’i bëjmë të gjitha që janë në mundësitë tona që armëpushimi të ketë sukses”, deklaroi komandanti i Forcave Demkratike Siriane (FDS), Maslum Abdi,  për televizionin Ronahi TV. Marrëveshja parashikon edhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe përjashton ndryshimet demografike në këtë rajon, theksoi Abdi, në një intervistë me telefon.

Marrëveshja mes SHBA dhe Turqisë, e arritur të enjten (17.10), vlenë për rajonin mes qytetit Ras al-Ain dhe luginës  Abjad, tha Abdi. Kjo do të ishte vetëm një zonë e ngushtë e sigurisë, të cilën pretendon ta krijojë Turqia në kufirin me Sirinë. Në kumtesën e përbashkët të SHBA dhe Turqisë nuk flitet për përmasat e një zone të tillë. Por pozicionimet nga komandantët kurdë mund të kuptohen edhe si mundësi e vazhdimit të konflikteve në zonat e tjera.

Nga Ras al-Ain vijnë ndërkohë lajme për shkeljen sporadike të marrëveshjes për armëpushim. Janë dëgjuar të shtëna me armë të vogla por edhe artileri, njoftojnë vëzhguesit. Por këto të dhëna nuk kanë mundur të konfirmohen nga burime të pavarura. Në rajonet e tjera nuk ka shkelje të marrëveshjes – deri tani.

Kërcënimet

Pas shumë orë negociatash mes zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence – dhe pas kërcënimeve amerikane – Turqia pranoi që ta ndëpresë ofensivën e saj ushtarake në veri të Sirisë për pesë ditë. Qëllimi është që të mundësohet tërheqja e milicëve të YPG. Kjo fazë ka filluar ndërkohë. Pas tërheqjes së milicëve kurdë duhet të shpallet edhe përfundimi i ofensivës, kumtoi Pence.

Pala turke nuk flet për armëpushim, por për një ndërprerje të përkiohshme të ofensivës. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu tha se në zonën “prej 32 kilometrash thellësi dhe gjatësi prej 444 kilometrash në lindje të Eufratit, nuk do të mbetet asnjë terrorist dhe atje do të krijohet një zonë e sigurisë”. Qeveria në Ankara pretendon që në këtë zonë të rivendosë refugjatët sirianë, të cilët tani janë vendosur në Turqi. Ndërhyrja ushtarake ka filluar para një jave.

Aelatët

Luftëtarët kurdë kanë qenë aleatë të forcave amerikane në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS). Pence tha, se Turqia dhe SHBA kanë rënë dakord për luftimin e përbashkët të terroristëve të IS në veri të Sirisë. Ato do të koordinojnë aksionet edhe lidhur me kampet e luftëtarëve të arrestuar të IS, të cilat deri tani janë kontrolluar nga kurdët. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar para fillimit të ofensivës turke tërheqjen e forcave amerikane nga kjo zonë. Ky vendim ka hasur në kritika. Edhe ofensiva turke ka ngjallur kritika të shumta ndërkombëtare.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armepushim ne siri mike pence raxhep taip erdogan armepushim ne siri mike pence raxhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën