LIVE UPDATES
Politike

Arrestimet e SPAK, PD inkurajon aksionet, Gjata: Korrupsioni është më i thellë, duhet të nisë nga lart, nga “koka e qelb

15 Korrik 2021, 09:15 Nga DOSJA
Arrestimet e SPAK, PD inkurajon aksionet, Gjata: Korrupsioni është

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka kërkuar sot që SPAK, (Prokuroria e Posaçme) të thellohet në hetime për të bërë arrestime të niveleve më të larta. Në një bashkëbisedim me gazetarët jashtë dyerve të SPAK, ku brenda në Gjykatë ndodhej ish-zv/ministrja e arrestuar, Rovena Voda, Gjata tha se korrupsioni është më i thellë se kaq dhe se “koka e qelbur” është Edi Rama. 

“Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në? Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët? Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shohë më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme. SPAK, për gjithë këtë që u bë në drejtësi, s’mund të kapë ‘një peshk’ që qenka korruptuar me peshk. Ne e inkurajojmë, por s’duhet vetëm kaq. S’duhet të rrish t’i në nivel të një kryetari bashkie, apo zv.ministri. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është në nivelet e tij nëse nuk futet më tej. Misioni është më i madh. Mega-aksioni duhet të nisë nga lart, që është kryeministri Rama, koka e qelbur e peshkut të madh”, tha Gjata.


BASHKËBISEDIMI I PLOTË ME GAZETARËT:

Pyetje: Z.Gjata për çfarë ndodheni sot në ambientet e Prokurorisë ?

GjataJo të Prokurorisë, por të Gjykatës Penale, sepse jam paditur për shpifje nga Plarent Ndreca, një emër goxha i lakuar këto ditë, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ne paditemi për shpifje ku deklarojmë korrupsionin e këtyre zyrtarëve. Dhe më pas kur SPAK dhe Prokuroria bën transparente çfarë ka ndodhur, çfarë korrupsioni kanë kryer këta, atëherë thonë “Ne nuk dinim gjë”. Po si dreqin na paditët ne për shpifje kur ju nuk paskeni ditur gjë?!

Çështja në fjalë është një çështje e vjetër, një deklarim që unë kam bërë në një emsion televiziv për shkak të një abuzimi të madh me fondin, unë e kam quajtur vjedhje gati 800 mijë euro me Parkun Olimpik, të cilin KLSH e ka çuar vetë në Prokurori z.Ndreca dhe shumë media madje e kanë deklaruar këtë gjë; njëra madje e ka quajtur edhe bandë. Tani kanë kaluar vite nga kjo. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtë gjë do ta vendosë gjykata. Por problemi është se me çfarë po ndodh sot. Të njejtën gjë kemi edhe nga ish ministri i Brendshëm z.Lleshaj.

Në vitin 2019, kur ndodhi tenderi i famshëm i uniformave të policisë, PD deklaronte se është diçka absurde sepse nuk paditet deklaruesi sepse ai përfaqëson deklaratat e PD.

Tani abuzimet dhe korrupsionin me këtë tender z.Lleshi del dhe thotë “Unë nuk dija gjë”. Po si dreqin e bërë padinë për shpifje për këtë tender dhe sot nuk paske ditur gjë. Por të paktën nuk u interesove se çfarë ka ndodhur? Se po të ishe interesuar që të pezulloje pasojat e këtij abuzimi.

Të gjithë jemi koshientë dhe nuk ka qytetar në këtë republikë dhe jashtë saj, që njeh sadopak këtë vend që quhet Shqipëri, që nuk e di se “këtu nuk lëviz as fija e barit” dhe “as një peshk në det” pa lejen e shefave të mëdhenj.

Si dreqin ai tender i uniformave të policisë, gjithë ai tender nuk di gjë as Sekretari i Përgjithshëm, nuk di as Ministri i Brendshëm, nuk di gjë as Kryeministri.

Këto nuk i beson njeri.

Ne këto i kemi denoncuar me kohë, siç kemi denoncuar çështjen e inceneratorëve, çështjen e Teatrit dhe kush e di sesa kallëzime të tjera të cilat po dalin një e nga një.

Tani problemi ka kaluar përtej saj, nga zyrtarët dhe shefat e tyre politikë deri tek kryeministri ekstremisht të korruptuar dhe abuzivë me paratë publike. Tani ne po i kërkojmë Prokurorisë, që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK, e cila duhet të shikojë me seriozisht dhe të hyjë me thellë që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK. E cila duhet të shikojë më seriozisht dhe duhet të hyjë më thellë dhe shpresojmë që të hyjë më thellë, brenda Unazës së Tiranës, në institucionet më të rëndësishme administrative dhe politike që veprojnë në Tiranë.

Qëndrimi i thjeshtë i një kryetari bashkie për një kanal, apo disa prokurorë, apo të një zyrtareje së fundmi, ish-zv/ministre e cila është korruptuar, ka abuzuar në lidhje me emërimet në detyrë, sa i takon çështjeve që i keni parë edhe ju, 2 mijë euro, një arkë me peshk, një celular. SPAK-u për të gjithë këtë që u bë në drejtësi, nuk mund të justifikohet dhe të kapë një “peshk” i cili qenka korruptuar me peshk. Ne i inkurajojmë dhe nuk nuk jemi kundër tyre, na kuptoni drejt, ne duam të shkohet përtej kësaj. Ne duam të shkojmë tek ata që vetë faktori ndërkombëtar i ka quajtur “peshqit e mëdhenj”.

Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie apo zv/ministre që merrka 2 mijë euro dhe të thuash që kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri. Një tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk dinë gjë, një kanal dhe një marrje në punë në kushte korruptive duke marrë rryshfet për emërimet abuzive në detyrë.

Korrupsioni në Shqipëri është jashtëzakonisht më i thellë se kaq. Unë po ju jap vetëm disa shembuj. SPAK-u kërkund nuk është në misionin e tij, po qëndroi në këto nivele. Edhe një herë e inkurajojmë dhe e përkrahim SPAK-un për çfarë ka bërë deri tani. Por po nuk eci më tekj, asgjë nuk ka bërë. Sepse misioni i tij është shumë më i madh. Ai duhet të merret me inceneratorët që vazhdojnë marin para nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, që janë bërë shumë kallëzime. Është bërë megakorrupsion, megaafera më e rëndë që është bërë nga kryeministri Edi Rama i pari, që është koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetarë bashkishë, Tiranë, Durrës, një rradhë nënpunësish që kanë firmosur dhe kanë marrë pjesë.

Nuk e lejon as e drejta dhe as procedurale penale justifikimin që “Nuk dinim gjë”, sekretari i përgjithshëm me ministrin përkatës, apo kryeministrin, “ne nuk dinim gjë”.

Nuk mund të vish përpara SPAK, nuk e kam për këta që vijnë përpara SPAK-ut, dhe ngrenë duart. Jo nuk është kështu. Nuk mund ta pranojë SPAK-u të vijnë të ngrenë duart, “ e shikon, kemi firma ne? S’kemi firma ne”. Jo nuk është krijuar për këtë SPAK-u. Ka metoda dhe forma për të zbuluar korrupsionin. E fundit ishte tek tenderi i uniformave të policisë. Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri nuk ditkan gjë. Po përse kanë ngritur padi për shpifje sidomos Ministri kundër Partisë Demokratike para dy vjetësh për këtë tender dhe sot “S’di gjë”? nëntë nënpunës u korruptokan për miliona euro dhe këta nuk dinë gjë? Kjo është e pabesueshme dhe nuk e pranon njeri. Këto duhet të hetojë SPAK-u ndryshe është jashtë misionit të vetë. Ne primare kemi luftën kundër korrupsionit. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk bëhet tjetër.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimet e spak clirim gjata arrestimet e spak clirim gjata

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet