Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Arrestimet në Durrës/ PD : Rama e nxorri sërish Gjushin akullore, të gjithë e dimë se është kryepërgjegjës për tragje
14 Dhjetor 2019, 13:11Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve në Durrës. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se në listën e të arrestuarve emri i ish kryebashkiakut Dako nuk del gjëkundi, edhe pse shton ai në Durrës e di edhe qytetari më i fundit se ai është kryepërgjegjësi për këtë tragjedi.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…
“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!
Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !
Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!
Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.
Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”.
Ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit. Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, por edhe Arben Isaku, ish-kreu i ALUIZN-it. 9 persona janë arrestuar në total, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 8 të tjerëve. Arrestimet vijnë një javë pas vizitës së kryeprokurorittë ri, Olsian Cela, i cili tha nga Durrësi se në hetime nuk do të kursehet askush.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka deklaruar se për zbukurimin e qytetit të Durrësit janë harxhuar 42 mijë euro, ndërkohë që Mitrovica dhe T...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shembjen e Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Berisha shprehet se ish...
LAC– Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në qytetin e Laçit ku tri ditë më parë, atmosfera që u krijua në takimin e tij me banorët nuk ishte fort e ...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke bërë një inspektim për banesat e shembura në Qerret, është shprehur se grupet vlerësuese në terren po japi...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë, lidhur me bonuset e qirave për tërmetin tragjik të 26 Nëntorit.Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sonte me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas një njoftimi nga Presidenca m...
TIRANË– Gjatë vizitës së tij në banesën e re të Aleks Çupit, të vetmit të mbijetuar nga kjo familje që banonte në Thumanë, kryeministri Edi Rama tha...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot propozimin e Kryeministri Rama për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të pr...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vizitës së Edi Ramës në Thumanë. Në një reagim në Facebook, Bardhi s...