LIVE UPDATES
Politike

Bilanci i tërmetit/ Ministri Çuçi: Vlerësuam pallatet që ishin gati për t’u shembur, po punojmë për dosjen për Konfer

14 Dhjetor 2019, 10:22 Nga DOSJA
Bilanci i tërmetit/ Ministri Çuçi: Vlerësuam pallatet

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka bërë publike sot bilancin e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Çuçi u shpreh se vlerësimet e dëmeve u zhvilluan në dy faza, ku faza e parë ishte vlerësimi urgjent në pallatet që mund të rrëzoheshin në çdo moment dhe faza e dytë është  punuar për raportin përfundimtar, i cili do të paraqitet në konferencën e donatorëve.

“Faza e parë konsistoi në një vlerëson urgjent për të vlerësuar pallate që mund të rrëzoheshin në çdo moment. Kjo situatë u menaxhua me sukses. Nuk patëm asnjë viktimë pas tërmetit me këto pallate që paraqisnin rrezikshmëri. Pastaj do këtu dhe vlerësim tj. Pas kësaj faze pas datës 7 dhjetor ne kemi punuar për raportin përfundimtar për të vlerësuar të  gjitha dëmet e tërmetit të datës 26 Nëntor. Ky vlerësim do të jetë baza kryesore që do të paraqitet në konferencën e donatorëve.Faza e dytë është e kontrolluar dhe vlerësimet bëhen me një sistem, i cili kontrollon të gjithë procesin”, u shpreh Çuçi.

 

 

Deklarata e plotë e Bledi Çuçit:

Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, më lejoni t’ju informoj për ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në ndërtesat dhe banesat brenda perimetrit të zonës së prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

Sikurse e kemi bërë më dije edhe më herët, procesin e vlerësimit të dëmeve e kemi organizuar në dy faza, në përputhje me praktikat standarte ndërkombëtare:

FAZA I. – VLERËSIMI FILLESTAR

Në fazën e parë, menjëherë pas goditjes fatkeqe të 26 nëntorit, në periudhën 27 nëntor – 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa.

Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e ndërtesave dhe banesave që paraqesin rrezikshmëri, dhe të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht, me synim parësor, garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

FAZA II. – VLERËSIMI I RAPORTIT PËRFUNDIMTAR

Ndërkohë, në 8 dhjetor, filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet.Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve. Për këtë qëllim, të dhënat për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, në këtë fazë, janë duke u administruar nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë elektronike.

Ky formular i unifikuar shërben si instrumenti bazë për mbledhjen e të dhënave të vlerësimit në Aktin e Konstatimit nga Grupi përkatës i Verifikimit.Sikurse e kemi njoftuar edhe më herët mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë.Dhe në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar rreth 300 inxhinierë, përfshirë edhe ekspertë e konstruktorë të huaj.

Ndërkohë, këtu përkrah meje kemi një Grup Verifikimi të FSHZH-së (Fondit Shqiptar të Zhvillimit), i cili ka 9 grupe në terren dhe ka marrë si detyrë të verifikojë dëmet e tërmetit në Njësinë 5 në Durrës, në të cilën janë 7580 objekte, prej të cilave deri tani, janë verifikuar rreth 2000 ndërtesa.

Çdo grup verifikimi, ashtu sikurse edhe grupi ynë, përbëhet nga minimumi 2 inxhinierë.

Më herët gjatë ditës së sotshme, ky grup ka kryer verifikimin dhe vlerësimin e dëmtimeve të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku të dhënat dhe informacioni janë administruar nëpërmjet këtij formulari të standartizuar (Akt Konstatimi: Mbi verifikimin në terren të subjekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26/11/2019).

Të dhënat e mbledhura në formatin e printuar të formularit janë gati të hidhen në sistemin online të administrimit informacionit për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.Atëherë, ju ftoj të ndjekim në kohë reale hedhjen e të dhënave nëpërmjet pajisjeve tablet në sistemin online.

— [demonstrimi online i funksionimit të sistemit] —

Atëherë, ky ishte një demonstrim në kohë reale se si funksionon në mënyrë të integruar, të centralizuar dhe sistematike procesi i elektronik i mbledhjes së të dhënave të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të tërmetit nga grupet e verifikimit në terren dhe qendrës së përpunimit të të dhënave online.

Ngritja e një sistemi të tillë në kohë rekord, vetëm brenda katër ditëve, është një ndihmesë e madhe për ecurinë e procesit të vlerësimit të saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.Këto të dhëna do janë edhe baza e informacionit për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet, si një dokument themelor për organizimin e konferencës së donatorëve dhe sigurimin e mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë në procesin e rindërtimit.

Duke ju falenderuar për vëmendjen, jam i hapur për pyetjet tuaja lidhur më procesin e vlerësimit të dëmeve.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bilanci i termetit bledi çuçi tragjedia e 26 nentorit 2019 bilanci i termetit bledi çuçi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet