LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i ish-kryeplakut të Podgories në Korçë bashkë me djalin, dalin pamjet nga operacioni, babë e bir futen me kokën

8 Prill 2021, 13:42 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-kryeplakut të Podgories në Korçë

KORÇË- Videoja e mëposhtme tregon momenin e arrestimit të ish-kryeplakut të fshatit Pogorie në Korçë dhe të djalit të tij. Arben Pilinci dhe Orlind Pilinci u arrestuan ditën e sotme për shkak se bënin pjesë në një grup kriminal, i cili prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike. Grupi kriminal operonte kryesisht në qytetin e Korçës dhe të Fierit. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe 10 persona të tjerë. Personat që u arrestuan janë me iniciale A. P.; O. P.; T. B.; E. M.; G. G.; E. M.; R. M.; Y. S., I. D. dhe P. Sh. Mbi këta persona rëndojnë akuzat e prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.     

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Finalizohet faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”. Në kuadër të tri fazave të operacionit është goditur një grup i strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier. Në të tria fazat e operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 12 shtetas.


Gjatë fazës së tretë dhe përfundimtare të këtij operacioni janë ndaluar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Elbasan, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Fier dhe Elbasan, u përmbyll faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal me aktivitet në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në qarqet Korçë dhe Fier.

Pas një hetimi dinamik prej një viti, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në fazën e fundit të operacionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e masave të sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

• A. P., 49 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, organizimit të lotarive të palejuara dhe armëmbajtjes pa leje), në rolin e organizatorit të grupit;

• O. P., 31 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”), në rolin e organizatorit të grupit;

• E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”);

• K. H., 35 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”):

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit:

• T. B., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), në rolin e organizatorit të grupit, njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit “Domosdova” në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitjeje” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në “Arrest në burg”;

• Sh. G., 40 vjeç, banues në fshatin Ngjegjan, Roskovec, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara u bë e mundur që të dokumentohej me prova ligjore, bashkëpunimi i këtyre shtetasve me personat e arrestuar më parë nga Policia, konkretisht më datë 04.06.2020, në Elbasan, me operacionin e koduar “Domosdova”, por edhe hetimeve të mëtejshme të kryera në vijim të tij, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 5 shtetas, midis tyre edhe shtetasi T. B., si dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis.

Gjithashtu edhe lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 19.12.2020, në Korçë, ku në afërsi të Qafë-Plloçës, u kapën 2 shtetas të tjerë, duke transportuar me mjet, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga gjithë hetimi i kryer është provuar se shtetasit A. P., O. P., T. B. dhe E. M., në rolin e organizatorëve dhe njëkohësisht pritës të lëndës narkotike, nëpërmjet lidhjeve të tyre shoqërore në qarkun e Fierit, me shtetasit G. G., E. M. dhe R. M., siguronin lëndën narkotike dhe nëpërmjet shtetasve të tjerë bashkëpunëtorë, si Y. S., I. D. dhe P. Sh., në rolin e transportuesve, lëndën narkotike të sekuestruar duhet ta sillnin në rrethin e Korçës për llogari të A. P., O. P., T. B. dhe E. M. Gjithashtu gjatë hetimit është provuar se posedues të lëndës narkotike në qarkun e Fierit kanë qenë shtetasit Sh. G. dhe K. H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ish-kryeplaku i fshatit Podgorie së bashku me djalin e tij u arrestuan paraditen e sotme nën akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Këta dy më parë janë shënëstruar edhe nga OFL, ku u kanë kërkuar që të bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pilincin finish orlind pilincin arben pilincin finish orlind pilincin

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë