LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Duam ‘peshkun e madh’

14 Dhjetor 2021, 12:55 Nga DOSJA
VD-Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Duam ‘peshkun e madh’

TIRANË– Kryedemokratik Lulzim Basha nuk mjaftohet me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili u vu sot në pranga. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Basha tha se pa shkuar te arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’ të aferës së korrupsionit, gjithçka do të mbetet një farsë. Kreu i [artisë Demokratike kërkoi që të vihen para drejtësisë për aferën e korrupsionit për të cilën akuzohet ish-ministri Koka. Sipas Bashës, kjo gjë tregon se denoncimet e bëra nga Partia Demokratike që nga viti 2018, qëndrojnë. 


“Arrestimi i sotshëm i ish-ministrit të Edi Ramës, Lefter Koka, është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të Partisë Demokratike. Sot është dita të kujtojmë se është dita të kujtojmë se ishte Partia Demokratike e cila në shkurt të vitit 2018-të, nisi procesin e denoncimeve dhe të interpelancave parlamentare, përkundër gjithë zhumnajës, blerjes së heshtjes publike duke përfshirë influencimin përmes parave të inceneratorëve pothuajse të gjithë mediave shqiptare. Për 400 milionë euro që iu janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. E pra sot, arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta. Se denoncimet tona kanë qenë të bazuara. Thënë kjo, nuk ka qytetar shqiptarë ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie brenda dite, nuk i nxirrte dot një ministër kushdo qoftë ky. Emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere, pas këtij abuzimi me 400 milionë euro të shqiptarëve, janë ato të Edi Ramës, të Damian Gjiknurit, të Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe surogatëve të tjerë, dy kryetarëve të tjerë të bashkive të tjera. Ndaj sa kohë që nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive e cila ka varfëruar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve. Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, për drejtësinë. Është ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa i dhënë përgjigje pyetjeve se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere, me kreun e qeverisë që kaloi 17 vendime qeverie brenda një dite. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot? Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që ka komisioni hetimor për inceneratorët, dëshmon edhe njëherë rezistencën, arsyet për rezistencë që iu bë  ngritje së këtij komisioni dhe rikthen vëmendjen e qytetarëve faktin që ne, Partia Demokratike po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, për xhepat e shqiptarëve, në krahun e shqiptarëve, por po tregohet qartë që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumentacionin e kërkuar dhe me dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit publik. Ky është momenti për t’i thënë çdo shqiptari që Komisioni Hetimor për Inceneratorët dhe beteja e nisur që në shkurt të vitit 2018, madje që në 2017 për denoncimin e kësaj skeme mafioze, kjo betejë do të  vazhdojë dhe se pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jo të drejtësisë të cilës i kërkoj sot të veprojë pa hezitim për  të vënë para përgjegjësisë të gjithë duke filluar nga kokat dhe jo duke u kënaqur vetëm me 1, 2 apo 3 pjesëmarrës në këtë skemë gjigande korrupsioni. Pavarësisht nga gjithë kjo Partia Demokratike, deputetët tanë në komisionin e hetimit për inceneratorët do të vijojnë betejën tonë për transparencën pikërisht në funksion të zbardhjes  së kësaj  skeme gjigande kriminale që nga njëra anë ka rënduar qytetarët sepse ju të gjithë e dini që  qytetarëve dhe bizneseve, taksat e pastrimit u janë rritur e ju janë shtuar. E dini fare mirë se kjo nuk ka sjellë as cilësi më të mirë ajri, asnjë higjenë më të madhe në qytetet tona.
Përkundrazi, ka sjellë ndotje më të mëdha sepse e gjithë skema e inceneratorëve është një skemë mafioze e ndërtuar për të vjedhur shqiptarët dhe  për të dëmtuar shëndetin e tyre. Nuk mund të mos e shpreh se ky hap i parë i ndërmarrë sot padiskutim është i mirëpritur, por nga ana tjetër dua ta them fare qartë në emër  të Partisë Demokratike se pa shkuar tek peshqit e mëdhenj të kësaj afere, gjithçka do të mbetet një farsë dhe në vend që të ndërtojë rrezikon që të rrënojë besimin e drejtësisë. Ndaj, e nxis drejtësinë në këtë ditë kur ka hedhur këtë hap të marrë të mos ndalet me kaq, mos ta fusë për kalendar greke siç i thonë procesin e hetimit, por  të shkojë menjëherë tek autorët që e kanë bërë të mundur siç e thashë firmosjen e 17 akteve qeveritare  me një ditë.  Sot është dita kur Lefter Koka është arrestuar, që Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Srben Ahmetaj, së bashku me Erion Veliajn dhe kryetarët e dy bashkive të tjera të thërriten dhe të merren urgjentisht sipas ligjit, të procedohen sipas ligjit, sepse pa ta Lefter Koka, sigurisht që nuk do të arrinte dot të kryente këtë vepër monstruoze dhe këtë krim të rëndë mbi xhepat e shqiptarëve,”- tha Basha.

LAJM KRYESOR:Arrestohet ish-ministri Lefter Koka, akuzohet për shpërdorim detyre

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arrestohet lefter koka lefter koka lulzim basha arrestohet lefter koka lefter koka lulzim basha

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës