Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Arrestohet babai i Capital T! Presidenti i federatës së futbollit në Kosovë dhunoi zyrtarin
17 Mars 2022, 07:08Nga DOSJA
KOSOVË– Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia. Lajmi është bërë publik nga media në Kosovë “Paparaci”, që mëson se Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
I ati i artistit të njohur shqiptar, Capital T, e mohoi fillimisht sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat. Të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i FFK-së e cila theksoi se ” pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit” duke e mohuar një sulm fizik.
Govori pretendon se nuk ishte vetëm një debat por një sulm që është dashur të denoncohet në polici.
“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dita e enjte do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me era të lehta. Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga terri...
TIRANË– Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme të banorëve të Paskuqanit, të cilët pretendojnë se janë kërcënuar me armë zjarri. Si...
TIRANË– Euglen Benga, punonjësi i Gardës së Republikës dhe shoqëruesi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur lidhur me skandalin e ndodhu...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ka ndodhur në Spitalin Universitar të Janinës, Greqi, ku dy motra dyshojnë se trupi i babait të tyre që...
PRISHTINË– Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër dhe vetëm 28 ishin pro. 4 kanë abstenuar...
TIRANË – Kristi Pinderi, aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT duke se ka ndjekur zhvillimet e seancës plenare sot në Kosovë, ku ...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë i ka dedikuar vetëm disa reshta 400 mijë pulave të ngordhura në Durrës, duke mohuar se kemi të bëjmë me grupin e shpend...