LIVE UPDATES
Politike

“Arsyetimet e qeverisë rrëfim i shtrembëruar”, studiuesja amerikane për TK: Vazhdim i krimeve të komunizmit

19 Maj 2020, 06:51 Nga DOSJA
“Arsyetimet e qeverisë rrëfim i shtrembëruar”,

SHBA-Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, Lori Amy, një kundërshtare e rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se shembja e tij është vazhdimësi e krimeve të komunizmit, veçse me emër tjetër. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Dr Amy tha se dhuna e djeshme dhe shkatërrimi i Teatrit Kombëtar përsëriti traumën kombëtare që Shqipërisë i duhet ende kohë ta tejkalojë. Studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt pikërisht nga ky teatër, me gjyqet e vitit 1945, kur përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politikë.

17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër. Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.

Studiuesja tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.

Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë. Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të. Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”,tha ajo.

Dr Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.

Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.

Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj janë ka edhe fonde.

Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë. Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar. Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota.

Marrë nga VOA

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shembja e teatrit kombëtar studiuesja amerikane e trashegimive kulturore lory amy shembja e teatrit kombëtar studiuesja amerikane e trashegimive kulturore lory amy

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën