LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzen Berishës, nga menyja tradicionale te të ftuarit VIP

Pasi dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit. Lajmin e ka konfirmuar blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaje të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

11 Shtator 2022, 14:04 Nga A.B
Detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzen Berishës, nga menyja
Armina dhe Shkelzen

“Dasma është në fund të shtatorit”! është kjo fjalia që elektrizoi fansat e shumtë të Armina Mevlanit. Blogerja e mirënjohur dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre gati 10- vjeçare në një ceremoni në fund të muajit.

Pasi dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit. Lajmin e ka konfirmuar blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaje të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020, por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, por datën do ta zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi Armina. Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë.

Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani. “Panorama” ka zbuluar detaje të tjera ekskluzive nga ceremonia.

Miqtë e afërt të çiftit kanë pranuar se kanë marrë tashmë ftesën për dasmën e dyshes. Ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka është organizuar në trajtën e një koktejli. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Është kjo mënyra që çifti ka zgjedhur për të promovuar edhe kulinarinë e vendit tonë në ditën e tyre më të rëndësishme.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, Armina dhe Shkëlzeni do të lidhin martesë në rreth 200 të ftuar. Natyrisht që shumë të ftuar VIP do të jenë në dasmën e tyre. Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Një krijim i personalizuar me stilin e blogurës, që me aq sa dimë, do të ketë disa detaje nga veshja e famshme që Armina Mevlani kishte në Festivalin e Kanës disa vite më parë.

Në të njëjtën linjë do të jetë edhe fustani i saj i nusërisë. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, duke vijuar kështu linjën e ‘Made in Albania’ në ceremoninë e saj. Ceremonia mes miqve dhe të afërmve do të mbahet në ambientet e jashtme të resortit, ku çifti ka përzgjedhur edhe muzikë shqiptare për të festuar, duke preferuar që në ditën e tyre më të lumtur çifti të personifikohet edhe me shijen edhe traditën shqiptare.

Dasma e blogeres dhe djali të kreut të Partisë Demokratike vjen në prag të 10-vjetorit të lidhjes së tyre. Në këtë marrëdhënie afatgjatë, ata kanë preferuar që t’i bëjnë të gjitha hapat tradicionalisht. Vite më parë, dyshja bëri edhe një ceremoni fejese me familjarët e afërt. Ndaj edhe dasma e tyre nuk kishte se si mos të kishte të njëjtën linjë. E tashmë që dasma e çiftit është pak ditë larg, duket se planet e tyre shkojnë për zgjerimin e familjes. Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Si çdo herë ndjekësit e modeles janë kuriozë të dinë detaje rreth jetës së saj personale, sidomos në lidhje me partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet ndjekësit. “Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”.

Blogerja ka treguar disa ditë më parë detaje për lidhjen e saj gjatë, ku zbuloi edhe sekretin e lidhjes së saj disa vjeçare. “Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, shkroi Armina në “Instastory”, krahas një fotoje të saj me djalin e Sali Berishës.

Një tjetër ndjekës e pyeti Arminën se cilat janë cilësitë që ajo vlerëson më shumë te partneri i saj. “Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, theksoi blogerja. Gjithashtu, Armina tregoi edhe ‘puthjen perfekte’ për të. Duke zbuluar se është një vajzë romantike, Armina tha se puthja perfekte për të është në shi gjatë vjeshtës. Si gjithnjë e hapur për mediat, ajo ka përshkruar sesi do të ishte jeta e saj nëse nuk do të ishte njohur me Shkëlzenin. Sipas moderatores ajo me shumë mundësi do të kishte vazhduar masterin jashtë në lidhje me modën apo filmin. Gjithashtu, synimi i saj ishte dhe Londra ose Milano pasi iu ishin ofruar shumë oferta pune në kohën e ‘Miss World’.

Sakaq, ajo nuk la pa përmendur sesa me fat ndihet që e ka njohur partnerin e saj dhe se nuk ka gjë më të bukur kur gjen balancën mes dashurisë dhe karrierës.

“Mendoj se do të kisha studiuar jashtë për master, diçka e lidhur me modën ose filmin. Pasi në atë periudhë punoja në një revistë mode dhe më ishte kthyer në pasion. Planet e mia ishin London apo Milano sepse gjatë kohës së ‘Miss world’ pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë. Ndihem shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe TV. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës. Tani masteri mbeti në plan të dytë për modë por do e bëj, së shpejti”, u shpreh Armina.

Por ajo që mund të themi është se planet e afërta të Arminës tashmë vërtitet rreth jetës private, por natyrisht që kjo nuk do të thotë se karriera nuk është në fokus të sajin. Çifti pas dasmës do të marrë pak kohë për të pushuar e për të kryer edhe muajin e tyre të mjaltit, ashtu si tradita e do. Por rikthimi në Tiranë do të jetë si gjithnjë i angazhuar me punë. Armina i është rikthyer sezonit të dytë të “Goca dhe Gra”, ku në rolin e saj si moderatorë shpesh ndan detaje nga jeta private.

Ajo shpesh herë ka folur publikisht për historinë me Shkëlzenin, duke zbuluar edhe detaje sesi ai e propozoi.

‘Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi’. Dhe duket se moderatorja iu përmbajt kësaj ideje. Tashmë gjithçka duket gati për atë që pa frikë mund ta cilësojmë si dasma e vitit, ku me siguri nuk do të mungojnë as pamjet nga ceremonia e një prej dysheve më të ndjekura dhe të pëlqyera në vendin tonë./PANORAMAPLUS

armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën