LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

16 Nëntor 2024, 07:14 Nga M.B
Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi


Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo. Nëse keni një lidhje do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Do dini çfarë të bëni që marrëdhënia juaj të kalojë në ekstazë. Ju beqarët duhet ta mbroni pak veten nga disa persona intrigues dhe të bëni më shumë përpjekje për të joshur personat e qetë dhe pak të turpshëm. Në punë mund të rrini edhe me orë shtesë dhe të jeni më të ngarkuar, por rezultati final do ju kënaqë pafundësisht. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme.


Demi

 

Sot nuk duhet ta ulni kokën për asnjë moment dhe nuk duhet të dorëzoheni pavarësisht pengesave. Hëna dhe Plutoni do ju ndihmojnë të vendosni më shumë rregull. Nëse jeni në një lidhje do jeni më bujarë me partnerin dhe do arrini te të merreni vesh më mirë. Do doni të kënaqni dhe të kënaqeni njëkohësisht. Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes para se të bëni një zgjedhje sepse ajo do ndikojë gjithë të ardhmen. Për punën nuk do jetë një ditë delikate, megjithatë mos prisni as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Financat duhet t’i keni më shumë nën kujdes dhe keni për ta parë që gjithçka do stabilizohet.

Binjakët


Dielli dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të përdorni fjalët për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do bëni deklarata akoma më të forta dhe mund të mendoni edhe për ndonjë mbrëmje romantike. Në sytë tuaj jeta juaj në çift do jetë prioritet. Ju beqarët do ndiheni më të lirë dhe do keni edhe teknikën e duhur për të joshur cilindo që do pëlqeni. Në punë do keni argumentet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Për ju asgjë nuk do jetë e vështirë. Në planin financiar do keni këshillues shumë të mirë dhe situata ka për t’u përmirësuar goxha.

Gaforrja


Nuk do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe probleme të vogla. Nëse keni një lidhje mund të kërkoni gjëra të pamundura dhe nuk do keni durim as të prisni një shpjegim të arsyeshëm nga ai që keni në krah. Marrëdhënia mes jush gjërat nuk do ecin gjërat si duhet. Ju beqarët do iu tejçoni mesazhe personave që pëlqeni dhe ka mundësi që disa gjëra të fillojnë të ndryshojnë. Sido që të jetë duhet të bëni durim. Në punë do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur dhe do ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Gjendja e financave ka për te qene shume herë më e mirë.

Luani


Sjellja juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë herë pas here probleme. Nëse keni një lidhje Dielli dhe Mërkuri do bëjnë të pamundurën për t’iu bërë të logjikoni, por ju sërish do ecni me mendjen tuaj. Debatet do fillojnë në mesditë dhe do vazhdojnë deri në mbrëmje. Ju beqarët nuk do e gjeni dot partnerin e jetës edhe pse do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme. Në punë do qëndroni në qetësi dhe nuk do kërkoni as meritat që do ju takojnë. Ky në fakt do jetë gabim i rëndë. Financat nuk do jenë specialiteti juaj, megjithatë do arrini do arrini t’i mbani nën kontroll.

Virgjëresha


Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Nëse keni një lidhje flisni sa më shumë me partnerin tuaj dhe ndani edhe brengat që do ndieni në zemër. Nëse anashkaloni gjithçka keni për të vuajtur pasojat më vonë. Ju beqarëve do ju ecë jeta edhe më mirë nga më parë falë një takimi interesant të nxitur nga disa familjarë. Në punë do përballeni edhe me xhelozinë e kolegëve edhe me intrigat e tyre, megjithatë eprorët do dinë t’iu vlerësojnë. Në planin financiar do ndiqni procedura strikte dhe do arrini ta stabilizoni ndjeshëm gjendjen.

Peshorja


Sot duhet të bëni çdo përpjekje të mundshme që jeta të ecë sa më mirë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni sakrifica ekstreme nga partneri dhe as premtime boshe. Më mirë merrini gjërat sa më shtruar dhe qëndroni me këmbë në tokë. Nëse ende nuk keni një partner në krah përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot sepse kjo do jetë dita juaj. Në kompaninë ku punoni do jeni ju ata që do keni arritjet më të mëdha dhe lavdërimet e shefave do ju bëjnë shume krenarë për veten. Buxheti ka për të qeni i mjaftueshëm sa për të mos pasur vështirësi.

Akrepi


Sapo të bëni një zgjedhje sot do jeni kokëfortë dhe nuk do e ndryshoni për asnjë lloj arsyeje. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu lindin dyshime për partnerin dhe çfarëdo që t’iu thonë të tjerët ju nuk do rrini të qetë derisa të zbuloni të vërtetën. Nuk do e lëshoni veten sot e nuk do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Nëse jeni beqarë nuk do keni konkretizim të dëshirave përkundrazi do kaloni një ditë të zakonshme. Në punë do reflektoni me shumë kujdes dhe do hidhni hapa të menduara me shume kujdes. Edhe në planin financiar do jeni të matur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Shigjetari


Sot do jeni më të përshtatshëm me gjithçka dhe më dinamikë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos jeni posesivë, të mos kërkoni nga partneri gjëra të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër mendoni të bëni disa gjëra të veçanta për të ndezur atmosferën. Ju beqarët do gjendeni përballë personat me tipare të ndryshme dhe nuk do dini cilin të përzgjidhni. Në punë do jeni më kompetentë dhe stimulues. Edhe pse ne disa momente mund të lodheni nuk do e lëshoni veten. Financat do i shpenzoni me më shumë maturi dhe gjendja kë për të mbetur e mirë.

Bricjapi


Tregohuni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje mos pranoni çdo propozim të partnerit edhe sikur te jeni marrëzisht të dashuruar pas tij. Mendohuni për gjithçka me detaje dhe më pas vendosni. Nëse jeni beqarë do keni më shumë siguri në vetvete dhe do arrini të bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë më në fund do ju hapen portat për një projekt që e keni dëshiruar prej shumë kohësh. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë për të siguruar edhe të ardhmen mirë është të shpenzoni me kursim.

Ujori


Fatin duhet ta kërkoni pasi nuk mund t’iu vijë si me magji. Këtë do e mësoni gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për ta bërë lidhjen tuaj edhe më të veçantë. Tentoni edhe gjëra të reja në dukje të paarritshme sepse mundësitë do jenë shumë më të mira. Ju beqarët do korrni gjithë ato që keni mbjellë. Nëse keni ditur si të joshni do arrini të filloni një lidhje të fortë. Në punë, disiplina dhe përpjekjet që do bëni do ju çojnë në rrugën e duhur. Serioziteti gjithashtu nuk do ju mungojë. Gjendja e financave ka për të mbetur e njëjtë edhe sot.

Peshqit


Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë më të mbyllur sot dhe të keni frikë të tentoni. Ju të dashuruarit mund të keni keqkuptime me partnerin dhe në momentet më të papritura mundet edhe te hidhni hapa të nxituara. Dëgjojini miqtë sepse do ju flasin për mirë. Ju beqarët do joshni, por pa u nxituar. Në fakt mënyra juaj e të vepruarit do jetë e mirë dhe do sjellë rezultatet e pritura. Në punë, edhe pse qetësisht, do mundoheni të bëni gjithçka për të arritur më të mirën. Të gjithë do habiten si do arrini aq lart. Në planin financiar nuk do ju mungojë maturia dhe do e mbani gjendjen nen kontroll.

horoskopi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë