LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

18 Maj 2025, 07:14 Nga M.B
Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta,
Foto ilustruese

Dashi

 


Në disa raste, frika e të mos qenit në lartësinë e duhur mund t’iu prishë gjithë ekuilibrin kështu që do jeni në ankth për të bërë më të mirën. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e privilegjuar. Do jeni të gatshëm të bëni edhe surpriza në jetën tuaj sentimentale vetëm që harmonia dhe alegria të mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët më mirë të mos nxitoheni dhe t'ia lini çdo gjë kohës, pasi vetëm kështu do përjetoni emocionet dhe kënaqësitë e ëndërruara. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur atë që dëshironi. Do ndiqni disa strategji strike dhe keni për t’ia dalë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment.

Demi

 

Për fatin tuaj të madh sot do përjetoni shumë emocione. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje jeta juaj do ketë shumë përmirësime. Do jeni më të hapur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek puna dhe nuk do i përkushtoheni gjetjes së dashurisë. Në këtë mënyrë do mbeteni me të njëjtin status. Në punë nuk do mungojnë intrigat nga kolegët, por ju do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni. Pavarësisht sa kohë do ju marrë keni për ta realizuar objektivin final. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj, kështu që mos u shqetësoni për asgjë.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite do jeni edhe më kreativë dhe do e dëgjoni instinktin tuaj të parë. Ju të dashuruarit do jeni më të logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës, por do i merrni gjërat shtruar e nuk do nxitoheni për asgjë. Në punë duhet të shkëmbeni ide e mendime me kolegët sepse do ju vlejnë. Mundet edhe ta vazhdoni një projekt së bashku. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do mund të kryeni të gjitha investimet e menduara dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

 

Nën ndikimin e madh të hënës dhe Saturnit ju nuk do i injoroni dot ato që do thuhen për ju. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për ngrohtësi dhe harmoni në jetën tuaj. Për fatin e mirë partneri do ju gjendet pranë dhe do mundohet t'ua plotësojë të gjitha dëshirat. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do kenë me tepër mundësi te realizojnë takime fantastike. Në punë mund të aplikoni për një post të ri edhe më të rëndësishëm pasi gjërat nuk kanë aq të vështira sa ju duken. Për të përmirësuar financat nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe. Nga ana tjetër bëjini mirë llogaritë para se të shpenzoni.

Luani

 

Gjatë kësaj dite do doni të mbani paksa distance nga të tjerët për të reflektuar me kujdes mbi gjithçka. Ju të dashuruarit do jeni shumë më realistë dhe do qëndroni në çdo moment me këmbë në tokë. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur. Ju beqarët mirë është të mos rrezikoni gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do vijë dita që do pendoheni pamasë. Në punë mund të kaloni edhe sfida disi të vështira kështu që do ju duhet me tepër vëmendje. Si të silleni ashtu edhe do shpërbleheni nga yjet. Në planin financiar duhet të jeni më vigjilentë dhe keni për ta parë që situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjëresha

 

Ditë e kontrastuar ka për të qene kjo e sotmja. Shpesh mezi do e besoni që keni në realitet dhe jo në ëndërr. Ju që jeni në një lidhje nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi apo vështirësia. Do dashuroheni gjithmonë si do e ndieni dhe zemra do jetë e mbushur plot. Ju beqarët me shumë gjasë do realizoni një takim tejet të veçantë dhe vendimtar, i cili do ndryshojë goxha gjëra në jetën tuaj. Pozicioni i Saturnit ka për të qene mjaft i favorshëm për punën. Më në fund do i realizoni disa nga projektet më të rëndësishme. Buxhetin mos e lini pas dore sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite më mirë mos merrni vendime të rëndësishme, por reflektoni gjerë e gjatë për gjithçka. Ju të dashuruarit do mundoheni me sa të mundeni të ruani një klimë sa më të qetë. Nëse shihni që partneri është i mërzitur apo me nerva, shmangi debatet. Ju beqarët do jeni diskretë dhe nuk do pranoni të dilni nëpër takime me çdo person që do iu ftojë. Në punë nuk do jeni shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por yjet do iu sjellin fat dhe do përmbyllni projektet e nisura. Me buxhetin duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni. Po shpëtuat sot pa probleme, edhe e ardhmja do jetë e mirë.

Akrepi

 

Hëna dhe Mërkuri do ju bëjnë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe në shumë momente do mërziteni kur të jeni pranë partnerit tuaj. E mira është që në disa momente të shkëputeni prej tij dhe të shoqëroheni me miqtë apo familjarët. Për ju beqarët do jetë një ditë e begatë dhe me shumë fat. Për ju çdo gjë do ndryshojë si me magji. Në punë, nëse merreni me financë apo me tregti, do keni më shumë fat se të tjerët. Do dini të bëni bilance dhe do keni më tepër fitime. Financat sado që të mundoheni nuk do i mbani dot të ekuilibruara.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni më shumë durim për t’ia dalë dhe të keni shpresë për të ardhmen. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të sjellshëm me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e shkëlqyer. Nuk do keni as ankesën më të vogël për të. Ju beqarët do ndiheni mire ashtu si jeni dhe nuk do bëni as lëvizjen më të vogël për të ndryshuar diçka. Në punë do i keni të gjitha kartat në dorë për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por me pak më shumë përpjekje mund ta arrini. Buxhetin menaxhojeni me maturi dhe keni për ta parë që gjendja ka për të mbetur e mirë gjithë kohës.

Bricjapi

 

Merkurin do e keni gjithë kohës në krah sot dhe ai do ju ndihmojë të arrini atë që aq shumë e dëshironi. Emocionet kanë për të qene të forta. Ju të dashuruarit do jeni mjaft joshës dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat dhe momentet romantike krijuar nga të dy palët. Ju beqarët nuk do jeni aspak të kthjellët dhe mund të bëni gabime që do ju peshojnë shumë. Në punë duhet të përgatiteni për disa ndryshime. Duhet të jeni më të organizuar dhe më të vëmendshëm. Financat do dini si t'i menaxhoni kështu që gjendja nuk do lërë për asnjë moment për të dëshiruar.

Ujori

 

Do jeni shumë sharmantë gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju shohin me ëndje. Në përgjithësi gjithçka do ju realizohet si duhet. Nëse keni një lidhje, askush dhe asgjë nuk do ju pengojë të merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Çdo gjë mes ju të dyve do ecë ashtu si e kishit ëndërruar dhe mund të bëni edhe plane afatgjata. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të filluar një lidhje të qëndrueshme dhe do preferoni thjesht aventura kalimtare. Në punë do ndiheni disi më të çliruar për të vepruar. Nuk do ju mungojë herë pas here as dinamizmi. Sektori i financave do konsolidohet tej mase, mos u shqetësoni për asgjë.

Peshqit

 

Gjatë kësaj dite do ndryshoni tërësisht orientimin e mëparshëm dhe do ju duket sikur do nisni një jetë të re. Nëse jeni në një lidhje dhe keni dyshime për partnerin tuaj, sot duhet të gjeni guximin për të folur hapur e për të zgjidhur gjithçka. Nëse i lini gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Ju beqarët nuk do e keni aspak të vështirë ta gjeni dashurinë e madhe. Në punë nuk do merrni kritika nga të tjerët, por do jeni kritikë të vetes. Do doni që gjërat të bëhen sa më mirë dhe do ju riktheheni disa herë detyrave që iu janë dhënë. Për buxhet më të mirë duhet patjetër të shmangni shpenzimet e panevojshme.

horoskopi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje