Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Art&Argëtim
FOTOT/ Brenda shtëpisë luksoze të Meghan Trainor, del në shitje për dyfishin e çmimit fillestar
Që nga blerja e saj, Meghan e ka rimodeluar gjerësisht shtëpinë, prandaj çmimi është më i lartë.
12 Qershor 2024, 17:33Nga S.B
Meghan Trainor
All - Paragraf - 1
SHBA- Këngëtarja Meghan Trainor ka nxjerrë së fundmi në shitje rezidencën e saj në zonën e L.A. Këngëtarja listoi shtëpinë e saj në Encino për 11,995,000 dollarë, pasi ajo dhe bashkëshorti, aktori i "Spy Kids", Daryl Sabara, ia blenë reperit TMG Fresh për 6.6 milionë dollarë në fund të vitit 2020.
Që nga blerja e saj, Meghan e ka rimodeluar gjerësisht shtëpinë, prandaj çmimi është më i lartë. Dhe siç mund ta shihni nga fotot, banesa e vendosur në lagjen Encino të Los Anxhelosit ia vlen padyshim çdo qindarkë.
Shtëpia e Meghan Trainor
Pronari i ri do t'i ketë të gjitha në oborrin e tij të shtëpisë: një pishinë krejt të re, ambient gjelbërimi, një zonë për lojëra për fëmijë dhe më shumë. Plus, ka një shtëpi pritjeje me një palestër.