Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
FOTOT/ “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, mesazhi i Loredanës pas fitores së Zvicrës, gjesti për serbët
Ajo ka postuar dy foto nga ndeshja e një nate më parë.
3 Dhjetor 2022, 17:17Nga F.M
Loredana Zefi
TIRANË- Këngëtarja Loredana Zefi ka treguar mbështetjen e saj për shqiptart që janë pjesë e skuadrës zvicerane që u përball një natë më parë me Serbinë. Ajo ka postuar dy foto nga ndeshja e një nate më parë.
“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit.
Në një tjetër foto, Loredana ka postuar veten me gishtin e mesit drejtuar kamerës.
Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.