"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
FOTOT/ Lady Gaga shkëlqen në Festivalin e Filmit të Venecias
Në krah të saj ishte biznesmeni 46-vjeçar Michael Polansky, i cili është njëkohësisht edhe i fejuari i Gaga-s.
3 Shtator 2024, 11:26Nga S.B
Lady Gaga
VENECIA- Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias me një pamje ndryshe, duke u kthyer në bjonde, vetëm tre javë pasi postoi një selfie me flokë të zeza. Në krah të saj ishte biznesmeni 46-vjeçar Michael Polansky, i cili është njëkohësisht edhe i fejuari i Gaga-s.
Aktorja 36-vjeçare kishte veshur një mini fustan me pika me një fjongo të madhe, të cilin e kombinoi me taka të zeza dhe geta të errëta për një pamje vintage. Të mërkurën më 4 shtator vjen premiera e shumëpritur e filmit të saj të ri "Joker: Folie à Deux", ku ajo luan Harley Quinn.
Lady Gaga
Traileri për filmin e ri hapet me një zë të Harley-t që i thotë Arthurit: Kur pashë për herë të parë Xhokerin - kur të pashë ty - për një herë në jetën time, nuk u ndjeva aq e vetme .
Shikoni mbërritjen e Lady Gaga dhe Michael Polansky në Festivalin e Filmit në Venecia më poshtë.