Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
FOTOT/ Në qiell të hapur, dalin pamjet nga shtëpia e shkatërruar nga zjarri e Cara Delevingne
Pjesa më e madhe e çatisë së shtëpisë së Carës është shkatërruar nga zjarri, ku kuzhina dhe dhomat e gjumit tani janë në qiell të hapur.
26 Mars 2024, 14:55Nga S.B
Cara Delevingne
SHBA- Dëmi tronditës në shtëpinë e modeles dhe aktores Cara Delevingne në Los Anxhelos është zbuluar pasi prona u përfshi nga zjarri. Imazhet ajrore tregojnë pronën prej 7 milionë dollarësh të reduktuar në një grumbull rrënojash pas një zjarri që besohet të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.
Pjesa më e madhe e çatisë së shtëpisë së Carës është shkatërruar nga zjarri, ku kuzhina dhe dhomat e gjumit tani janë në qiell të hapur. Cara ishte në Londër në kohën e zjarrit për shkak se ishte në mes të performancës në kabarenë muzikore.
shtëpia e Carës
Rezidenca e Cara-s me vlerë 7 milionë dollarë në Studio City, Kaliforni thuhet se është përfshirë nga flakët që ishin përhapur në papafingo, duke shkaktuar dëme të rënda në pronën e shtrenjtë. Thuhet se zjarrfikësve u janë dashur gati dy orë për të shhuar plotësisht zjarrin me të paktën një person të plagosur.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.