“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Art&Argëtim
Gala e 50-të e Çmimeve Chaplin në Nju Jork/ Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj (FOTO)
Këngëtarja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi transparent prej rrjete, i cili kishte pjesë të prera, ndërsa pozoi pas mbërritjes.
29 Prill 2025, 09:54Nga M.L
Dua Lipa
All - Paragraf - 1
SHBA- Dua Lipa dukej tejet sensacionale teksa mori pjesë në Galan e 50-të të Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën në mbrëmje. Këngëtarja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi transparent prej rrjete, i cili kishte pjesë të prera, ndërsa pozoi pas mbërritjes.
Ajo kishte veshur taka të zeza me shkëlqim dhe e aksesoi pamjen e saj në mënyrë perfekte me një gjerdan të madh ari. Krijuesja e hitit 'One Kiss' i mbante flokët e saj të errëta me onde të lirshme mbi supe dhe zgjodhi një pamje grimi të bronztë.
Gala e Çmimeve Chaplin është eventi kryesor vjetor i mbledhjes së fondeve në Film at Lincoln Center. Të ardhurat shkojnë për programet e organizatës jofitimprurëse, duke përfshirë seri filmash, iniciativa edukative dhe evente të rëndësishme si Festivali i Filmit në Nju Jork dhe New Directors/New Films.
Eventi në Nju Jork vjen pasi Dua shkroi në Instagram të hënën e kaluar për të treguar disa fotografi nga pushimet e saj të Pashkëve me të fejuarin Callum Tuner në Shqipëri.