Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Art&Argëtim
I hoqën inicialet e gjyshes nga kostumi, princ Harry është 'i shkatërruar'
Konsumi mestar mujor ishte 280 KWh në dhjetor kur një familje shqiptare harxhoi 310 dhe në gusht 227 KWh.
18 Shtator 2022, 13:04Nga k.m.
Princ Harry
BRITANI E MADHE- Princi Harry është i "shkatërruar". E gjitha pas i hoqën inicialet e gjyshes së tij, mbretëreshës Elisabeth II 'ER' nga uniforma e tij ushtarake që veshi teksa e "përgjonin" bashkë me nipërit dhe mbesat e tjera. Fillimisht u lajmërua se ai nuk do të mbante veshur uniformë, por gjërat ndryshuan për 38-vjeçarin, Dukën e Sussex-it.
William dhe Harry, të dy të veshur me uniformë ushtarake, qëndronin në të dy skajet e arkivolit të gjyshes së tyre. Atyre iu bashkuan kushërinjtë e tyre Zara Tindall dhe Peter Phillips, princeshat Beatrice dhe Eugenie, si dhe Lady Louise ëindsor dhe vëllai i saj, Viscount Severn.
Inicialet 'ER' mbahen tradicionalisht vetëm nga ata 'në shërbim' të monarkut, e duke qenë se Harry ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet e tij, nuk ka më të drejtë që i mbajë në uniformën e tij ushtarake. Edhe pse në emër të Mbretëreshës ka shërbyer edhe në Afganistan.