All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

"Ishte e tmerrshme"/ Michelle Williams përshkruan kohën e vështirë të jetesës me Ryan Gosling në sheshxhirimin e "Blue Valentine"

Siç tha ai, ata e bënë këtë si "stërvitje" për aktrimin, në mënyrë që të përshtateshin më mirë me rolet e tyre, pasi filmi kërkonte që dy aktorët të përjetonin një marrëdhënie që nga fillimi... deri në shkatërrimin e saj.

21 Maj 2025, 15:47 Nga M.L
"Ishte e tmerrshme"/ Michelle Williams përshkruan kohën
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Michelle Williams ka zbuluar se përvoja e saj e të jetuarit me Ryan Gosling gjatë xhirimeve të filmit “Blue Valentine” ishte realisht e tmerrshme. Duke folur në podkastin "Armchair Expert", aktorja 44-vjeçare shpjegoi se sa e "tmerrshme" ishte të ndante një shtëpi me bashkë-yllin e saj. Siç tha ajo, ata e bënë këtë si "stërvitje" për aktrimin, në mënyrë që të përshtateshin më mirë me rolet e tyre, pasi filmi kërkonte që dy aktorët të përjetonin një marrëdhënie që nga fillimi... deri në shkatërrimin e saj.

"Ne xhiruam fillimisht pjesën e filmit ku ata janë të rinj dhe të dashuruar dhe gjithçka shkon mirë", tha Michelle Williams. Megjithatë, sipas skenarit, çifti gradualisht largohet dhe martesa e tyre shembet. Për ta portretizuar në mënyrë realiste ndarjen, Michelle Williams dhe Ryan Gosling morën një pushim dyjavor nga xhirimet dhe jetuan së bashku, si në një marrëdhënie normale.

"Ishte si një punë zyre, nga ora 9 deri në 5. Një situatë profesionale. Impromizonim gjatë gjithë ditës për të gjetur mënyra për të acaruar njëri-tjetrin dhe për të shkatërruar gjithçka të bukur që kishim ndërtuar në fillim. Bashkëjetesa "toksike" filloi duke djegur foton e dasmës së personazheve të tyre. Ne mësuam si të jemi bezdisës. Ishte e tmerrshme," tha ajo.

Regjisori i filmit, Derek Cianfrance, e ruajti këtë tension emocional duke u shfaqur papritur në shtëpinë e tyre me skenarë të situatave të përditshme që do t’i ndanin edhe më shumë. 

“Pas një dite zhgënjyese, ai na thoshte: ‘Tani çojeni vajzën tuaj në parkun e zbavitjes dhe përpiquni të argëtoheni’”, kujtoi aktorja, duke komentuar se, pavarësisht ngarkesës psikologjike, në të gjithë procesin kishte edhe një ndjenjë “perverse” argëtimi.

"Ishte si, 'Nuk ke pse të më urresh, sepse tani e urrej veten'. Po zgjonim tiparet tona më të këqija. Ishim të tmerrshëm! Aktorja më pas zbuloi se fillimisht nuk kishte ndërmend të ndalonte xhirimet, por kjo pauzë rezultoi e nevojshme për të “shkëputur” personazhet e tyre nga dashuria fillestare që kishin dhe për të krijuar një distancë autentike mendore. Po e kishim shumë të vështirë të ndaheshim nga diçka që e donim kaq shumë", tha ai.

Ryan Gosling foli gjithashtu për përvojën e tij në vitin 2010 në NPR, duke thënë se ata jetuan së bashku për të krijuar kujtime të vërteta, mbi të cilat do të bazoheshin skenat e fundit të dramës. 

"Ne festuam një Krishtlindje të rreme, dekoruam një pemë, pjekëm torta ditëlindjeje, blemë dhurata dhe shkuam së bashku në Sears. Ne bëmë gjithçka që mundëm për të krijuar përvoja të vërteta në mënyrë që kur të vinte koha për të luajtur shpërbërjen e martesës, të kishim diçka për të kujtuar,” tha ai. 

“Blue Valentine”, me përshkrimin e tij të papërpunuar dhe realist të prishjes së një marrëdhënieje, është lavdëruar nga kritikët dhe konsiderohet si një nga dramat romantike më prekëse të dekadave të fundit.

michelle williams ryan gosling

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës