Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Jennifer Aniston zbulon betejën sekrete për të pasur fëmijë
Aktorja 53-vjeçare ka folur me guxim për përpjekjet e saj për të krijuar familje, duke u shfaqur e mbuluar me një palë sytjena të vogla Chanel për fotosesionin e revistës.
9 Nëntor 2022, 19:09Nga k.m.
Jennifer Aniston
SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Aniston u zhvesh dhe tregoi të gjitha të fshehtat e saj, duke treguar se ka probleme për të pasur fëmijë me metodën e fertilizimit invitro. Aktorja 53-vjeçare ka folur me guxim për përpjekjet e saj për të krijuar familje, duke u shfaqur e mbuluar me një palë sytjena të vogla Chanel për fotosesionin e revistës.
Por në një intervistë të fundit me Allure, ylli i Friends zbuloi se sa zgjatën përpjekjet për të mbetur shtatzënë në fund të të 30-ave dhe 40-ave.
"Ishte me të vërtetë e vështirë. Bëja procedurat. Pija çaje kinezë. Po hidhja gjithçka brenda. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush më herët do të më thoshte: Ngiji vezët. Bëji një nder vetes. Ti thjesht nuk e mendon. Kështu që ja ku jam sot. Tani nuk kam më mundësi. Por nuk jam penduar."
Jennifer shpjegoi se ajo ishte shumë e shtyrë nga karriera në atë kohë dhe tani nuk ka më kthim pas.