“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Art&Argëtim
Johnny Depp fiton 3.5 milionë dollarë brenda pak orësh nga koleksioni i tij i parë i artit
Aktori Johnny Depp ka fituar 3.5 milionë dollarë në vetëm pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit.
29 Korrik 2022, 16:07Nga s.s
Johnny Depp
SHBA- Përveç aktrimit, Johnny Depp ka edhe talente të tjera dhe shuma e madhe që arriti të fitonte në pak orë e vërteton këtë gjë. Aktori hollivudian, emri i të cilit ka qenë vazhdimisht në media kohët e fundit, për shkak të gjyqit ndaj Amber Heard, ku doli fitues ka fituar 3.5 milionë dollarë në vetëm pak orë nga koleksioni i tij i parë i artit. Aktori shiti 780 vepra në total, të cilat i ekspozoi në 37 galeri të Castle Fine Art, raporton protothema.gr.
Johnny Depp dhe artet e tij
Në veprat e tij shfaqen miqtë e tij, të njohurit dhe njerëzit që e kanë frymëzuar herë pas here, si Keith Richards dhe Elizabeth Taylor. Në një intervistë të mëparshme, Johnny Depp deklaroi për veprat e tij: “Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të kapur ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë e mi dhe njerëzit që admiroj. Pikturat rrethojnë jetën time, por unë i mbajta për vete dhe u kufizuara. Askush nuk duhet të kufizohet kurrë”.