LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Këngëtarja shqiptare përndiqet nga i dashuri xheloz: Më mbyllte në shtëpi dhe më dhunonte

Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë.

30 Korrik 2022, 14:23 Nga I.A
Këngëtarja shqiptare përndiqet nga i dashuri xheloz: Më
Foto Ilustruese

Gazeta Si - Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i përlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat.

Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë.

Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri.

Në dosjen që policia i tregoi ekskluzivisht Gazetasi.al, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në rrugën “Ndre Mjeda”, i tha policisë se u lidh me një 34-vjeçar nga Prishtina që jetonte në Kosovë dhe që rezulton të jetë me arsim të mesëm dhe me statusin i martuar.

“Nga viti 2015, bashkëjetova në Kosovë me T.F., ndonëse ai është i martuar dhe me katër fëmijë”, - shprehet përpara policisë këngëtarja.

Marrëdhënia jonë fillimisht ishte normale, por me kalimin e kohës, ajo pasoi me me mosëmarrëveshje që startonin nga xhelozia”, - ankohet më tej në policinë e kryeqytetit këngëtarja.

Referuar denoncimit të këngëtares, në vitin 2018, kosovari nisi dhunën fizike. “Dhuna u bë prezente për shkak se unë jam këngëtare dhe për shkak të xhelozisë T. F., nuk më lejonte të këndoja në Kosovë. Në vitin 2018 u detyrova të kthehem në Tiranë”, - vijon ajo.

Por pavarësisht këtij vendimi që do të thoshte ndarje e çiftit, në dhjetor 2018 këngëtarja shprehet se u dhunua deri aty sa 34-vjeçari nuk kurseu as grushtet në fytyrë.

“Në vitin 2019, në prani të nënës time ai ushtroi dhunë fizike dhe më ofendoi”. Por me kalimin e kohës, këngëtarja vendosi që të rikthehej tek i dashuri i martuar, duke e vazhduar lidhjen në 2020-ën.

“U takuam me njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe marrëdhënia vazhdoi në Shqipëri. Por ai nuk më lejonte të dilja me shoqërinë dhe më fyente vazhdimisht me fjalor të ndyrë”, - kujton e reja, që është e njohur për publikun shqiptar. Por që Gazetasi.al ka vendosur mos ta publikojë identitetin e saj.

Lidhja e tyre, sipas dosjes që iu tregua Gazetasi.al, ka vijuar me ulje e ngritje, herë me ndarje, kur burri i martuar kthehej tek familja, e herë me pajtim.

“Erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi të vazhdonim së bashku. Por kisha vendosur ta mbyllja historinë. Ai vazhdoi me kërcënime dhe fyerje në adresën time dhe kjo ndodhi sapo ai mësoi që unë i isha kthyer punës si këngëtare. Në mënyrë të përsëritur më shqetëson me telefonata dhe insiston që lidhja jonë të vijojë, ndërkohë që unë nuk dëshiroj më të jem me të”.

E reja kujton se ankthi prej kërcënimeve të ish të dashurit, iu bë pjesë e përditshmërisë.

“Më fyen në prani të familjarëve të mi, më kanos dhe më kërcënon. Skenat e dhunës i ka parë edhe mamaja ime dhe mesazhet kërcënuese ai ua dërgon edhe prindërve të mi”, - denoncoi këngëtarja sipas materialit që iu tregua Gazetasi.al.

Në tentativë për të realizuar një ndarje normale, e reja kujton se duroi për disa vite, megjithëse ish i dashuri i saj nuk heq dorë prej saj dhe kërkon që të vijojnë marrëdhënien me këto kushte.

Pas kësaj ankese në polici, shtetasi kosovar, sipas policisë, u arrestua, por më pas u la nën masën e detyrimit me paraqitje.

Kallëzuesja lëshoi një deklaratë noteriale numër 5864 të firmosur para një notereje, ku evidentohet se i dyshuari nuk e ka bezdisur më dhe se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin.

“Këngëtarja thotë se ajo është dakord që ish i dashuri mos të procedohet penalisht, por duke lënë në fuqi vetëm urdhrin e mbrojtjes”, - citohet në shkresa.

Pavarësisht kësaj, të hënën e parë të çdo muaji i riu është urdhëruar të paraqitet në orën 10 para policisë gjyqësore.

Marrë nga Gazeta Si

kengetarja shqiptare

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit