Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Kjo është ngjyra më me fat për femrat e nominuara për Oscar
43% e të gjithë të nominuarve për aktoren më të mirë që e kishin veshur këtë ngjyrë, e fituan statujën e artë.
12 Mars 2023, 16:04Nga k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Çmimet Oscar rikthehen sonte mbrëma dhe ne mezi presim të shohim më të mirët e Hollivudit të ecin në tapetin e kuq. Çdo vit presim me padurim zgjedhjet e veshjeve të bëra nga artistet tona të preferuara, por ekspertët e Oscars kanë shkuar aq larg në analizën e tyre, saqë arritën të gjenin se cila është ngjyra më me fat për fustanet e grave.
Çmimi shkon për të verdhën, sepse 43% të të gjithë të nominuarve për aktoren më të mirë që e kanë veshur dhe kanë dalë fituese. Për aktoret që do të marrin çmimin më të madh të natës, është ngjyra jeshile që është më e pafat, me 14 gra që e kanë veshur atë në 40 vitet e fundit dhe vetëm një ka fituar. Po flasim për Emma Thompson, për aktoren më të mirë në 1993 për Howards End.
Dhe ngjyra që duhet shmangur? Gri… në fakt, të gjitha aktoret që kanë veshur këtë ngjyrë në Oscar, fatkeqësisht kanë humbur çmimet për të cilat ishin nominuar. A është e gjitha kjo një rastësi? Le të presim dhe të shohim se çfarë do të sjellë ceremonia e sotme.