LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Largimi nga "Fiksi" i shkaktoi ishemi/ “Doktori” rrëfen jetën personale: Humba dashurinë. Sot kujdesem për prindërit, njëri ka 3 vjet në krevat

Genti Pjetri ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare, duke zbuluar se e kishte përballuar shumë keq. Madje shtoi se thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin goditur rëndë shëndetin e tij. Kjo pasi ai kaloi në ishemi cerebrale.

16 Tetor 2022, 16:48 Nga k.m.
Largimi nga "Fiksi" i shkaktoi ishemi/ “Doktori”
Genti Pjetri

TIRANË- Genti Pjetri, i njohur më së shumti për publikun si “Doktori” i emisionit “Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët, por duket se tani është "i harruar". I ftuar në emisionin “Të Harruarit” Syri Tv, “Doktori” tregoi sesi ka qenë i gjithë rrugëtimi i tij në media, duke ia atribuuar Bojken Lakos. Ai i ka sugjeruar që të provojë humorin e tij në "Top Albania Radio".

“Bëja humor me miqtë e mij dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon ne radio’. Varet në çfarë radio i thash, por gjithsesi. ‘Është hapur Top Albania Radio’ më tha, ishte 97-a. Nuk e njoh i thashë.Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’. Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mëndje se unë nuk ja kam idenë se çfarë kërkoni ju. Bëja zëra të ndryshëm, e nisa më një lab. Pastaj kisha disa libra medicinale. Atëherë ka qenë gjallë ndjesë pastë Arqile Boti dhe unë imitoja atë. Pastaj merrja këto librat dhe filloja duke u tall në thonjëza, dhe merrja terma latine (imition Arqile Botin). Do ti që një më dy më merrnin në telefon. Ore ai doktori thoshin… kush doktor? Ai doktori pra! Çfarë doktori? Doktor, doktor dhe kështu më mbeti emri ‘Doktori’. Unë e kam emrin Genti dhe kështu më thoshin vetëm familjarët,"-tha në fillim të intervistës së tij Genti.

Genti Pjetri ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare, duke zbuluar se e kishte përballuar shumë keq. Madje shtoi se thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin goditur rëndë shëndetin e tij. Kjo pasi ai kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin… dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ia vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendsh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vuajt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftë se do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.

Edhe pse kanë kaluar disa vite që është shkëputur nga ekrani, ai thotë se ka projekte për radio dhe televizion dhe një ditë do të rikthehet. Por tani duket se ka një detyrë më të rëndësishme. Atë të kujdesit të prindërve.

"Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, tha, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!,”-tha ai. Megjithatë e ka një peng. E ajo është humbja e dashurisë më të madhe të jetës së tij. "Doktori" shprehet se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

"Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”- thotë ai.

Megjithatë ai duket se i ka planet e qarta për të ardhmen, do të rikthehet, por nuk dihet ende se kur...

genti pjetri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet