LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Lidershipi i Ismail Qemalit, modeli i munguar i lidershipit të sotëm

Evarist Beqiri na sjell modelin më të mirë të lidershipit, atë të Ismail Qemalit. Në studimet tona jemi mësuar ta shohim ndryshe të trajtuar figurën e Ismail Qemalit. Bie në sy marrja në konsideratë e të dhënave të shumta, të rralla e shumë të vyera që studiuesi ka vendosur në fokus të punimit të tij. Një punë tejet e mundimshme , kur bëhet fjalë për analizimin e një figure të jashtëzakonshme si Ismail Qemali, e cila këndvështrohet në disa drejtime.

2 Mars 2023, 13:44 Nga Edlira Çerkezi

Lidershipi i Ismail Qemalit, modeli i munguar i lidershipit të sotëm

"Pothuajse të gjithë njerëzit mund ta përballojnë fatkeqësinë, por nëse do ta testosh karakterin e një njeriu, jepi atij pushtet.”. Abraham Linkoln

Biografia e munguar e Ismail Qemalit, parë nga një vështrim tridimensional i Evarist Beqirit na ndihmon ta shohim ndryshe themeluesin e shtetit shqiptar. Autori i nxjerr tiparet e tij si lidership në dritën e kohës. Sipas autorit në historinë tonë figura e Ismail Qemalit është trajtuar shpesh e cunguar, madje me ftohtësi. Libri i përket zhanrit biznes lidership dhe ofron një qasje që nuk është sjellë më parë në Shqipëri.

“Lidershipi është një kombinim midis fuqisë së karakterit dhe strategjisë. Karakteri është thelbi i lidershipit. Edhe zgjuarsia, edhe strategjia luajnë rolin e tyre, por pa karakterin e fortë ato nuk shërbejnë shumë” – shkruan autori. Në librin “Lidershipi i Ismail Qemalit” autori jo thjesht e lartëson figurën e Ismail Qemalit, por e analizon gjatë përmes një strukture që nxit mendimin kritik. Përmes një analize të thellë autori e përshkruan Ismail Qemalin si një lider që “udhëheq me shembullin e vet”, lider vizionar, i përulur, i vendosur dhe me integritet të fortë. Modeli i lidershipit të Ismail Qemalit është modeli i liderit që udhëheq me shembullin e vetë. Siç shprehet edhe vetë autori që në kreun  e parë ku flitet për karakterin e Ismail Qemalit: “Disa nga cilësitë e lidershipit të tij i shohim natyrale, disa ai i zhvillon me vetëdije përgjatë jetës së tij. Studimet mbi lidershipin evidentojnë si element thelbësor të këtij procesi liderin dhe kontekstin ku ai bashkëvepron me ndjekësit. Rrethanat shoqërore, historike, politike dhe mjedisi ku lideri vepron kanë rëndësi dhe nxjerrin në pah cilësitë e veçanta të tij.”.

Evarist Beqiri na sjell modelin më të mirë të lidershipit, atë të Ismail Qemalit. Në studimet tona jemi mësuar ta shohim ndryshe të trajtuar figurën e Ismail Qemalit. Bie në sy marrja në konsideratë e të dhënave të shumta, të rralla e shumë të vyera që studiuesi ka vendosur në fokus të punimit të tij. Një punë tejet e mundimshme , kur bëhet fjalë për analizimin e një figure të jashtëzakonshme si Ismail Qemali, e cila këndvështrohet në disa drejtime.

Sipas autorit, lidershipi, më tepër se një disiplinë shkencore është arti i udhëheqjes së njerëzve nga vetë njerëzit. Kthimi pas në kohë për të ravijëzuar dhe karakterin e personazheve që kanë bërë historinë tonë, si Ismail Qemali, është një mënyrë jo vetëm për t’i kujtuar, por edhe për të ndërtuar veti dhe elemente që posedon një lider i vërtetë. Ky libër na sjell modelin më të lartë të një lidershipi. Duket sikur historia grupoi te figura e Ismail Qemalit cilësitë më të mira të liderit, si domosdoshmëri për ta shpënë përpara shtetin shqiptar të pavarur.

Po përse historia nuk na rezervoi liderë të tjerë të ngjashëm me Ismail Qemal Vlorën? Edhe në faqet e këtij punimi duket se kjo pyetje e bren së brendshmi autorin, që jo vetëm kërkon ta ligjësojë modelin e lidershipit të Ismail Qemalit, por edhe të marrë përsipër një analizë tridimensionale e cila e ndihmon autorin ta shohë figurën e tij në një hapësirë më  të gjerë, jo vetëm brenda kohës që ai jetoi e punoi, por edhe në këndvështrimin e sotëm.

“Ismail Qemali është lideri transformues, i cili afron diçka për t’u përvetësuar nga brezat e rinj të liderëve dhe te biznesit. Stili i lidershipit dhe filozofia e udhëheqjes së Ismail Qemalit paraqet interes për liderët e tanishëm. Historia e tregon se nuk ekziston asnjëfarë lloj krahasimi midis tij dhe liderëve shqiptarë që pasuan. Ismail Qemal Vlora ishte në radhë të parë një mbrojtës i flaktë i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Ishte njeriu që me maturi e mençuri arriti të kryejë aktin sublim të themelimit të shtetit shqiptar”, - thotë Evarist Beqiri.

Duke u fokusuar më shumë tek akti i themelimit, sesa tek qëndresa permanente dhe veprimet koherente të një lideri të vërtetë siç Ismail Qemali ishte. Duke kërkuar nëpër anale të historisë studiuesi hedh dritëhije mbi momente kyçe që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë e që lidhen padiskutim edhe me  figurën  e  lidershipit të Ismail Qemalit.

Sipas autorit modeli i lidershipit të Ismail Qemalit nuk është kuptuar sa dhe si duhet. Arti i lidershipit është i vështirë për t’u përvetësuar dhe për t’u mësuar, prandaj studimi i modeleve të udhëheqësve të mëparshëm shërbejnë veçanërisht sot, kur ky model mungon. Ky studim   sjell në vëmendje të studiuesve të tjerë modelin e lidershipit historik shqiptar. Ofron mundësi të tjera studimi dhe diskutimi për ta këndvështruar historinë parë nga modeli i lidershipit progresiv siç Ismail Qemali ishte.

Historia e kombeve është shkruar krahasimisht me historinë e liderëve të saj. “Historia e botës nuk është gjë tjetër veçse biografia e njerëzve të mëdhenj”, prandaj për ta ilustruar historinë tonë, rruga më e mirë është për të studiuar njerëzit e mëdhenj që kanë shkruar faqet më të ndritura të histories” – thotë autori.

Studiuesi Evarist Beqiraj besoj se e ka përmbushur qëllimin e studimit të tij. Përmes modelit të lidershipit të Ismail Qemalitna ofron modelin që duhet ndjekur, një model që nuk formohet kurrsesi menjëherë, por që kalon në një rrugë të gjatë të shkollimit, formimit të karakterit të tij, trashëgimisë, vizionit, komunikimit.

Për autorin, lidershipi është një rrugëtim e jo një destinacion. Duke besuar fort se modeli i lidershipit të Ismail Qemalit është modeli i madh që frymëzon sot në më të voglin model të lidershipit të sotëm, mendoj se ky model do të rrugëtojë gjatë në kohë për aq kohë sa të kuptohet. Ismail Qemali  është lideri që udhëhoqi me shembullin e vetë në një rrugëtim të gjatë e të vështire duke u lënë brezave modelin e lartë të një lideri që frymëzon drejt lirisë e progresit.

edlira cerkezi ismail qemali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet