All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Mund të keni probleme serioze në financa, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

10 Qershor 2024, 07:11 Nga M.B
Mund të keni probleme serioze në financa, parashikimi i Horoskopit
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Dashi


Do ngrini shumë pikëpyetje sot për të kaluarën dhe për të ardhmen dhe do bini në mendime të thella. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm dhe në asnjë mënyrë të mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Nëse e bëni do zhgënjeheni vetë dhe do e bëni tjetrin të ndihet keq. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe karriera do evoluojë si e keni ëndërruar. Do keni edhe shumë ego. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes mund të keni probleme goxha serioze.

Demi


Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione të forta. Shfrytëzojeni situatën për të folur shtruar edhe për disa tema të ndërlikuara. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të merrni vendime përndryshe do gaboni dhe do vuani. Në punë do i keni të gjitha kartat nëpër duar për të arritur atë që keni dashur gjithmonë. Do bëni edhe një marrëveshje me disa kolegë. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll me mënyrën e menaxhimit dhe me vendosmërinë që do keni.

Binjakët


Herë pas here do jeni të irrituar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshni personin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni ende të vetmuar. Në punë nuk do i realizoni detyrat në kushtet më të mira, por kjo nuk duhet t’iu dekurajojë. Përpiquni deri në minutën e fundit për të arritur sa më lart. Buxheti nuk ka për të qenë i mirë pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara e me pasoja të renda për të ardhmen.

Gaforrja


Sot do keni një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Për ju të dashuruarit të gjitha rrethanat do jenë në favor kështu që jeta ka për t'iu ecur vaj. Për asgjë nuk do keni ankesa apo pengje. Ju beqarëve do ju peshojë shumë vetmia, por nuk do keni mundësi të bëni asgjë për ta ndryshuar situatën. Në punë do ju tregoni të gjithëve vlerat që keni dhe do kaloni edhe sfida që askush më parë nuk ka mundur. Epo ja përse shefat duan t’iu kenë pranë. Në planin financiar duhet të ndiqni një plan strikt sepse vetëm ashtu do mund të bëni ekonomi. Shpenzime për gjëra qejfi mos bëni për asnjë arsye.

Luani



Asgjë nuk do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni pafundësisht mirë në çdo moment. Ju të dashuruarit do ndiheni pafund të lumtur që gjërat do marrin drejtimin e duhur. Do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t'iu besoni shumë premtimeve që do iu bëhen, por në çdo moment duhet të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do iu hapen horizonte të reja dhe keni për të arritur shumë më tepër nga sa e kishit menduar. Do i kaloni edhe sfidat më të vështira. Buxheti do mbetet në gjendjen që ka qenë.

Virgjëresha


Hëna dhe Marsi do ndikojnë negativisht tek jeta juaj sot kështu që duhet te përgatiteni për probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do favorizohet aspak nga yjet. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do falni. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por asnjeri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të hedhur hapa më tej. Në punë duhet të përqendroheni më shumë dhe nuk duhet të besoni tek askush. Vetëm ju mund t’i rregulloni gjërat. Problemet financiare do i zgjidhni shpejt sepse Plutoni do ju drejtojë në rrugën e duhur. Bëjini vetes ose të afërmve ndonjë dhuratë të vogël.

Peshorja


Nëse i dëgjoni këshillat që do iu japin të afërmit do dilni të fituar sot. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do bëni çdo gjë që do i pëlqejë partnerit vetëm që ai te ndihet për mrekulli. Së bashku do qeshni e do përjetoni kënaqësi. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, megjithatë mirë është të bëni kujdes me hapat që do hidhni. Në punë do ndryshoni drejtim dhe gjithçka do ju pëlqejë më shumë. Projektet do jene fantastike dhe me shumë përfitime. Financat do jenë të begata prandaj edhe po bëtë ndonjë shpenzim më tepër nuk do keni probleme.

Akrepi


Hëna do ju nxitë të jeni më të kujdesshëm sot dhe do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t'ia plotësojë tjetrit ato që ai do. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të prisni. Në punë Jupiteri do ju mbështesë fort që ju ta keni çdo gjë edhe më të lehtë se më parë. Dita pritet të jetë pozitive. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten.

Shigjetari


Sado që të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta ruani ambientin e ngrohtë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni tejet konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Në të kundërt, nëse jeni beqarë, do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do ketë disa ndryshime dhe përgjegjësitë do shtohen. Do vuani paksa në fillim, por më vonë keni për të marrë frytet e shumëpritura. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi


Mos lejoni që dyshimet t’iu pengojnë të hidhni hapa gjatë kësaj dite sepse keni për t’u penduar përgjithmonë. Për ju të dashuruarit është momenti i duhur për të marre vendime të rëndësishme. Po i shtytë ende gjërat situata mund t'iu dalë edhe jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar. Në punë mos u dorëzoni menjëherë, por shkojuni deri në fund objektivave. Vështirësitë që ju kishin dalë në planin financiar do arrini t'i zgjidhni falë mbështetjes së të afërmve.

Ujori


Do ndiheni edhe më të përmbushur gjatë kësaj dite dhe do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Në punë do kënaqeni me përgëzimet që do merrni dhe ato do ju shtyjnë të kërkoni edhe më tepër nga vetja. Me këmbëngulje dhe guxim keni për të arritur shumë lart. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shumë nga sa e kishit menduar.

Peshqit


Në mëngjes mund të zgjidheni me përtesë dhe pa dëshirë për të bërë diçka, por gjithçka do ndryshojë shpejt. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerantë. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për ju. Në punë, Urani dhe Mërkuri do ju bëjnë më të motivuar dhe më të guximshëm se më parë. Do jeni edhe intuitivë dhe çdo gjë do ju realizohet më së miri. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

parashikimi i horoskopit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria